• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, June 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Tërmeti/ Ndodh edhe kjo, dhuron ambulancën për Mamurrasin, Prefekti ia kthen: E solli Kanadaja, e çojmë ku të duam

by Java News
03/12/2019 22:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mamurrasi, ishte një prej qyteteve të prekur nga tërmeti i 26 nëntorit, pasi me dhjetëra banesa rezultuan të pabanueshme, ndërsa 70 banorë janë strehuar në çadra.

Ramiz Vokshi tregon se prej 8 vitesh jeton në Kanada dhe para pak kohësh ka humbur gjysmën e familjes në një aksident automobilistik. Ai thotë se ka përjetuar një “tërmet” në jetë ndaj bashkë me fëmijët e tij, Asim dhe Blerta Vokshi,  ka blerë për qytetarët e Mamurrasit një autoambulancë dhuratë.

Drejtoresha e Qendrës Shëndetësore Mamurras, Anila Lleshi,e falënderoi Ramizin, të cilit i dhuruan lule dhe një certifikatë në shenjë mirënjohjeje.

Por ky kontribut nuk është pritur mirë nga Prefekti i Lezhës, Gjok Jaku, i cili i ka shkuar një mesazh Ramizit, ku thotë se autoambulanca është dhuratë e Qeverisë Kanadeze për popullin shqiptar, e jo për taksi, ndaj duhet t’i çohej atij e jo Qendrës Shëndetësore.

I prekur dhe i keqardhur, Ramiz Vokshi tregon për emisionin “Stop” çekun e blerjes së kësaj pajisjeje dhe gjithë dokumentacionin shoqërues.

Gazetarja: Përveç të dëmtuarve u prekën edhe shqiptarët, jo vetëm brenda por edhe jashtë vendit, pasi kontribuuan me mënyrat e tyre dhe një nga këto kontribute është dhe kontributi i zotit Ramiz Vokshi, i cili ka ardhur nga Kanadaja në Mamurras, pasi është banorë i këtij qyteti, për të kontribuuar për qendrën shëndetësore Mamurras.

Ramiz Vokshi: Jetoj prej tetë vitesh në Kanada, kam pas një disfatë të madhe, para këtij tërmeti më ka rënë një “tërmet” në familjen time… më ka vdekur gruaja, vajza dhe mbesa, tre ditë para se të bënte 6 vjeçe.

Gazetarja: Shkaku?

Ramiz Vokshi: Aksident. Gocën e kam në gjendje të rëndë, nipin e kam në gjendje të rëndë, vetë jam katastrofë. Për shpirt të këtyre të treve që më kanë vdekur në Kanada dhe i kam varrosur në Mamurras, unë Ramiz Vokshi, Asim Vokshi  dhe Blerta Vokshi, kemi sponsorizuar në vendlindjen time ambulancën me të gjitha mjetet. Brenda ka të gjitha materialet, tek shoferi ka telefon, të gjitha gjërat. Kjo është dhoma që ka të gjitha materialet, me elektroshok, me të gjitha ndihmat, ilaçet… Kam sjellë disa medikamente, të gjitha, nuk ka nevojë për 12 muaj që ambulanca të marrë furnizim.

Anila Lleshi (drejtoresha e qendrës shëndetësore Mamurras): Ne kemi një autoambulancë, por meqë zoti Vokshi na dhuroi këtë ambulancë, banorët e qytetit tonë do jenë shumë mirë nga shërbimi shëndetësor. Unë në emër të qendrës shëndetësore Mamurras dhe të gjithë stafit, e falënderoj duke i dhuruar edhe një certifikatë mirënjohjeje dhe i urojmë shëndet, sepse jeta vazhdon.

Ramiz Vokshi: Ishalla nuk ka nevojë të hypë kush në të!Gazetarja: Por ky kontribut mesa duket nuk i pëlqeu prefektit të Lezhës, Gjok Jaku. Çfarë ndodhi?

