• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, December 18, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tërmeti i 26 nëntorit na dha shansin të shohim më tej sesa “ të bëjmë çfarë mund të bëhet”

by Ilir Beqaj
19/12/2019 17:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ilir Beqaj

Tërmeti ndodhi vetëm 16 orë pasi kryeministri Rama kishte shpallur 7 prioritetet e qeverisë së tij deri në qershor 2021 kur do të duhet të ballafaqohemi me shqiptarët në kutitë e votimit.

Tashmë, përveç atyre të shtatëve, kryeprioritet ka dalë përballja me pasojat e tërmetit.

Këto 23 ditë që prej tërmetit, na kanë risjellë haptazi në sy të gjithkujt çfarë kemi bërë në 29 vjet, por edhe çfarë kemi bërë në 6 vjet e 4 muaj që shqiptarët na kanë besuar qeverisjen e vendit. Çfarë kemi bërë mire,apo çfarë kemi lënë ende pa bërë.

Si çdo kush prej nesh në këtë sallë apo edhe jashtë saj, edhe unë kam vrarë mendjen gjatë. Disa duken qartë se duhet t’i bëjmë ndryshe. Ndryshe, jo vetëm për t’u përballur me pasojat e tërmetit, por ndryshe edhe për Shqipërinë e dekadës së ardhshme.

Nuk kemi sendërtuar siç duhet bashkëjetesën urbane.

Nuk kemi ngritur një sistem efektiv emergjencash civile.

Nuk kemi ngritur një sistem të besueshëm të përdorimit të parave publike.

Nuk kemi ngritur një sistem efikas të sigurimeve nga rreziqet e fatkeqësive natyrore.

Dhe nuk ka qënë vetëm pamjaftueshmëria e parave që na ka penguar për sa më lart.

Në përballjen me pasojat e tërmetit, ne duhet të jemi të mençur dhe të aftë t’i ofrojmë shqiptarëve zgjidhje për sa më lart. Qoftë për të plotësuar boshllëqet që kemi lënë në 6 vjet e 4 muaj, qoftë për të projektuar Shqipërinë e vitit 2030.

Dhe kjo duhet bërë jo me vizionin e Rilindjes së 2011. Kanë kaluar 9 vite që atëhere. Lypet vizioni i Rilindjes 2030. Rilindjes 2.0.

Rilindja 2030 nuk duhet të jetë vazhdimësi. Duhet të jetë distortion (ndërprerje për një fillim të ri). Sfida është e fortë. Fati e solli që të na jepet mundësia që të përballemi me këtë sfidë. Le të tregojmë se jemi në lartësinë e sfidës.

Rilindja 2030 duhet me patjetër në çdo ind të saj të mbajë parasysh tre problemet më të mprehta që, sipas meje, ka Shqipëria. Shqipëria 2030 duhet të jetë eko, duhet të jetë smart dhe duhet të përshtatet me demografinë e re.

Nuk besoj se ia vlen të rindërtojmë Kombinatin apo Kinostudion. Mbi ato troje le të ndërtojmë një Antigone të re, një Apolloni të re, një Rozafë të re apo diçka tjetër.

Por ne duhet të ndërtojmë nga e para, me një model të ri. Të ofrojmë modelin tonë urban të bashkëjetesës. Modeli Urban i Rilindjes 2030 – MUR2030. Një raport i drejtë midis hapësirës private dhe hapësirës së përbashkët. Në të mirë të njëri – tjetrit.

Çdo njësi e re banimi, shtëpi apo apartament, duhet të jetë edhe eko, edhe smart.

Duhet të jetë me patjetër efiçiente në energji.

Duhet që gjithkush të ketë vendin e vet të parkimit për të paktën një autoveturë.

Duhet të ketë copën e vet të tokës bujqësore në fermën urbane të mëhallës apo lagjes së re.

Duhet të ketë një sistem efektiv antizjarr.

Nëse do të duhet të ketë depozita të përbashkëta për furnizim me ujë të pijshëm, ato duhet të pastrohen periodikisht.

