Pas tërmetit të fuqishëm që goditi Shqipërinë, vipat nga e gjithë bota e showbizit kanë shprehur ngushëllimet e tyre në rrjete sociale.
Tërmetet shkatërruese që goditën Shqipërinë e vogël nuk ‘zgjodhën’ njerëzit që do të merrnin me vete, mes viktimave kishte foshnja, fëmijë, të rritur dhe të moshuar.
Çdo person që dha jetën në ato rrënoja kishte një histori të vetën që u la përgjysëm për të mos vazhduar më kurrë.
Vipat që u solidarizuan nga kjo situatë, postuan në profilet e tyre personale, ku më e përdorura ishte “Pray for Albania”.
Pas tërmetit të fuqishëm që goditi Shqipërinë, ka reaguar këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora.
Ajo ka postuar në profilin e saj një foto të flamurit shqiptar me shkrimin:”Lutuni për Shqipërinë. Zemra ime është me të gjithë të prekurit nga tërmeti.”
Gjithashtu i ka bërë thirrje miqve të saj që të ndihmojnë të prekurit nga tërmeti.
Këngëtarja ka shfaqur mbështetjen e saj për ngjarjen e rëndë të ndodhur në orët e mëngjesit me pasojë vdekjen e dhjetëra personave e plagosjen e qindrave të tjerë.
Qytetet më të prekura nga tërmeti janë Tirana, Durrësi dhe Lezha, ku shumë banesa janë kthyer në gërmadha e shumë qytetarë do e kalojnë natën nëpër çadra.
Cilët vipa shqiptarë kanë hapur dyert e shtëpisë për të prekurit nga tërmeti…
Një ndër të parët që ka ofruar këtë ndihmë është reperi Genc Prelvukaj i cili ka ofruar shtëpinë e tij në Martinaj të Plavës në Mal të Zi.
“Ju njerëz të mirë në Shqipëri. Nëse njihni familje që kanë nevojë të strehohen, kanë mbetur pa kulm mbi kokë, nga tërmeti i sotëm, unë kam një shtëpi në Martinaj të Plavës në Mal të Zi, në të cilën mund të vendosen 2 familje”, ka shkruar ndër të tjera Genci.
Postimi i Gencit
Edhe aktori Fatmir Spahiu ka ofruar strehim për deri në 10 persona në Kosovë deri të qetësohet situata në Shqipëri.
“Deri ne 10 persona nga Shqipëria i strehoj në Kosovë deri sa gjendja të qetësohet! Nëse dini ndonjë familje me shkruani ne mesazh”, ka shkruar Spahiu.
Postimi i Fatmir
Ndërkohë, reperi Capital T ka postuar një numër telefoni në Instagram për të gjithë ato familje që kanë nevojë për ndihmën e tij.
Tërmeti në Shqipëri, Bes Kallaku anullon premierën e filmit në Prishtinë
Përmes një postimi në profilin e tij, ai ka lajmëruar të gjithë fansat që mezi e kanë pritur ditën e nesërme dhe që janë fansat e Besit dhe projekteve të tij.
“Të dashur miq. Ju bashkëkombas të Kosovës, Shqipërisë së përtej Drinit. Për shkak të situatës së rënduar nga tërmetet edhe në dhimbje për jetët e humbura, nuk ma bën zemra që nesër të mbaj premierën e filmit “Falco” në Prishtinë, ashtu sic ishte caktuar.
Zoti ju rujt. Ju falenderoj përzemërsisht edhe për mobilizimin tuaj dhe ndihmën që po ofroni vëllezër!”, ka shkruar Besi në profilin e tij.
Ai ka treguar përmes një postimi në profilin e tij, mbështetje morale dhe financiare për familjet e prekura nga tërmeti.
“U zgjova nga ky lajm i trishtuar për tërmetin në Shqipëri. Lutjet nuk janë të mjaftueshme. Unë po përpiqem të gjej një organizatë që mund të dhurojmë për të ndihmuar viktimat dhe familjet e tyre gjatë kësaj kohe të vështirë.
Ju lutem më njoftoni në komente nëse ka diçka të vendosur për të ndihmuar pasi nuk mund ta gjej një të drejtë tani. Faleminderit”, ka shkuar ai krahas fotos.
