• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Territor në këmbim të paqes? Korridoreve të NATO-s diskutohet plani për Ukrainën në aleancë

by A R
05/04/2024 11:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ashpërsohet lufta e dronëve mes Rusisë dhe Ukrainës. Odesa është zgjuar këtë të premte pas disa shpërthimeve të fuqishme dhe sirenave të alarmit. Një breshëri dronësh raportohet të jenë lëshuar nga ushtria ruse nga Deti i Zi në drejtim të këtij rajoni jugor të Ukrainës.

Në shënjestër të forcave të Putinit ka qenë edhe rajoni Sumy, ku janë dëgjuar të paktën 83 shpërthime në orët e fundit. Por nuk ka munguar dhe reagimi nga Kievi. Raportohet se forcat e Zelenskit kanë lëshuar 53 dronë në disa rajone të Rusisë, me objektiv zonën e Rostovit, ku ndodhet dhe një seli qëndrore ushtarake e operacioneve të Moskës në Ukrainë. Mbrojtja e shtetit të Putinit pretendon se këto dronë janë rrëzuar.

Ndërkohë, në korridoret e NATO-s duket se po flitet vazhdimisht për një zgjidhje paqësore, pas deklaratave të Kremlinit se niveli i marrëdhënieve mes Rusisë dhe aleancës kanë rrëshqitur deri në konfrontim të drejtpërdrejtë. Më saktë, po kërkohet një lëshim për të mbyllur luftën: territor në këmbim të sigurisë. Zyrtarisht askush nuk e thotë, por media italiane, La Repubblica, shkruan se Ukrainës po i kërkohet që të heqë dorë nga rajonet e pushtuara nga rusët me garancinë e anëtarësimit të menjëhershëm në NATO.

Kjo ide, po përdoret për të përshpejtuar ndihmat për Kievin. Për këtë arsye, mendohet që sekretari I përgjithshëm, Jens Stoltenberg, risolli në vëmendje anëtarësimin e Ukrainës në NATO. Media italiane thekson se një nga arsyet që po flitet për këtë skenar ka të bëjë me shqetësimin e shumë kancelarive europiane dhe vetë Shtëpisë së Bardhë, se kjo do të jetë karta që do të luajë Donald Trump nëse do të fitojë zgjedhjet presidenciale në nëntor.

/a.r

Next Post
Me vrap drejt gardhit, koshin përtokë… Si tentoi të arratisej shqiptari që jetonte mes drogës në Britani

Me vrap drejt gardhit, koshin përtokë… Si tentoi të arratisej shqiptari që jetonte mes drogës në Britani

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com