Duhet të ketë një model të shpejtë edhe evakuimi në rast fatkeqësie natyrore apo rreziku terrorist, kriminal etj.

Le të tregojmë se dijmë të përdorim edhe ujin e shiut.

Lagjet dhe mëhallat e reja duhet të jenë të gjitha wireless dhe me videombikqyrje.

Eko dhe inteligjente, po ashtu duhet të jenë shkolla, kopshti, qendra shëndetësore, zyra postare, stacioni i policisë.

Çdo pronë e re, publike apo private duhet të ketë adresën e vet numerike. Jemi shumë të vonuar me sistemin e adresave numerike. Në këto lagje e mëhalla të reja duhet të sigurojmë që kushdo është i regjistruar në sistemin e adresave numerike. Ne duhet të dijmë në çdo moment, për çdo njësi banimi sa vetë banojnë, çfarë ekzigjencash kanë. Duhet t’i shtrëngojmë bashkëqytetarët tanë të përditësojnë adresën e vendbanimit të përhershëm. Në të mirë të gjithësecilit dhe në të mirë të përbashkët.

Le t’i regjistrojmë këto prona të reja, publike a private, jo sipas mënyrës klasike në regjistrat e kadastrës, por me teknologji që mbështeten mbi regjistrat e shpërndarë.

Le të mendojmë që tani për shtëpitë e të moshuarve, për mjediset e shërbimeve funerale, për hapësirat e nevojshme të varrezave publike.

Edhe shërbimet publike duhet të jenë smart.

Edhe rrjeti i energjisë duhet të jetë smart.

Me patjetër matësit e energjisë elektrike, matësit e ujit duhet të jenë smart.

Rrjeti i shpërndarjes së energjisë duhet të mudësojë konsumin minimal jetik edhe në kushtet e paaftësisë paguese.

Lagjet duhet të kenë kooperativat e prodhimit të energjisë diellore që të këmbejnë me rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike në mënyrë inteligjente

Trotuarët duhet të kenë stacionet e ngarkimit të autoveturave elektike.

Edhe ujitja e lulishteve duhet të jetë smart, edhe ndriçimi publik duhet të jetë smart, edhe administrimi i mbeturinave të ngurta duhet të jetë eko dhe smart, edhe kazanët e plehrave duhet të jenë smart.

Le të projektojmë sesi do të përdorim drone-t për logjistikë.

Le të projektojmë modelin e ri të klasës së nxënësve të 2030. Do të vazhdojmë me klasën e nxënësve siç kemi mësuar prej 50 apo më shumë vjetësh apo do të pilotojmë klasa me modele të reja.

Le të projektojmë qendrën shëndetësore të 2030. Kam dëgjuar se qeveria planifikon të rindërtojë spitalin e Kurbinit. A i duhet Kurbinit një spital? Nga qendra e Laçit në spitalin Rajonal të Lezhës është njësoj si nga Vora në QSUT. Mund të mos na duhet spitali në Kurbin Le të ndërtojmë një qendër paraspitalore 24/7 me diagnostikë efiçente laboratorike, elektrofizioligjike, ultrazanore dhe imazherike. Të shtojmë edhe 1 apo 2 automabulanca.. Sepse sa më shumë vite të kemi me shëndetësinë elektronike, kushdo që kërkon kujdes shëndetësor ia dijmë paraprakisht historinë shëndetësore.

P.sh. një të sëmuri kronik që u largua nga vendbanimi prej tërmetit në një vendbanim të ri, për 30 minuta, falë shëndetësisë elektronike iu ndërrua mjeku i familjes dhe iu lëshua receta e re elektronike. Nuk iu desh të merrte në shtëpinë e braktisur as kartën e shëndetit dhe asgjë tjetër. Mjaftoi vetëm letërnjoftimi.

Duhet të shohim përtej sigurimive të detyrueshme nga rreziku i fatkeqësive natyrore. Kushdo që krijon pasoja negative në dëm të dikujt tjetër apo të komunitetit duhet të marrë përgjegjësitë individuale. Dhe nëse nuk do ta mbajë të gjithë barrën vet, le ta ndajë me të tjerët me risk pooling.

