Një tërmet ka goditur ishujt e Greqisë paraditen e sotme, raportojnë mediat fqinje.
Lëkundjet sizmike ishin me magnitudë 3.5 ballë të Shkallës Rihter. Tërmeti u regjistrua midis ishullit Mitilini dhe Turqisë në orën lokale 10:38.
Sipas Qendrës Sizmiologjike Evropiane, lëkundjet sizmike ranë në një thellësi 5 kilometër, me epiqendër rreth 40 km në veriperëndim të Mitilinit.
Nga tërmeti nuk ka raportime për persona të lënduar dhe dëme materiale.
a.ç