• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tërmeti që mund t’i japë fund tranzicionit pa fund

by A R
09/12/2019 09:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ervin Taçi, Arkitekt

Tërmeti i 26 Nëntorit shkundi frikshëm një shoqëri të ngritur mbi llumin e tranzicionit, që duket sikur nuk deshiron të përfundojë.  

Tërmeti ktheu në rrënoja për 30 sekonda, një sistem të tërë, i cili  tregoi se nuk ka funksionuar kurrë me rregulla.

Nuk mund te ndodhte ndryshe kur elita e vendit menjëherë pas ndryshimit të sistemit u hodh në rrugë dhe u shpërbë. Kush “qe me fat” e gjeti veten, duke këmbyer intelektualizmin me punë të rëndomta përtej kufirit shtetëror, me koston vetëshkatërrimit psikologjik.

Ata që nuk mundën të largoheshin apo vendosen të qëndronin për të kontribuar në ngritjen e një demokracie mbi baza të shëndosha europiane u mbërthyen në çarkun që me të “shkathtit” apo të paracaktuarit ngritën apo kishin me herët përgatitur. Qindra dhe mijëra profesioniste u larguan apo psikologjikisht u detyruan të largoheshin nga institucionet. 

Të “shkathtit” nxituan t’i zëvendësonin dhe zëvendësimi ishte aq largpamës sa përmbushi më së miri të gjitha karakteristikat që u nevojiteshin. Jo domosdoshmërisht shkencëtarë, jo domosdoshmërisht profesionistë me vlera të treguara gjatë studimeve e më pas, me integritet jo e jo. Struktura e të ardhmes u ngrit. Por në fakt, “pse do na duheshin” studimet e mëparshme shkencore, a nuk ishin ato pjesë e një regjimi gjakatar? 

Pse duhej vallë ta dinim që Durresi problemin kryesor të tij kishte zgjerimin si qytet dhe se ishin pikërisht studimet shkencore “totalitare” që e kishin klasifikuar me një problem të tillë? 

Të “shkathtit” e kishin krijuar terrenin apo e thënë me troç, e kishin pastruar atë. Duart ishin të lira, mendja dhe “vizioni” ishin gati të materializoheshin. A ndodhi? 

Ndodhi. Durrësi sot është ndërtuar mbi rrënojat arkeologjike duke varrosur historinë, por edhe mbi llumin e kënetës, përtej fantazisë edhe më ekstreme të “studiuesve totalitar” të regjimit, që varrosi njerëz. 

Plani Urbanistik Italian i paraluftës u nxor i pavlefshëm, Plani Rregulles i para vitit ’90, i vjetëruar dhe me probleme të thella ideologjike. 

Në fund të fundit pse do duhej një plan i ri? 

Qyteti kishte nevojë për zhvillim, rritje. Ritmet e rritjes nuk kishin kohë për një plan të ri dhe për më tepër kush do ta bënte…ata të “mykurit e regjimit” apo këta ‘pafidhet’ e sapodiplomuar.

Tronditja ndodhi. Zhyti që në krye të herës … elitën e çmuar, institucionet e shëndosha, sistemin e vërtetë arsimor, shtetin e së drejtës dhe të drejtëve. 

Tani si Arkitekt, profesionist i fushës së ndërtimit do të sygjeroja në këto kushte ku jemi sosur, disa propozime të thjeshta:

Sa me shpejt:

1.Ngritjen e Urdhrit të Urbanistëve, Arkitektëve dhe Urdhrit të Inxhinierëve.

2.Formatimin e Instituteve Shkencore, sipas modeleve të vendeve që kanë problematika të ngjashme me Shqipërinë, lidhur me sizmicitetin (Greqi, Itali, Turqi).

3.Hartimin e Kodeve dhe Standardeve të projektimit sipas modeleve Europiane.

4.Krijimin e një Bordi Këshillimor të Arkitektëve, Urbanistëve dhe Inxhinierëve me eksperiencë të sygjeruara nga urdhrat profesionale. 

