Një tërmet i fuqishëm ka “shkundur” vendin në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Epiqendra e tij ka qenë në Miras të Korçës, me një magnitudë prej 5.2 ballë të shkallës Rihter.
Instituti i Gjeoshkencave bën me dije se lëkundet e forta të tërmetit janë shënuar në orën 05.25 të mëngjesit të kësaj të premteje, me thellësi 25 kilometër.
Nga të dhënat paraprake flitet për dëme materiale, ndërkohë që nuk raportohet për të lënduar në njerëz.
Banorët kanë dalë të frikësuar nga banesat, teksa lëkundjet janë ndjerë edhe në zonat përreth Korçës.
/a.r