• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Tërmeti mban peng Gjykatën e Lezhës/ Bllokohen vendimet, ngrin pretenca për ish-kryebashkiakun Frroku

by Java News
15/01/2020 11:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, Këshilli i Lartë Gjyqësor në 20 dhjetor të vitit që lamë pas lajmëroi rifillimin e veprimtarisë dhe shërbimeve gjyqësore në Gjykatën e Lezhës, pas dëmtimeve që pësoi godina e gjykatës nga tërmeti i 26 nëntorit.

Por kur kanë kaluar afro 20 ditë nga ky vendim proceset gjyqësore të themelit civile dhe penale nuk kanë nisur ende në Gjykatën e Lezhës. Duke ju referuar faktit se ambientet ku është zhvendosur përkohësisht selia e gjykatës pranë prokurorisë janë të kufizuara, ende nuk është përcaktuar kategoria çështjeve që do të trajtohen. Në këto kushte proceset gjyqësore vijojnë të jenë të bllokuara që prej tërmetit të 26 nëntorit, duke sjellë mjaft anomali në punën e këtij institucioni.

Kjo situatë po mban peng edhe çështje të rëndësishme siç është ajo e tjetërsimit të pronave në zonën e Ranës së Hedhun në Shëngjin, ku janë të pandehur 26 persona mes të cilëve edhe ish-kryebashkiaku i Lezhës Fran Frrokaj, së bashku me ish zyrtarë të tjerë lokal.

Referuar faqes zyrtare të gjykatës ky proces është në fazën e dhënies së konkluzioneve përfundimtare nga organi i akuzës, por që ka ngelur në këtë faze për shkak të ndërprerjes së punës në gjykatë. Seanca e fundit gjyqësore në ngarkim të 26 të pandehurve është zhvilluar me 22 nëntor 2019 dhe seanca e radhës ishte përcaktuar me 13 dhjetor 2019, por që nuk është zhvilluar për shkak të ndërprerjes së proceseve gjyqësore.

Sipas burimeve përmes një shkrese zyrtare trupi gjykues i ka kërkuar këshillit të gjykatës që të gjejë zgjidhje sa i përket ambienteve për ti dhënë fund zvarritjeve të procesit gjyqësor. E njëjta situatë është edhe me shumë procese të tjera gjyqësore që janë shqyrtim apo presin për tu shqyrtuar në këtë gjykatë, e cila që prej 26 nëntorit i ka shërbimet e kufizuara dhe proceset zhvillohen vetëm për masat e sigurisë, urdhrat e mbrojtjes,kërkesat në fazën e hetimeve paraprake dhe atyre që zhvillohen në dhomë këshillimit.

g.kosovari

Next Post
Dhimbje kockash dhe muskujsh? Trajtohuni me teknikën më të re

Dhimbje kockash dhe muskujsh? Trajtohuni me teknikën më të re

Comments 1

  1. Sadik Manatia says:
    7 years ago

    Eshte e turpshme qe institucionet shqiptare perkatese si Ministria e Drejtesise dhe Keshilli i Larte Gjyqesor kane lene ne ngerc per gati dy muaj funksionimin e nje gjykate sic eshte ajo e Lezhes. Eshte thjesht neglizhence, papjekuri dhe mungese morali e pergjegjesie qe keto institucione nuk kane gjetur ende ambiente per veprimtarine gjyqesore ne nje qytet si Lezha ku ka me qindra hapesira ne dispozicion dhe qe mund te merren me qira per 6-7 muaj.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjesti i Ronaldos pas takimit me Infantinon bëhet viral! Në kulmin e presionit ndaj kreut të FIFA-s, pamjet ndezin rrjetin

Gjesti i Ronaldos pas takimit me Infantinon bëhet viral! Në kulmin e presionit ndaj kreut të FIFA-s, pamjet ndezin rrjetin

August 24, 2026
Putin i jep shtetit kompetenca të reja! Rusia mund të marrë nën kontroll bizneset e pambrojtura ndaj sulmeve me dronë

Putin i jep shtetit kompetenca të reja! Rusia mund të marrë nën kontroll bizneset e pambrojtura ndaj sulmeve me dronë

August 24, 2026
E rëndë në Tiranë, 84-vjeçari i jep fund jetës

DETAJE/ Autori i krimit në Lushnjë vuante nga probleme të shëndetit mendor, u konfliktua me të vëllanë, më pas vrau nënën dhe plagosi babain

August 24, 2026
Vrau nënën dhe plagosi rëndë babanë me sqepar, arrestohet në Fier autori i krimit makabër në Lushnje

Vrau nënën dhe plagosi rëndë babanë me sqepar, arrestohet në Fier autori i krimit makabër në Lushnje

August 24, 2026
Stuhia e fuqishme godet Baltikun! Mbi 200 mijë familje pa energji në Letoni dhe Lituani, dy viktima

Stuhia e fuqishme godet Baltikun! Mbi 200 mijë familje pa energji në Letoni dhe Lituani, dy viktima

August 24, 2026
Degjeneron protesta para Kryeministrisë! Burri godet me shkop gruan (VIDEO)

Degjeneron protesta para Kryeministrisë! Burri godet me shkop gruan (VIDEO)

August 24, 2026
Netanyahu: Irani tentoi të vriste një nga djemtë e mi, komploti u mbajt sekret për muaj

Netanyahu: Irani tentoi të vriste një nga djemtë e mi, komploti u mbajt sekret për muaj

August 24, 2026
E rëndë në Lushnjë! Djali vret me sqepar nënën dhe plagos babain

E rëndë në Lushnjë! Djali vret me sqepar nënën dhe plagos babain

August 24, 2026
Pse u shtuan eksportet në korrik 2026?

Pse u shtuan eksportet në korrik 2026?

August 24, 2026
Ministri Nufi: Koordinojmë prioritetet e qeverisë, në qendër qytetari dhe Shqipëria 2030 në BE

Ministri Nufi: Koordinojmë prioritetet e qeverisë, në qendër qytetari dhe Shqipëria 2030 në BE

August 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com