Gjithashtu ai ka postuar edhe një foto që është bërë virale ku përfshin mbështetjen e forcave speciale të Kosovës.
Fotoja tregon momentin e luftës së Kosovës në vitin 1999, ku vendi ynë hapi dyert për shumë familje kosovare dhe në foton bashkangjitur është pamja e autokolonës kosovare nisur drejt Shqipërisë.
“E mira nuk harrohet kurrë. Shqipëri, ata të cilët t’i i strehove, sot po të kërkojnë ndihmë. Po lutemi për ty Shqipëri”, shkruhet në foto.
Ora 20:18
Krahas fotos së flamurit me shqiponjën dyjrenare ajo ka shkruar: “Këto janë momentet kur më shumë se kurrë duhet të jemi të bashkuar, të duam e të ndihmojmë njëri tjetrin, të jemi pranë atyre që hidhërimin e mbrëmjes së kaluar do ta kujtojnë gjatë gjithë jetës”.
Ajo ka theksuar se më shumë se kurrë të gjithë shqiptarët duhet të jen ëtë bashkuar dhe ta ndihmojnë njeri-tjetrin.
Postimi i Elvanës
Këngëtarja që jeton në Itali Elhaida Dani ka shprehur se është afër me mendje dhe zemër tek personat që kanë humbur të afërmit e tyre.
“Zoti na ndihmoftë! Jam me mëndje dhe me zemër me të gjithë personat që kanë humbur të afërmit në këtë tërmet”, është shprehur Elhaida.
Postimi i Elhaidës
Bleona Qereti reagon pas tërmetit: Vetëm në këto momente vështrojmë atë që ka vërtetë rëndësi në jetë
Bleona Qereti ka reflektuar mbi jetën dhe gjërat më me rëndësi pas tërmeteve që goditën Shqipërinë.
Në orët e para të mëngjesit një tërmet me magnitudë 6.4 ka goditur Shqipërinë, epiqendra e të cilit ishte qyteti i Durrësit.
Reagimet kanë qenë të shumta, e këtu nuk ka munguar edhe ai nga këngëtarja Bleona Qereti
“Zoti na rujt. Ne dore te tij, kujtoni Zotin se sa te vegjel jemi. Uroj te jeni mirë”, ka shkruar këngëtarja.
Ajo gjithashtu ka bërë të ditur se ajo dhe familja e saj janë të sigurt dhe janë mirë.
“I lutem Zotit që të gjithë njerëzit e mi të jenë të sigurt. Nëna, babai im dhe unë jemi mirë – vetëm në momente si kjo ne bëjmë një vështrim mbi atë që me të vërtetë ka rëndësi në këtë jetë. Shpresoj se ju dhe të dashurit tuaj janë mirë”, ka përfunduar Bleona.
Kryesisht në momente fatkeqësie njeriu reflekton mbi jetën dhe ankohet shumë më pak dhe i jep rëndësi më shumë gjërave që ka.
Motrat Istrefi solidarizohen me ngjarjen tronditëse, Era poston videon nga tërmeti në shtëpinë e saj
Një prej të famshmeve shqiptare që është solidarizuar është këngëtarja Nora Istrefi, e cila mbështeste gjithë shqiptarët e prekur nga tërmetet.
Nora ka publikuar në profilin e saj disa foto nga Durrësi dhe Thumana, dy prej vëndeve më të prekur nga tërmeti.
Krahas fotove ajo ka shkruar: “Lutem për ju populli im”.
Postimi i Norës
Motra e saj, Era ka treguar në profilin e saj se e kshte ndjerë goxha tërmetin.
Ajo publikoi një video, në të cilën shikohen lëvizjet e objekteve në shtëpi nën lëkundjet e tërmetit.
Lëkundjet e tërmetit tragjik në Shqipëri janë ndjerë edhe në Kosovë.
Krahas videos ajo ka shkruar “E kom ndje edhe un tërmetin dje…jom tute dhe jom lute! Ama nuk e kom prite qe po zgjohna me lajme kaq te tmerrshme… Vazhdojm t’lutemi dhe t’jemi t’mire me njeri’tjetrin”, ka shkruar Era.
Përmes postimit ajo është shprehur shumë e shqetësuar për gjendjen e kombit të saj.
“Me ty Shqipëri” shkruan në fotografinë që ai ka shpërndarë në llogarinë e tij në Instagram.