• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Tërmeti sensibilizon qytetarët, rriten ndjeshëm kontratat e sigurimit të pronës

by Java News
29/01/2020 08:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tërmeti i 26 nëntorit duket se ka sjellë një ndërgjegjësim të kompanive e individëve për të bërë sigurimin nga zjarri dhe dëmtimet në pronë. Të dhënat e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare tregojnë një rritje të ndjeshme në dhjetor, si të numrit të kontratave për këtë klasë sigurimi, ashtu dhe të primeve të shkruara bruto, ndryshe nga 11 mujori, ku tendenca ishte në rënie për primet që bizneset dhe individët kishin paguar për t’u siguruar nga fateqësitë natyrore.

Në dhjetor 2019 u nënshkruan 4,362 kontrata për sigurimin nga zjarri dhe dëmtime të tjera në pronë, me një rritje prej 29.4% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, sipas të dhënave nga AMF. Kjo tendencë është shumë më e lartë se ajo e 11 mujorit 2019, ku numri I kontratave ishte rritur me vetëm 5.5%.

Në vlerë, primet e shkruara bruto janë rritur me ritme edhe më të larta, për shkak të kontratave me vlerë të lartë. Primet e shkruara bruto për dhjetorin 2019 arritën në 325 milionë lekë, me rritje prej 77% në raport me të njëjtin muaj të një viti më parë. Kjo tendencë është krejt e kundërt me 11 mujorin, ku primet e kësaj kategorie sigurimi kishin rënë me 15%. Ritmet e larta të rritjes në dhjetor kanë bërë që për gjithë vitin 2019, rënia e primeve bruto të zbutet në rreth -7%.

Operatorët e tregut pohojnë se pas tërmetit të 26 nëntorit pati një rritje të interesit por që tashmë dita ditës ky interes po zbehet.

Sigurimet vullnetare për sigurimin nga zjarri dhe dëmtimet në pronë mbeten në një peshë mjaft të ulët ndaj totalit. Në 2019-n, ato përbënin 7.4% të numrit të kontratave dhe 13% të totalit të primeve.

Zhvillimet në tregun e sigurimeve në 2019

Sa i takon tregut të sigurimeve në tërësi AMF vlerëson se të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për vitin 2019 kapën vlerën mbi 17,618 milionë lekë, ose 4.11% më shumë se në vitin 2018. “Gjatë vitit 2019, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 1,350,075 me një rritje 3.18% krahasuar me vitin 2018. Tregu vazhdoi të mbetet sërish i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën 92.73 % të vëllimit të përgjithshëm të primeve, duke i lënë përkatësisht sigurimet e Jetës me 6.90% dhe veprimtarinë e risigurimit me 0.37%.

Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 36.30% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 63.70% të totalit të tregut.

Gjatë vitit 2019, dëmet e paguara bruto në tregun e sigurimeve, arritën në rreth 6,377 milionë lekë, ose 8.58% më pak se në vitin 2018” vlerëson AMF.

Primet e sigurimit të detyrueshëm motorik, gjatë vitit 2019 arritën rreth 11,222 milionë lekë, ose 4.58% më shumë se në vitin 2018.

Sipas AMF produkti MTPL e brendshme, në vitin 2019 pati një rritje prej 5.15 % të volumit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua edhe me një rritje të numrit të kontratave prej 5.91% krahasuar me vitin 2018. Produkti Karton Jeshil në vitin pati një rritje prej 5.41% të volumit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua nga një rritje e numrit të kontratave prej 22.73% krahasuar me vitin 2018.

Produkti Sigurim Kufitar, në periudhën janar – dhjetor 2019, pati një ulje 6.86% të volumit të primeve të shkruara bruto krahasuar me vitin 2018. Numri i kontratave gjithashtu u ul me 4.90%. /Monitor/

Next Post
Atentati i Shkozetit/Ja sa persona janë shoqëruar në polici deri tani

Roja ra nga pallati në ndërtim e sipër dhe vdiq, arrestohen dy persona në Durrës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Projekti “Bashki të Forta”, Mazniku: 15.6 milion euro për rritjen e cilësisë së qeverisjes vendore

Mazniku e thotë prerë: Edi Rama nuk e jep dorëheqjen! S’ka dhunë të tejkaluar nga policia

October 19, 2026
Mbyllja e tre grupkapitujve me BE, Romina Kuko: Shqipëria është në rrugën e duhur! Sfida reale fillon tani

“Qeveritë demokratike nuk rrëzohen nga gurët”, Kuko: Në Shqipëri po shohim tipare të lëvizjes ekstremiste ANTIFA

October 19, 2026
“Nuk jemi republikë nëse gjyqësori pezullon ekzekutivin”, Balla zbulon ndryshimet për Nenin 242

Dosja “21 Janari”, Balla optimist: SPAK ka disa detyra për t’i zbatuar, shpresoj shumë që…

October 19, 2026
“Vrasësit me pagesë po lidhen me agjenturat ruse”/ Karamuço: Po marrin ish-ushtarakë të kujdesen për armët. Shkollat e terrorit…!

Karamuço ngre alarmin për ANTIFA-n: Europa pritet të ashpërsojë masat, çfarë rrezikojnë protestuesit

October 19, 2026
“Nuk jam një admirues i Zelenskyt”- Trump: Lufta mes Rusisë dhe Ukrainës nuk duhej të kishte nisur kurrë

Trump: Zelenskyy duhet të gjejë edhe dikë tjetër për të negociuar për t’i dhënë fund luftës

October 19, 2026
Trump: Nëse Zelensky do të më kishte dëgjuar miliona ukrainas do të ishin gjallë

Trump: Nëse Zelensky do të më kishte dëgjuar miliona ukrainas do të ishin gjallë

October 19, 2026
Sherr në studio/ Demalia: Nuk jeni burra, është ANTIFA dhe islamizmi ekstrem! Gjinishi: Rroftë Edi Rama

Sherr në studio/ Demalia: Nuk jeni burra, është ANTIFA dhe islamizmi ekstrem! Gjinishi: Rroftë Edi Rama

October 19, 2026
Kriza e vitit 1987/ Rënia historike e Dow Jones, humbja më e madhe ditore në historinë e bursave

Kriza e vitit 1987/ Rënia historike e Dow Jones, humbja më e madhe ditore në historinë e bursave

October 19, 2026
“A nuk ju kanë informuar për Antifa-n?” Balla replikon me kongresmenët amerikanë për protestat në Tiranë

Balla paralajmëron masa ndaj protestuesve të dhunshëm: Studentët rrezikojnë bursat, nesër detajet!

October 19, 2026
A ngjasojnë protestat e sotme me 21 Janarin e 2011? Flet Bamir Topi: Ka një të veçantë që…

A ngjasojnë protestat e sotme me 21 Janarin e 2011? Flet Bamir Topi: Ka një të veçantë që…

October 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com