• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tërmeti i vetëm që presim në Shqipëri!

by Denis Dyrnjaja
25/02/2023 12:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Denis Dyrnjaja

Po jetojmë epokën e tërmeteve e tmerreve e dëmeve shkatërrimtare që vijnë prej tyre. Banesa të shembura e jetë të humbura shtyjnë çdo kënd të lutet që mos të na vërë përballë kësaj sfide pasojat dhe përmasat e së cilës janë të pallogaritshme. Ka një rast të vetëm që të bën të lutesh për një tërmet, madje shumë të fuqishëm. Një tërmet që të trondisë politikën shqiptare.

Vendi rreket për më shumë se 30 vjet në një agoni të tejzgjatur social/ekonomiko/politike, si pasojë e mendësisë autokratike, egoiste e plot makutëri që dominon mendjet e njerëzve të cilët përmes manipulimeve, intrigave dhe spekulimeve kanë marrë kontrollin e partive politike që i përdorin për të ardhur e shfrytëzuar pushtetin për axhenda krejtësisht personale e klanore. Kjo ka bërë që të kemi parti të ngjashme me pak dallime në mendësi e funksionalitet e kryetarë që ndryshojnë nga karakteristikat personale por me një cilësi të përbashkët substanciale. Kush më shumë e kush më pak, të gjithë janë autokratë.

Ata i kanë shndërruar partitë në garnizonë politikë, ku nuk ka mendim të lirë dhe mendimi ndryshe murmuritet. Për rrjedhojë në këto të ashtëquajtura parti, nuk ka as zgjedhje e demokraci. Ndryshojnë format e autokracisë se njërit apo tjetrit lider, por jo përmbajtja dhe rezultati që është mbajtja me çdo kusht e postit. Rreshterët partiakë nga viti në vit po bëhen edhe më fanatikë, të bindur e të përulur. Kjo përulje vjen kryesisht se shumica e njerëzve vijojnë të mendojnë se duhet të punësohen në shtet dhe e shohin këtë mundësi përmes penetrimit në politikë. Shumë prej tyre gëzojnë një kualifikim fals me nota e diploma të pamerituara në shkolla ose të paaftë për standardet e tregut dhe konkurrencës, ndaj ata janë kontingjenti më i mundshëm për t’u shndërruar në shërbëtorë partiakë. Partia të siguron të drejtën e shkollimit e më pas të punësimit me kusht që të shërbesh për të minimalisht familjarisht dhe mundësisht edhe farefisnisht. Kështu janë krijuar gazermat e mëdha të partive politike me njerëz vegjetativë që të presin pushtetin.

Sa më shumë ardhja e ditës në pushtet aq më shumë rritet frustrimi i kësaj kategorie. Të tjerë kanë zgjedhur të jenë oportunistë dhe konformues për shkak se lidhjet me pushtetin u kanë sjellë përfitime e të tjerë janë indiferentë pasi shohin se fuqia e tyre për ndikim është thuajse zero. Në këto kushte kur shoqëria është në një amulli totale interesash dhe zhvillimi është inerci, jo qëllim e projekt nga një politikë pa vizion dhe strategji, vendit i nevojitet një tërmet, një tronditje e fortë tektonike sociale. Ashtu sikurse ndodh nëntokë ku akumulimi i heshtur i energjisë në shumë vjeçare shkakton tërmete, ashtu duhet të ndodhë edhe në realitetin politik të vendit.

Një energji negative që ka prekur tashmë neverinë masive ndaj kësaj klase politike 30 vjeçare, ka arritur kulmin e neverisë e cila në një mënyrë a në një tjetër do ta shpalosë këtë energji negative në formën e një tërmeti që do ta shpërbëjë këtë establishment politik arkaik e do t’i hapë rrugën një brezi të ri që do të provojë veten nëse është i aftë të prodhojë demokraci, ligj dhe shtet jo formal, por real. Vështirë të parashikohet me saktësi se kur kjo do të ndodhë, por e sigurt është se kushtet janë pjekur e nevoja për këtë tërmet social/politik ka ardhur.

Mbetet për t’u parë sesa e fortë do të jetë kjo tronditje tektonike poktike dhe sesi do të kormpozohet skena e re politike pasi kjo të ndodhë. Tani të gjithë e dinë se kjo duhet të ndodhë. Madje edhe ata që janë përfituesit e këtij degjenerimi sistemik. Thjeshtë këta të fundit mundohen të shtyjnë sa më shumë në kohë këtë tërmet që do t’i shpërbënte edhe pse në fakt me manovrat, sjelljen e qasjen e tyre politike vetëm sa e përshpejtojnë këtë proces.

Next Post
Hodhi në përrua trupin e shokut, burg për autorin: Eltoni nuk merrte frymë kur unë…

Hodhi në përrua trupin e shokut, burg për autorin: Eltoni nuk merrte frymë kur unë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO / Kina shpall planin e detajuar për uljen e astronautëve në Hënë

FOTO / Kina shpall planin e detajuar për uljen e astronautëve në Hënë

November 1, 2026
Kriza politike në Poloni, Komisioni Europian bën thirrje për respektimin e Kushtetutës

Kriza politike në Poloni, Komisioni Europian bën thirrje për respektimin e Kushtetutës

November 1, 2026
Protesta në Tiranë, 6 të arrestuar dhe 2 në kërkim, Policia: Qëlluan me sfera e vida metalike efektivët

Protesta në Tiranë, 6 të arrestuar dhe 2 në kërkim, Policia: Qëlluan me sfera e vida metalike efektivët

November 1, 2026
SHBA-të paralajmërojnë për kërcënimin e sulmeve terroriste në Moskë

SHBA-të paralajmërojnë për kërcënimin e sulmeve terroriste në Moskë

November 1, 2026
Mbi 5 mijë të vdekur nga Ebola në Kongo, shpërthimi më vdekjeprurës në historinë e vendit

Mbi 5 mijë të vdekur nga Ebola në Kongo, shpërthimi më vdekjeprurës në historinë e vendit

November 1, 2026
Përplasje fatale me një person të vdekur. Policia e Durrësit arreston një të dyshuar

Përplasje fatale me një person të vdekur. Policia e Durrësit arreston një të dyshuar

November 1, 2026
Krim i rëndë! Vret partneren, pasi i merr lekët, dhe e hedh në pus. Kapet në aeroport

Krim i rëndë! Vret partneren, pasi i merr lekët, dhe e hedh në pus. Kapet në aeroport

November 1, 2026
FBI: Koreja e Veriut qëndron pas sulmit kibernetik prej 6.3 miliardë dollarësh ndaj Binance

FBI: Koreja e Veriut qëndron pas sulmit kibernetik prej 6.3 miliardë dollarësh ndaj Binance

November 1, 2026
Lufta deri në poshtërim e PD-së për monopolin e protestës

Lufta deri në poshtërim e PD-së për monopolin e protestës

November 1, 2026
Bolivia shpall gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të El Niño

Bolivia shpall gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të El Niño

November 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In