5.Rikthimin e statusit të projektuesit, si autorë të veprës deri në aktin përfundimtar të kolaudimit të saj.

Këto propozime nuk na shpëtojnë nga tërmetet, por nga pasojat e tërmeteve. Tërmeti real ka rënë më parë duke shkatërruar elitën e ndërtimit në Shqipëri, standardet e ndërtimit, plafikimin urban, dhe zhdukjen  e institucionit të arkitektit, konstruktorit dhe inxhinierit, përballë investitorit.

Shipëria është vendi ku pallatet njihen me emrin e të zotit që i ka financuar dhe jo me emrin e arkitektit që i ka dhënë jetë. Dhe kjo sepse në shumicën e rasteve ata kanë dashur vetë të jenë të padukshëm, përballë turpit që kanë firmosur.

Le ta marrim si ‘fat’ këtë tërmet, për t’i dhënë fund tranzicionit të pafundëm të diletantëve mbi shkencëtarët, të investitorëve mbi projektuesit, të ligjeve politike mbi ligjet e Zotit.

Next Post
Basha inspekton çadrat e Manzës: Po bëhen dallime për strehimin, kjo është kriminale

Basha inspekton çadrat e Manzës: Po bëhen dallime për strehimin, kjo është kriminale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

DETAJE / 45-vjeçari u qëllua me breshëri plumbash në Reps teksa shkonte në punë

U raportua se e sulmoi ariu në Bulqizë, ekspertiza zbulon se 62-vjeçari është vrarë me armë zjarri

November 4, 2026
Pas gati 30 vitesh në Senat, ‘rrëzohet’ Susan Collins! Demokratët marrin një tjetër mandat në Maine

Pas gati 30 vitesh në Senat, ‘rrëzohet’ Susan Collins! Demokratët marrin një tjetër mandat në Maine

November 4, 2026
Koreja e Veriut lëshon raketa drejt Detit të Japonisë pas akuzave të SHBA-së për pirateri kibernetike

Koreja e Veriut lëshon raketa drejt Detit të Japonisë pas akuzave të SHBA-së për pirateri kibernetike

November 4, 2026
Si mund të ndikojë fitorja e demokratëve në politikat e Trumpit ndaj Rusisë, Ukrainës dhe Iranit?

Si mund të ndikojë fitorja e demokratëve në politikat e Trumpit ndaj Rusisë, Ukrainës dhe Iranit?

November 4, 2026
“The Times” përfshin Shqipërinë mes destinacioneve për pushime në pranverën e vitit 2027

“The Times” përfshin Shqipërinë mes destinacioneve për pushime në pranverën e vitit 2027

November 4, 2026
Senatori republikan Ron Johnson pranon humbjet në zgjedhje: Një mbrëmje aspak e mirë për partinë

Senatori republikan Ron Johnson pranon humbjet në zgjedhje: Një mbrëmje aspak e mirë për partinë

November 4, 2026
Stërvitje kërkim-shpëtimi pranë Aeroportit të Rinasit, simulohet rrëzimi i një avioni jashtë pistës

Stërvitje kërkim-shpëtimi pranë Aeroportit të Rinasit, simulohet rrëzimi i një avioni jashtë pistës

November 4, 2026
Humbje e rëndë për Trump, demokratët marrin Kongresin! Çfarë do të thotë kjo për Evropën dhe tregjet globale?

Humbje e rëndë për Trump, demokratët marrin Kongresin! Çfarë do të thotë kjo për Evropën dhe tregjet globale?

November 4, 2026
Alarm sigurie në fluturimin Beograd-Moskë, në bordin e avionit krahu i djathtë i Vuçiçit

Alarm sigurie në fluturimin Beograd-Moskë, në bordin e avionit krahu i djathtë i Vuçiçit

November 4, 2026
Pas humbjes, kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA premton rikthimin e republikanëve në vitin 2028

Pas humbjes, kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA premton rikthimin e republikanëve në vitin 2028

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In