• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Tërmeti i shtatorit/ Veliaj i jep çelësat e banesës së re familjes në Zall-Herr

by Java News
20/06/2020 15:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryebashkiaku Veliaj i dorëzon çelësat e banesës së re familjes Rrushi në Zall-Herr: “Në 10 muaj mbyllëm të gjitha shtëpitë e dëmtuara nga tërmeti i shtatorit”

Nje tjeter familje ne Tirane ka marre ne dore sot çelësat e banesës së re, pasi e para iu demtua nga termeti.lali

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj i dorëzoi çelësat e banesës së re familjes Rrushi në Zall-Herr, derën e së cilës e hapi djali i vogël i shtëpisë.

“Jam shumë krenar për skuadrën që ka punuar këtu. E di, ata që po na shohin në televizor po thonë: ‘Mirë Lymi dhe Vera u gëzuan, po ne kur do të gëzohemi?’. Kam lajme edhe për ta: për 3000 vetë kemi kaluar pagesat cash, të cilat mund t’i përdorin për ta rregulluar vetë shtëpinë; kurse për kategoritë DS4 dhe DS5, që përfshin shtëpitë e dëmtuara rëndë, do kontraktojmë kompani që do t’i rindërtojnë. Kemi kaluar 200 shtëpitë e para”, u shpreh Veliaj.

Sipas tij, per më pak se 10 muaj mbyllëm të gjitha shtëpitë e shtatorit.

“Na dhëntë Zoti kohë të mirë, vullnet, zemër të madhe, që gjatë gjithë verës të punojmë non- stop. Kur qytetarët të ikin me pushime, të rikuperojmë edhe një pjesë të madhe të shtëpive të nëntorit dhe sa më shumë familje të futen në banesë para datës 26 nëntor. Më pas do fillojmë me pallatet, që sigurisht do marrin pak më shumë kohë”, tha ai.

Sakaq, kryebashkiaku u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që u ka dalë emri në listën me 3 mijë familje, që të paraqiten tek njësitë administrative apo në postë për të tërhequr çekun me para.

“Dua të ftoj qytetarët që u ka dalë emri në listë, të paraqiten tek njësitë

administrative ose në postë për të tërhequr çekun. Besoj se do vijojmë me këtë ritëm nga 3000 e nga 3000, deri sa të kemi mbi 10 mijë familje që do marrin pagesën cash për apartamentet dhe shtëpitë e dëmtuara në Tiranë. Janë mbi 800 shtëpi, ku çdo javë, nga 200 e 200, do lidhim kontratat me kompanitë për rindërtimin e tyre”, tha Veliaj.

Next Post
Beqaj: Lajm i mirë, ekonomia rritet me 4.32% në tremujorin e dytë të 2018

SHIFRAT/ Ilir Beqaj: Ditën e premte, rekordi i rasteve të reja me Covid-19 në të gjithë botën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pse SHBA-të duan ta “çmontojnë” Gjykatën Penale Ndërkombëtare?

Pse SHBA-të duan ta “çmontojnë” Gjykatën Penale Ndërkombëtare?

July 16, 2026
Marta Kos mesazh Kosovës pas fitores së Kurtit: Stabiliteti institucional kyç për rrugën drejt BE

Deklarata e ministres serbe për shqiptarët, Marta Kos: E habitshme si vazhdon të jetë në detyrë

July 16, 2026
Projekti “Smart City” në shkolla, Rama: Kjo është përgjigja jonë pas tragjedisë te “Fan Noli”

Projekti “Smart City” në shkolla, Rama: Kjo është përgjigja jonë pas tragjedisë te “Fan Noli”

July 16, 2026
Banderola provokuese pas fitores ndaj Anglisë, FIFA mund të ndëshkojë Argjentinën

Banderola provokuese pas fitores ndaj Anglisë, FIFA mund të ndëshkojë Argjentinën

July 16, 2026
Paqe mes Brukselit dhe Musk? Komisioni Evropian miraton reformat e ‘X’, por nuk fal gjobën

Paqe mes Brukselit dhe Musk? Komisioni Evropian miraton reformat e ‘X’, por nuk fal gjobën

July 16, 2026
Kapri: I vetmi vend që s’kemi trena; Karakaçi: Hekurudha Tiranë-Durrës përfundon brenda 2027-ës

Kapri: I vetmi vend që s’kemi trena; Karakaçi: Hekurudha Tiranë-Durrës përfundon brenda 2027-ës

July 16, 2026
Plagosja me thikë në Poliklinikën e Shkodrës, vëllai i të plagosurit merr armën për t’u hakmarrë, policia parandalon krimin e rëndë

Plagosja me thikë në Poliklinikën e Shkodrës, vëllai i të plagosurit merr armën për t’u hakmarrë, policia parandalon krimin e rëndë

July 16, 2026
Prokuroria Evropiane zbulon skemë mashtrimi me fondet bujqësore, 22 të pandehur në Greqi, mes tyre 4 deputetë

Prokuroria Evropiane zbulon skemë mashtrimi me fondet bujqësore, 22 të pandehur në Greqi, mes tyre 4 deputetë

July 16, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 17 Korrik 2026

July 16, 2026
Meloni merr goditje në Parlament, Italia drejt krizës politike?

Meloni merr goditje në Parlament, Italia drejt krizës politike?

July 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In