Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali me anë të një reagimi në rrjetet sociale ka deklaruar se banorët e Floqit dhe Qafëzezit, të cilëve u janë dëmtuar banesat shumë shpejt do t’u rikthehen normalitetit.
Spiropali shkruan se tashmë është gati Plani i Veprimit për rindërtimin e banesave të shembura nga tërmeti.
“Banorët e Floqit dhe Qafëzezit do të kthehen shumë shpejt në shtëpitë e tyre. Gati Plani i Veprimit për rindërtimin e banesave të shembura nga tërmeti”, shkruan Spiropali.
Kujtojmë, se ditën e djeshme në fshatin Floq ishte edhe kryeministri Rama, i cili gjithashtu premtoi se banorët e prekur do të dëmshpërblehen të gjithë./l.m