Një tërmet me magnitudë 4.5 ka goditur Greqinë mesditën e sotme. Epiqendra ishte 15 kilometra në juglindje të ishullit të Zakyntho.
Tërmeti ra në një thellësi prej 12 km nëntokë dhe lëkundjet u ndjenë edhe në qytetet Patra, Athinë dhe zona të tjera përreth.
Nga tërmeti nuk ka raportime për persona të lënduar, por për dëme të pakta materiale.
/a.rada