• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tërmeti/ Klosi: Zona e Durrësit është e paprekur, e gatshme për të pranuar miliona turistë

by A R
14/01/2020 11:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Turizmit, Blendi Klosi deklaroi se Durrësi do të mirëpresë këtë verë turistë, pavarësisht goditjes natyrore që pësoi në nëntorin e vitit të kaluar.

Në samitin “Turizëm, Solidaritet dhe Qëndrueshmëri”, në kuadër të solidaritetit për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti, Klosi tha se mijëra familje kanë gjetur dyert e hapura falë hoteleve.

“Organizojmë këtë samit për të treguar se Shqipëria ka tashmë një ofertë turistike të konsoliduar, të qëndrueshme dhe në çdo kohë. Mijëra familje gjetën dyert e hapura dhe dorën e mikpritjes së strukturave akomoduese hoteliere shqiptare. Ata u hapën dyert dhe strehuan në sofrën e madhe shqiptare, siç kanuni e përcakton mijëra qytetarë në ditën e tyre më të keqe. Kjo është dera e hapur e industrisë së turizmit shqiptar. Në rritje 2 fishore nga 2.2 milion turist në vitin 2013 në 6 milion vitin e kaluar dhe 6.5 milion këtë vit. Shqipëria tashmë ka hyrë në listën e vendeve me industri turizmi konkurruese”, u shpreh Klosi.

Ministri theksoi se sezoni turistik i këtij viti do të jetë i suksesshëm dhe Durrësi nuk përjashtohet nga plazhet turistike.

“Pavarësisht goditjes së natyrës, zona e Durrësit është e paprekur, është e gatshme për të pranuar mijëra dhe miliona turistë. Sezoni turistik 2020 do të jetë një sezon i suksesshëm dhe për plot familje shqiptare. Këtë praktikë që ne bëmë në Shqipëri, ta ndajmë nëpër botë. Turizmi është një shtyllë shumë e rëndësishme për ekonominë e vendit. Ne nuk jemi konkurrentë, ne jemi bashkëpunues”, u shpreh Klosi.

/a.r

Next Post
Shkarkohet Valverde, Barcelona habit me emrin e ri

Shkarkohet Valverde, Barcelona habit me emrin e ri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com