• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, May 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Tërmeti/ Rama: Numri i viktimave 50, përfunduan operacionet. Tani duhet raporti për banesat

by Java News
30/11/2019 09:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ka mbërritur në 50 numri i viktimave nga tërmeti katastrofik i 26 nëntorit. Kryeministri Edi Rama tha në mbledhjen e sotme të qeverisë se janë 50 qytetarë që janë ndarë nga jeta si rezultat i tërmetit dhe se operacionet e kërkim-shpëtimi kanë përfunduar.

Sa i përket banesave të dëmtuara, kreu i qeverisë deklaroi se së shpejti do të ketë dhe raportin pas inspektimit të godinave nga grupet greke, franceze, italiane dhe grupeve që do të dalin sot në terren.

Ndërkohë ai ka vlerësuar trupat shqiptare që punuan për nxjerrjen e të mbijetuarve nga rrënojat duke theksuar se 38 qytetarë janë shpëtuar prej tyre.

“Numri i qytetarëve që janë ndarë nga jeta si rezultat i tërmetit ka mbërritur në 50 dhe operacionet e kërkim shpëtimit janë përfunduar. Duke përsëritur edhe njëherë shprehjen më të fuqishme të mirënjohjes për të gjithë ata që u përfshinë në këto operacione dhe duke i shprehur mirënjohjen më të thellë miqve dhe partnerëve që në një kohë shumë të shpejtë mobilizuan trupa të super specializuar më lejoni të përsëris që trupat tona, forcat e përfshira në momentin më akut të krizës meritojnë vlerësimin më të lartë dhe këtë e them jo thjesht për t’iu kthyer një përgjigje sqaruese atyre që përpiqen të thonë se po të mos ishin trupat e huaja ne nuk do kishim arritur dot të shpëtonim askënd por për t’iu thënë të gjithëve që duhet të jemi e duhet të jem krenar për trupat tona pasi deri në momentet e pasdites vonë kur ka mbërritur forca e parë e kërkim shpëtimit numëroheshin 38 të shpëtuar nga gërmadhat. Natyrisht që në 10 operacionet pasuese kontributi i trupave të ardhura ndihmë ka qenë jetik por ama 38 njerëz janë shpëtuar nga trupat tona. Pa dashur fare ta mohoj faktin që trupat tona kanë nevojë për t’u fuqizuar në pikëpamje të mjeteve dhe për t’u motivuar edhe më shumë duke u nisur nga trajnime më të specializuara padyshim që as nuk bëhet fjalë për të vënë në dyshim dhe jo më për të qeshur kapacitetet e tyre”, deklaroi kryeministri.

Ai vlerësoi më tej edhe shërbimin e urgjencës si të standardeve më të mira ndërkombëtare. Rama shtoi se trupat franceze, trupat italiane janë vendosur tani urat e komunikimit dhe shumë shpejt do të nisë dhe bashkëpunimi.

“Dua të bëj dhe një detajim këtu që nuk më duket hiç i parëndësishëm që në tërësinë e skuadrave të integruara që u krijuan, skuadra jonë e urgjencës është absolutisht e standardeve më të mira ndërkombëtare. Gjithë përfaqësuesit e trupave të kërkim shpëtimit që kanë ardhur nga jashtë e kanë thënë këtë me admirim. Një efekt pozitiv i gjithë kësaj është se me trupat franceze, trupat italiane janë vendosur tani urat e komunikimit dhe shumë shpejt do të sjellin dhe planet e fuqizimit të trupave tona, në aspektin e mjeteve, në aspektin e njohurive dhe trajnimeve të përbashkëta duke vlerësuar përkushtimin heroik të njerëzve tanë”, u shpreh kreu i qeverisë.

Rama deklaroi më tej se aktualisht në spitale marrin ndihmë mjekësore 41 persona, 34 te Truama, 4 në Durrës, 3 të tjerë jashtë vendit për kurim dhe disa në një vëzhgim shumë intensiv për të parë ecurinë, ndërkohë që ministria e Shëndetësisë ka gati transferimet nëse do të kërkohet nga mjekët.

