• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Tërmeti/ Ministri Ahmetaj shpall platformën online: “Mos i lini qytetarët të bredhin nëpër zyra”

by Java News
26/01/2020 11:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj, prezantoi këtë të diel platformën e aplikimit online për qytetarët që përfitojnë nga programet e rindërtimit.

cesi i aplikimit do të zgjasë një muaj dhe në fund do duhet që të jenë gati dosjet e aplikantëve për të filluar me procesin tjetër të ndërtimit.

“Janë inspektuar rreth 48 mijë banesa dhe po vijon procesi i vlerësimit të thelluar. Jemi në proces intensiv me bashkitë për zonat e reja. Sot janë identifikuar 25 zona, në 10 bashki. Jemi në fazë të avancuar me masterplanet, në Shijak, në Laç, ku do ndërtohen 500 shtëpi me qira nga qeveria turke, si dhe në Thumanë. Komiteti Kombëtar i Rindërtimit të mërkurën do t’i propozojë qeverisë site të reja në Durrës, Lezhë, Laç, Tiranë e Kavajë. Menjëherë pas të mërkurës, në të gjithë territorin fillojnë masterplanet për të kaluar pastaj në projektet e detajuara të ndërtimit.

Aplikimi pranë njësive vendore është i detyrueshëm për të përfituar nga ndërtimi, qytetarët duhet të aplikojnë. Çdo bashki duhet të ketë një zyrë, dhe jo thjesht do të vijnë qytetarët te ju, por skuadrat tuaja duhet të marrin qytetarët dhe t’i ndihmojnë për aplikimin online. Nuk mund të kalojmë në hapat tjera, pa pasur një dosje të plotë të aplikimit. Nesër në 11:0 të gjitha bashkitë që janë në zonat e dëmtuara do duhet të dërgojnë 3 presona, që do të trajnohen nesër në Bashkinë e Tiranës për të trajnuar të tjerët në njësitë administrative.

Mos i thërrisni qytetarët t’iu vijnë disa herë në zyrat tuaja, duhet t’i bëni ju dokumentet, me certifikatë, etj. Unë do të ndjek nga afër procesin. Procesi i aplikimit do të zgjasë 30 ditë dhe brenda kësaj periudhe duhet të ketë mbaruar ky proces me të gjitha dosjet. Që nga sistemi i aplikimit online, deri te momenti i pikëzimit, duhet kaluar në këshillat bashkiake. Sistemi i pikëzimit ka të bëjë me faktin që ligji na detyron të kemi një listë prioritare, që nuk mund të ndryshohet sipas qejfit. Ndërkohë, nuk do t’i lini qytetarët të bredhin për dokumente, do t’i bëni vetë”, tha Ahmetaj.

Next Post
FOTO/ Kjo është efektivja e policisë që i vendosën tritol në Durrës

FOTO/ Kjo është efektivja e policisë që i vendosën tritol në Durrës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do t’ju tregoj të gjithë të vërtetën”/ Ronaldo merr vendimin e papritur për Portugalinë

“Do t’ju tregoj të gjithë të vërtetën”/ Ronaldo merr vendimin e papritur për Portugalinë

September 30, 2026
Raporti: Djali i Netanyahut u evakuua fshehurazi nga Miami pas komplotit iranian për vrasjen e tij -

Netanyahu tregon tmerrin në avion: Piloti goditi me thikë kolegun dhe tentoi ta rrëzonte

September 30, 2026
Banka Qendrore e Skandaleve

Banka Qendrore e Skandaleve

September 30, 2026
Emri/ Drejtori i paraburgimit të Vlorës jep dorëheqjen nga posti dhe zbulon arsyen e vendimit

“Arresti me burg” në fokus, ndryshon Kodi Penal, Karanxha: Paraburgimi është tepruar në Shqipëri

September 30, 2026
Integrimi në BE/ Kthupi: Nuk kemi problem të shkruajmë ligje, por të arrijmë standardet

Integrimi në BE/ Kthupi: Nuk kemi problem të shkruajmë ligje, por të arrijmë standardet

September 30, 2026
Von der Leyen në Tiranë, Zogaj: Dy sfidat e mëdha të Shqipërisë janë drejtësia dhe mjedisi

Von der Leyen në Tiranë, Zogaj: Dy sfidat e mëdha të Shqipërisë janë drejtësia dhe mjedisi

September 30, 2026
Protesta e 15-të në Prishtinë! Mijëra qytetarë kërkojnë drejtësi për ish-drejtuesit e UÇK-së

Protesta e 15-të në Prishtinë! Mijëra qytetarë kërkojnë drejtësi për ish-drejtuesit e UÇK-së

September 30, 2026
Malaj: Shqipëria është më pranë Europës, progresi drejt BE-së është i pakontestueshëm

Malaj: Shqipëria është më pranë Europës, progresi drejt BE-së është i pakontestueshëm

September 30, 2026
Von der Leyen në Tiranë/ Bimo: Vizita ishte e rëndësishme! Rama ka të drejtë për veton

Von der Leyen në Tiranë/ Bimo: Vizita ishte e rëndësishme! Rama ka të drejtë për veton

September 30, 2026
Rutte: Vetëm SHBA ishte në gjendje të eliminonte kapacitetin bërthamor të Iranit

Rutte: Vetëm SHBA ishte në gjendje të eliminonte kapacitetin bërthamor të Iranit

September 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com