Një nga të paktat struktura publike që në tërmetet e shtatorit dhe nëntorit ka dëshmuar profesionalizëm është Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore. Dhe nuk është rastësi. Janë dashur disa vite për të arritur këtu ku është, edhe pse ende ka shumë për të bërë për të fituar besimin e publikut.

Shërbimi Kombëtar i Urgjencës Mjekësore është cituar për herë të parë në kongresin e PS në prill në 2011 në programin politik të Rilindjes.

Pastaj në programin qeverisës të votuar në Kuvend në shtator 2013.

Në 2014 u miratua në këtë sallë ligji për Urgjencën Mjekësore.

Në 2015 u miratua vendimi Këshillt të Ministrave për ngritjen e Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore.

Në 2015 u krijua programi i veçantë buxhetor i urgjencës mjekësore.

Në mars 2017 filloi funksionimi i Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore.

Kjo rrugë të shërbejë si një udhërrëfyes edhe për sistemin kombëtar të emergjencave. Mund të ketë edhe udhërrëfyes të.

Duhet të pranojmë se emergjencat para se të jenë çështje ushtarake janë çështje logjistike, para se të jenë çështje policore, janë çështje inxhinierike. Dhe para së gjithash edhe çështje edukimi. Unë i përkas brezit që jam rritur me sirenat e alarmit. Duhet t’i rikthehemi atyre praktikave. Masivisht. Nëse e bëjnë sot në Tiranë korporatat e huaja me seli këtu, nëse e bëjnë nxënës në shkolla të huaja këtu, pse të mos e bëjmë ne në shkollat tona publike, në zyrat tona, në hotelet, etj. Në dimër e ne verë. Ditën apo natën. P.sh. në Francë Telecom e bëjnë këtë stërvitje të mërkurën e parë të çdo muaji.

Sistemimi i strehimit për familjet e prekura mund të zgjidhet brenda 2020, por ndërtimi i plotë sipas modelit të mësipërm apo sipas çdo modeli tjetër do të dojë disa vite.

Nuk përjashtohet që të na ndodhë një fatkeqësi tjetër.

Prandaj na duhet një zgjidhje afatgjatë. E qëndrueshme. Pasi jemi të gjithë të bindur se nuk është çështje fondi rezervë të buxhetit, apo përmbushje e detyrimit të ligjit të emergjencave që ministritë të programojnë çdo vit fonde për të ngjarje të paparashikueshme.

Lypet një fond i përhershëm që nuk zerohet çdo 31 dhjetor.

Le të krijojmë një program të veçantë buxhetor për fondin e përballimit të fatkeqësive. Le të mbledhim aty edhe hallet ende të pazgjidhura nga disa tërmeteve më të lehtë të viteve të fundit. Le të shërbejë për çdo lloj emergjence.

Të krijojmë një llogari të veçantë si nënllogari të Single Treasury Account. Ashtu siç bëjmë me pensionet dhe me kujdesin shëndetësor. Ligji organik i buxhetit na e mundëson një gjë të tillë. Le ta furnizojmë këtë fond, çdo vit me një përqindje të caktuar, sado të vogël, të të ardhurave të mbledhura nga tatimi mbi vlerën e shtuar, si taksa që paguhet më shumë se çdo taskë nga të gjithë shqiptarët. Apo le të çojmë aty paratë e mbledhura nga renta minerare si pasuri e përbashkët e të gjithëve. Edhe në mos u përdorshin në një vit të caktuar paratë le të mbeten në atë fond. Të paktën për 5 vite. E ka përdorur Suedia një mekanizëm të ngjashëm kur ka bërë në vitet 90-të reformën e pensioneve.

Një instrument i tillë ka në vetvete edhe hapësirë për më shumë transparencë dhe për më shumë përgjegjësi. I gjithë programi i ndërtimit mund të pasqyrohet në një transmetues mediatik. Klasik apo inovativ. Le të mbështetet p.sh. nga një transmetues i ri që po e quaj MURTV. I shërbejmë më mirë edhe bashkëqeverisjes.