“Tërësia e personave të akomoduara në strukturat hoteliere është 2472. Harku i kësaj mikpritje shtrihet nga Durrësi deri në Gjirokastër. Një nr i këtyre personave nuk janë persona që kanë humbur tërësisht shtëpinë por janë persona në një situatë traumatike dhe me shtëpinë në kushte frike që jo domosdoshmërisht janë kushte objektive që lidhen me qëndrueshmërinë e godinës. Ne nuk do të lëmë njerëz të traumatizuar pa u shërbyer në këtë fazë të parë. Ministri i Turizmit në bashkëpunim me të gjitha strukturat që janë ofruar për të bërë këtë shërbim po punon ngushtë edhe me shtabet e emergjencave për të vlerësuar çdo familje si familje që do të trajtohet në një afat të gjatë. Shpejt do të kemi dhe raportin e qëndrueshmërisë së banesave. Falë angazhimit të grupeve që kanë filluar të vijnë, grupi greke, francez, italian janë në terren, grupe të tjera vijnë sot e nesër inspektimi i godinave do të bëhet shumë shpejt dhe rezultati i qëndrueshmërisë do të merret shumë shpejt”, deklaroi Rama.

Next Post
Rrezikonin jetën e kalimtarëve, Bashkia e Tiranës heq soleta, oxhaqe e panele të shkëputura nga tërmeti

Bilanci i dëmeve në Tiranë/Janë plot 1192 banesa, 8 shkolla dhe 1 qendër shëndetësore të dëmtuara

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Deputeti Gjoni: Votimi i PS për “Ballukun” me urdhër politik! Majko u flak nga Kuvendi sepse nuk shkoi në votim

Protesta e PD, Gjoni: Duhet të futemi patjetër në grevë urie. Kemi sinjale pozitive nga…

May 7, 2026
PD mes ristrukturimit dhe rrjeshtimit

Arketipi i Profesor Pellumbit, një specie në zhdukje në politikën shqiptare

May 7, 2026
“Hantavirusi nuk është si Covid-19”, OBSH: Tre persona kanë vdekur, një në gjendje kritike

“Hantavirusi nuk është si Covid-19”, OBSH: Tre persona kanë vdekur, një në gjendje kritike

May 7, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Dështimi i drejtësisë dhe bezeja e kuqe e ndëshkimit të politikanëve

May 7, 2026
SHBA dhe Irani përballë negociatave vendimtare! A ka rrezik për rikthim të konfliktit?

SHBA dhe Irani përballë negociatave vendimtare! A ka rrezik për rikthim të konfliktit?

May 7, 2026
Pse kush shkel ligjin, gjithmonë quhet “demokrat”…

Po Saliun kush do ta zëvendësojë?

May 7, 2026
Çmimet “e çmendura” të biletave për Botërorin, Trump: As unë nuk nuk do t’i paguaja ato shifra…

Çmimet “e çmendura” të biletave për Botërorin, Trump: As unë nuk nuk do t’i paguaja ato shifra…

May 7, 2026
EMRAT/ Vrasja mafioze e Jorgos Moskouris, arrestohen katër persona, mes tyre dy shqiptarë

EMRAT/ Vrasja mafioze e Jorgos Moskouris, arrestohen katër persona, mes tyre dy shqiptarë

May 7, 2026
Ministri francez vlerëson Shqipërinë: Sistemi i drejtësisë po ecën me hapa konkretë

Ministri francez vlerëson Shqipërinë: Sistemi i drejtësisë po ecën me hapa konkretë

May 7, 2026
Zgjedhje lokale në Britani, sondazhet paralajmërojnë rritje të Reform UK dhe tronditje për Laburistët

Zgjedhje lokale në Britani, sondazhet paralajmërojnë rritje të Reform UK dhe tronditje për Laburistët

May 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In