• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Terrene të reja sportive për shkollat “Mustafa Greblleshi” dhe “Sandër Prosi”

by A R
23/08/2024 13:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektoi punën për ndërtimin e terreneve sportive dhe mureve rrethuese për shkollat “Mustafa Greblleshi” dhe “Sandër Prosi”, në Njësinë 2.

Ai tha se këto dy shkolla do të kenë të njëjtin nivel si në infrastrukturë, ashtu edhe në mësimdhënie, si me shkollat e tjera të Tiranës. Veliaj u bëri thirrje prindërve që fëmijët t’i regjistrojnë në shkollat afër banesës së tyre.

“Na duhet një punë e jashtëzakonshme me prindërit sepse është vetëm çështje mentaliteti. Duhet punuar që asnjë njësi administrative të mos e shkelë rregullin: Kujt i takon ta regjistrojë fëmijën në shkollat ‘Mustafa Greblleshi’ dhe ‘Sandër Prosi’, sidomos tani që do bëhet edhe terreni sportiv, nuk duhet të shkojë te “Bashkim Fino”. Por, kush është te zona e shkollave ‘Mihal Grameno’ dhe ‘Bashkim Fino’, nëse njëra shkollë është mbushur, do shkojë te tjetra, e cila është me kushte ultra moderne. Ky është një proces i cili kërkon të ndryshojmë edhe këtë ‘infrastrukturën’ 10 centimetra të mendjes sonë, siç do ndryshojmë edhe infrastrukturën 1200 kilometra katrorë të Tiranës”, tha Veliaj.

Ai theksoi se zhvillimi i kryeqytetit është një proces, që kërkon respektimin e rregullave të urbanizimit, por edhe mirëkuptimin e komunitetit, duke vënë theksin te bashkëpunimi me autoritetet përkatëse.

“E fillojmë punën nga shkollat, si epiqendra e jetës publike, dhe më pas do të duhet të vijojmë të respektojmë rregullat e urbanizimit edhe në pjesët e tjera. Bashkia e Tiranës mundohet të sjellë rregull dhe kur sjell rregull kërkohet bashkëpunim. Sigurisht, bashkëpunimi nga njerëzit është i rëndësishëm, por duhet edhe bashkëpunim nga autoritetet”, u shpreh Veliaj.

Kryebashkiaku përmendi edhe një sërë projektesh, të cilat janë bllokuar nga vendime në favor të privatit dhe jo të publikut. Sipas tij, zhbllokimi i investimeve publike do të ishte e vetmja mënyrë që Tirana të ecë përpara.

“Për sa kohë që ka gjykatë të shkallës së parë, të shkallës së dytë, ka Gjykatë Apeli, për sa kohë që ka gjykatë administrative, për sa kohë që Bashkia e Tiranës ka lënë pushimet dhe është në terren, nuk më vjen mirë kur shoh se si interesi publik nuk mbrohet dhe vazhdojmë me të njëjtat debate si para 7-8 vitesh, kur bashkia nuk merr dot një datë gjyqi për të çliruar një investim. Merren masa bllokimi për shkolla, kopshte, çerdhe, në interes të privatit, kundër publikut. Privati ka të gjitha mundësitë të blejë terrene sportive, të investojë, s’ka nevojë t’ia marrë interesit publik, s’ka nevojë t’ia marrë as çerdhes nr.37, s’ka nevojë të bllokohet as Kopshti Botanik, s’ka nevojë të qëndrojnë ende ato dy shtëpitë pa leje te Liqeni. U bënë 7 vite, nuk marrim dot një datë gjyqi për Kopshtin Botanik. Pra, kemi plot investime që kanë 7 vite që presim një datë. Kjo nuk funksionon”, tha Veliaj.

Ai kërkoi mbështetjen për të çliruar pronat publike edhe nga zaptimet e fundit, duke theksuar se prioritet janë shkollat, çerdhet dhe kopshtet.

/a.r

Next Post
U vetëdorëzua sot, fjalët e para të Erion Goxharës para kolegëve: Isha i rënduar psikologjikisht!

“Më qëlluan poshtë shtëpisë”, kishte lidhje me gruan e policit, Lorenc Kosta mori shokun në telefon pasi u plagos

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Mbi 60 mijë faqe për t’u lexuar”, avokati i Veliajt: Nxitimi i kërkuar nga SPAK nuk i shërben drejtësisë, por ekspozon qëllime…

Ndreca: Pas Nesti Angonit del Nasta Pëllumbi, anonimja tjetër e sajuar për të përndjekur Veliajn

April 9, 2026
VIDEO/ Momenti kur 5 persona tentojnë ta shpëtojnë 4-vjeçaren nga pitbulli që e kafshoi në Vlorë

VIDEO/ Momenti kur 5 persona tentojnë ta shpëtojnë 4-vjeçaren nga pitbulli që e kafshoi në Vlorë

April 9, 2026
E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

April 9, 2026
Analiza e Corriere della Sera: Vance dhe Rubio, dy “delfinët” e Trump në kënetën Iraniane

Analiza e Corriere della Sera: Vance dhe Rubio, dy “delfinët” e Trump në kënetën Iraniane

April 9, 2026
Pas Ligës së Kampioneve, luhen çerekfinalet e Europa dhe Conference League/ Spikat dueli mes shqiptarëve

Pas Ligës së Kampioneve, luhen çerekfinalet e Europa dhe Conference League/ Spikat dueli mes shqiptarëve

April 9, 2026
Pak orë pas deklaratës së Netanyahut për paqe, IDF nis një valë të re sulmesh në Liban, në shënjestër Hezbollahu

Pak orë pas deklaratës së Netanyahut për paqe, IDF nis një valë të re sulmesh në Liban, në shënjestër Hezbollahu

April 9, 2026
“Lëvizje e duhur nga GjL”, avokati Ndreca: Ka një tentativë agresive për të paraburgosur kaq shumë persona

“Lëvizje e duhur nga GjL”, avokati Ndreca: Ka një tentativë agresive për të paraburgosur kaq shumë persona

April 9, 2026
Integrimi në BE, përse Edi Rama bën premtime që nuk varen prej tij?

Integrimi në BE, përse Edi Rama bën premtime që nuk varen prej tij?

April 9, 2026
Reforma Territoriale, Muharremi debat me Muçollarin: Edhe 100 bashki të jenë ne fitojmë

Reforma Territoriale, Muharremi debat me Muçollarin: Edhe 100 bashki të jenë ne fitojmë

April 9, 2026
“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In