Ramiz Voshi:  Motër, në momentin që e dorëzova ambulancën, thirra kryetarin e Bashkisë Laç, edhe Gjok Jakun të Lezhës, të ishin pjesëmarrës, t’i vija në dijeni për respekt. Ai Gjok Jaku më ka çuar një mesazh…

Gazetarja (lexon mesazhin): “Ok, ok. Në fakt qeveria kanadeze ta ka dhënë dhuratë për popullin shqiptar e jo për taksi, e se ku ka nevojë e dimë ne më mirë”.

Ramiz Vokshi:  Unë çuditem, me pasurinë time, çfarë halli ka se ku e jap unë. Nuk është kontributi i shtetit kanadez por i familjes time, me mua në krye. Për këtë unë disponoj çekun që e kam blerë, kontratën tek kush e kam blerë, të gjitha dokumentet. Edhe transportin që i kam paguar vetë…

Gazetarja: Se natyrshëm, lind pyetja që nëse kjo ambulancë do të dhurohej nga Kanadaja për popullin shqiptar, pse do të të përzgjidhnin ty që ta sillje, ke ndonjë shoqatë?

Ramiz Vokshi:  Jo nuk kam asgjë… më ka rënduar, prandaj iu drejtova emisionit “Stop”, se ja ku i kam të gjitha dokumentet që e kam blerë dhe e dorëzoj ku të dua unë , jo ta dorëzoj tek një shtet hajdut si kryetari i bashkisë Lezhë, apo çfarë është ai, erdha t’ia tregoj me dokumente. I bëj thirrje të gjithë shqiptarëve që të mos i sjellin  ndihmat nëpër qeveritarë, se të gjithë kanë hall t’i vjedhin e t’i shesin… të vini e t’i dorëzojnë vetë privatisht.

Next Post

Diktaturat, fatkeqësitë e natyrës dhe krimet e njeriut

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Një çantë e dyshimtë në Tiranë, njësia anti-eksploziv dhe policia në vendngjarje

Konflikt fizik në zonën e Shkallnurit në Durrës, slloveni plagoset me mjet prerës

June 29, 2026
Projekti i plotë/ Mazniku tregon rrugën që do ndiqet me reformën territoriale në 61 bashkitë e vendit

Mazniku: Rama dhe të gjithë ne kemi një kontratë me 860 mijë votues

June 29, 2026
Shkon në 1719 numri i viktimave nga tërmetet në Venezuelë, mbi 5 mijë të plagosur

Shkon në 1719 numri i viktimave nga tërmetet në Venezuelë, mbi 5 mijë të plagosur

June 29, 2026
Ndërhyrje të paligjshme në shtratin e Lumit të Valbonës, IKMT gjobit dhe pezullon subjektin

Ndërhyrje të paligjshme në shtratin e Lumit të Valbonës, IKMT gjobit dhe pezullon subjektin

June 29, 2026
VIDEO / Xhama të thyer dhe dyer të shkatërruara, pasojat pas sulmit të protestuesve te ‘Politekniku’

VIDEO / Xhama të thyer dhe dyer të shkatërruara, pasojat pas sulmit të protestuesve te ‘Politekniku’

June 29, 2026
Flirtime e tradhti/ Meri Shehu bën parashikimin e mujor të horoskopit në BBV!

“Kleçka” e korrikut! Meri Shehu: 4 planete do të trazojnë jetën e këtyre shenjave!

June 29, 2026
Spahiu tregon arsyet: Pse Berisha deklaroi hapur që 21 janari është krim shtetëror pa dashje

“Edhe Rusia me Ukrainën, apo SHBA me Iranin që janë në luftë bëjnë negociata! ‘Flamingot’ refuzojnë!”

June 29, 2026
“Nuk ecën, vendi kalon në kaos”/ Braçe dhe Berisha kundër platformës së protestës për asamble me short dhe qeveri tranzitore

Jesuralem Post: Si depërtoi retorika antisemite në protestat anti-Kushner në Shqipëri

June 29, 2026
Spaho, në Kuvend: Ne të Partisë Demokratike nuk jemi hajdutë!

“Rama të mos dorëhiqet”, Spaho sqaron deklaratën dhe “shpërthen” kundër PD

June 29, 2026
Flamingos, një revolucion proxy?

Flamingos, një revolucion proxy?

June 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In