• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tërmeti/ Rama takim me ambasadorët: Gjysma e Kryeministrisë nuk fle në Tiranë dhe në mëngjes vijnë në punë, në shtëpinë e nënës time shumica kanë ikur

by Java News
30/11/2019 18:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur pasditen e sotme në takim ambasadorët e të gjitha shteteve në vendin tonë në Pallatin e Brigadave, nga ku bëri me dije se personalisht i është drejtuar me një letër ku u kërkon ndihmë për situatën e vështirë që po kalon Shqipëria, krerëve të këtyre shteteve.

Kryeministri Rama tha se njerëzit janë në panik dhe ata do të bëjnë durim në momentin që do kuptojnë se bota nuk na ka lënë vetëm.

“Kanë dërguar mesazhe non stop nga oborri mbretëror, Izraeli ishte i jashtëzakonshëm, erdhën as pa ua kërkaur dhe thashë o Zot sa bukur, s’kanë as qeveri akoma dhe mundën ta bëjnë, natyrisht është shaka. Mirënjohje paraprakisht për reagimin e menjëhershëm përballë sfidës së re që është për të kuptuar se ku gjendemi, sa u takon qëndrueshmërisë së ndërtesave, doja të thoja disa gjëra se ju e njihni Shqipërinë, jetoni dhe e ndjeni, e dini që është e pamundur ngas ana njerëzore për ta bërë këtë gjë të vetëm, në mënyrë normale, nënkuptoj me mekanizmat normalë.

Ndaj u kam shkruar udhëheqësve tuaj një letër e u kam kërkuar ndihmë, Nga kryeministri i Suefisë te Zelanda e Re pa harruiar miqtë tanë në Lindjen e Mesme, vëllezër na ndihmoni se ajo që po përballemi tani është një problem mjaft i mprehtë tensioni, njerëzit kanë frikë, janë të pasigurt, kanë nevojë të shohin që gjërat do bëhen më mirë e po mund tu kërkoj të kenë durim por do nisin të kenë durim kur të shohin se bota sdo na lërë vetëm.

Ju e dini që nga Tirana e Durrësi njerëzit janë larguar, natyrisht ka pasur edhe ditë pushime por nuk ka lidhje me kete me shume.

Ne godinen time, ne kryeministri kuotova që gjysma e njerëzve nuk flenë në Tiranë dhe vinë në punë në mëngjes, janë në Elbasan, në Fier në Vlorë, në shtëpinë e nënës sime ka shumë që nuk janë aty dhe të gjithë thonë të njëjtën gjë, janë të pasigurtë”, u shpreh Rama.

g.kosovari

Next Post
“Koha të përballemi me sfidën”/ Rama sërish ftesë Bashës: Kemi kohë të zihemi kush është më i mençuri

"Koha të përballemi me sfidën"/ Rama sërish ftesë Bashës: Kemi kohë të zihemi kush është më i mençuri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pauzë para stuhisë? Heshtja e avionëve kinezë mbi Tajvan ngre alarmin global

Pauzë para stuhisë? Heshtja e avionëve kinezë mbi Tajvan ngre alarmin global

March 16, 2026
Alesia Balliu i kundëpërgjigjet Boçit: Opozita nuk mund të jetë antiligjore

Rishikimi i statutit dhe varka e mbytur e Berishës

March 16, 2026
Champions League: Ndeshjet e kthimit, City dhe Chelsea besojnë te përmbysja

Champions League: Ndeshjet e kthimit, City dhe Chelsea besojnë te përmbysja

March 16, 2026
“Nuk ka zgjidhje të shpejtë për krizën në Iran”, pse aleatët hezitojnë ta ndihmojnë Trump-in?

“Nuk ka zgjidhje të shpejtë për krizën në Iran”, pse aleatët hezitojnë ta ndihmojnë Trump-in?

March 16, 2026
Kryebashkiaku gjendet i vdekur disa orë pasi humbi zgjedhjet. Dyshohet se…

Kryebashkiaku gjendet i vdekur disa orë pasi humbi zgjedhjet. Dyshohet se…

March 16, 2026
Ukraina rikthen 434 km² territor, kundërofensiva që po ndryshon narrativën e luftës

Ukraina rikthen 434 km² territor, kundërofensiva që po ndryshon narrativën e luftës

March 16, 2026
Bie vala e gripit në vend, përmirësohet situata me rreth 3.400 raste më pak

Gratë në Shqipëri jetojnë 4 vite më shumë se burrat! Jetëgjatësia më e lartë, në jug të vendit

March 16, 2026
Bombardime që nuk kanë ndodhur kurrë! Si përmes AI po krijohet një luftë paralele në rrjetet sociale

Bombardime që nuk kanë ndodhur kurrë! Si përmes AI po krijohet një luftë paralele në rrjetet sociale

March 16, 2026
Kryeministri i Republikës Sërpska jep dorëheqjen

Kryeministri i Republikës Sërpska jep dorëheqjen

March 16, 2026
Trump: Nuk po e shkatërroj infrastrukturën e naftës në ishullin Kharg, por nëse Irani mbyll Hormuzin, unë do rishqyrtoj vendimin

“Çmimi i naftës do ulet”, Trump: Lufta do të mbarojë së shpejti

March 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In