Kolege dhe kolegë,

Jam i bindur se ju keni shumë më tepër ide nga sa parashtrova më lart.

Por të paktën, ne, deputetët e Partisë Socialiste duhet ta shohim si privilegj mundësinë që na u krijua për të projektuar Shqipërinë 2030. Edhe si detyrim për të korrigjuar çfarë nuk kemi bërë siç duhet në 6 vjet e 4 muaj.

Tërmeti i 26 nëntorit na dha shansin të shohim më tej sesa “ të bëjmë çfarë mund të bëhet” – (BÇB).

Next Post
Krimi në Patos, viktima kallëzoi 3 ditë më parë autorin, çfarë tha në polici

Krimi në Patos, viktima kallëzoi 3 ditë më parë autorin, çfarë tha në polici

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Komisioni i Etikës shqyrton nesër kërkesën e PS për përjashtimin e 29 deputetëve të PD

Komisioni i Etikës shqyrton nesër kërkesën e PS për përjashtimin e 29 deputetëve të PD

December 18, 2025
U kap “mat” duke përqafuar shefin e saj në koncertin e “Coldplay”, reagon për herë të parë Christine Cabot: Kishim pirë tekila! U solla…

U kap “mat” duke përqafuar shefin e saj në koncertin e “Coldplay”, reagon për herë të parë Christine Cabot: Kishim pirë tekila! U solla…

December 18, 2025
VIDEO/ Fermerët kthejnë Brukselin përmbys, protestë para Parlamentit Evropian! Zjarre, tymuese, sulme dhe parulla..

VIDEO/ Fermerët kthejnë Brukselin përmbys, protestë para Parlamentit Evropian! Zjarre, tymuese, sulme dhe parulla..

December 18, 2025
(VIDEO) Plagosja e personazhit të njohur në TikTok/ Autori i drejtoi armën në lokal, ai tentoi të fshihej pas trupit të shokut, më pas te banaku

(VIDEO) Plagosja e personazhit të njohur në TikTok/ Autori i drejtoi armën në lokal, ai tentoi të fshihej pas trupit të shokut, më pas te banaku

December 18, 2025
Dënohet me burg përjetë “doktor vdekja”! Mjeku helmoi 30 pacientë, 12 prej tyre vdiqën

Dënohet me burg përjetë “doktor vdekja”! Mjeku helmoi 30 pacientë, 12 prej tyre vdiqën

December 18, 2025
I organizuar nga Suel Çela takimi i Salianjit në Elbasan?! “Kemi pasur informacione..” Berisha: Vija e kuqe e PD, kundër çdo bashkëpunimi me organizata kriminale

Demokratë, Berisha po ju shet dhe po ju tall

December 18, 2025
Mes medianës dhe mesatares, ka hapësirë për revolucion politik

Ndryshimi i opinionit për SPAK-un ndër votuesit socialistë

December 18, 2025
VIDEO-“Gënjeshtar patologjik!”, Braçe i kthehet Berishës: 900 mln në 9 muaj të vjedhura? Lajthitje!

E krahason protestën e opozitës me revoltën e 14 shtatorit 1998/ Braçe: A do të bëhet ndonjëherë normal ky vend?

December 18, 2025
Jep dorëheqjen e parevokueshme nga Partia Demokratike, Adriana Kalaja. Ja arsyeja

“Berisha t’u kthehet premtimeve të 2021, nuk duhet “Foltore 2”, Adriana Kalaja: Koha më dha të drejtë për vendimet e gabuara të PD, kam marrë..

December 18, 2025
Ngërç në Kushtetuese/ Presidenti vonon betimin e Asim Vokshit mes sfidës për ripërtëritjen e gjyqtarëve

Fiona Papajorgji zgjidhet kryetare e Gjykatës Kushtetuese, pason Holta Zaçajn

December 18, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In