Një spikere përjetoi momente paniku gjatë transmetimit live, ndërsa tërmeti 5.9 goditi Turqinë këtë mëngjes.
Në video duket studioja që tronditet gjatë lëkundjeve të tërmetit.
“O zot, vazhdon akoma, djema…”, thotë spikerja, ndërsa nuk ka lëvizur nga karrigia.
Ministri i Punëve të Brendshme Ali Yerlikaya bëri një deklaratë pas tërmetit që u ndje në Diyarbakır dhe Elaziğ.
“Ka një shembje të pjesshme në 3 ndërtesa, 1 në Malatya, 1 në Şanlıurfa, 1 në Elaziğ. Të gjitha ekipet e institucioneve tona përkatëse filluan punën në terren”, tha ai.