Si pasojë e tërmetit të fuqishëm që goditi Shqipërinë një ditë më parë ka shkaktuar pasoja të rënda, fatkeqësisht edhe dëme në njerëz.
Zonat me më shumë dëme janë Thumana e Durrësi, ku po punohet ende për nxjerrjen e personave nga rrënoja.
Por edhe në Bubq kanë mbetur persona jashtë sepse i kanë shtëpitë e pabanueshme prej dëmeve të lëkundjeve të forta.
Ende nuk janë raportuar persona të lënduar apo viktima në këtë zonë.
Deri tani, numri i të vdekurve në Thumanë e Durrës ka arritur në 29, ndërkohë që ka rreth 600 të plagosur.
g.kosovari











