• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Tërmeti i 21 shtatorit/ Qeveria Rama bën një projekt/ligj për kontrollin teknik të pallateve 50-vjeçare

by Java News
17/11/2019 14:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas tërmetit që goditi vendin 1 muaj më parë qeveria ka ndërmarrë ndryshime ligjore në Ligjin për Kontrollin dhe Disiplinimin e Punimeve në Ndërtim. Në një intervistë për News 24 drejtori i institutit të ndërtimit Agron Hysenlliu thotë se të gjitha pallatet me moshë mbi 50 vjet do ti nënshtrohen auditimit të detyrueshëm teknik. Sipas Hysenlliut përveç banesave kontrollet do të përfshijnë edhe objektet me impakt social.

“Bëhet fjalë për banesat që janë mbi 70 vjecare, banesat që janë para 50 vjetësh dhe kërkohet të shikohet performanca e tyre dhe të shikohet që këto banesa kanë rrezikshmëri apo jo, kanë risk apo jo. Por në mendimin tim kontrollet e para që duhet të kryhen duhet të jenë objektet me impakt social kulturorë siç janë kopshtet çerdhet ministritë pjesa e zyrave të pushteteve vendore por kjo nuk do të thotë që nuk do të kryhen edhe objektet banimi që kanë problematikat e tyre. Qeveria ka punuar në këtë drejtim por një shtysë ishte dhe pjesa që ishte tërmeti”, -Agron Hysenlliu.

Për ato ndërtime të cilat konstatohen me mosplotësimin e kërkesave minimale të sigurisë, Instituti do të propozojë masat përkatëse duke hartuar një raport me të dhënat të cilat më pas do ti dërgohen bashkive përkatëse.

“Ndodhen tre gjendje të objektit. Gjendja e parë e objektit është kur pjesa e dëmtimit të objektit nuk e kalon 01% kjo do të thotë që të gjitha energjitë që ka një tërmet I thith objekti. Në kategorinë e dytë të objekteve është kur është 03% dhe kjo tregon kur objekti ka pësuar dëme dhe kërkon riparime. Kategoria e tretë është kategoria 05% në këtë rast objekti është i shkatërruar dhe duhet të merren masa të tjera. Këto tre kategori objektesh pasi të kontrollohen do t’ju vihet në dorë enteve vendore dhe mbi bazën e ligjeve që ekzistojnë në fuqi ata kanë kompetencat e tyre se çfarë do të kryhet me të do të riparohet, çmontohet dhe në këtë aspekt janë ata që do të kenë vendimmarrjen”, shtoi ai.

Instituti i Ndërtimit thotë se nuk ka një database të të dhënave se sa ndërtesa janë mbi 50-vjecare.

“Ne nuk kemi sot një inventarë për këto dhe kjo pjesa e databesit e godinave është që iu kalon bashkisë pasi çdo bashki ka kompetencat e veta ne jemi në ndihmë të tyre përsa I përket kontrollit por iniciuesit janë të gjitha bashkitë”, tha Hysenlliu. Kjo është masa e dytë ligjore, që qeveria ndërmerr pas tërmetit të 21 shtatorit. Disa javë më parë qeveria miratoi një vendim i cili e bën të detyrueshëm sigurimin e të gjitha apartamenteve në pallatet që ndërtohen. Ndërtuesit nuk do të lejohen më të shesin asnjë apartament për qytetarët pa e siguruar më parë për dhjetë vjet tek kompanitë e sigurimeve.

Next Post
Tryeza për Reformën Zgjedhore/ Opozita e pranon sërish ftesën e OSBE

Tryeza për Reformën Zgjedhore/ Opozita e pranon sërish ftesën e OSBE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Protestat e dhunshme nuk kanë vend në demokraci”, 305 amendamente nga eurodeputetët mbi raportin e PE-së për Shqipërinë

“Protestat e dhunshme nuk kanë vend në demokraci”, 305 amendamente nga eurodeputetët mbi raportin e PE-së për Shqipërinë

March 20, 2026
“Është një tërheqje e përkohshme”, NATO largohet nga Iraku

“Është një tërheqje e përkohshme”, NATO largohet nga Iraku

March 20, 2026
“Eskortat VIP në Shqipëri”, gazetarja sportive: Nuk mund të kesh rrogën nën 1 mijë euro dhe të shkosh në Mykonos…

“Eskortat VIP në Shqipëri”, gazetarja sportive: Nuk mund të kesh rrogën nën 1 mijë euro dhe të shkosh në Mykonos…

March 20, 2026
Operacioni “Multi Games 2”: arrestohet administratori i një lokali të lojërave të fatit

Operacioni “Multi Games 2”: arrestohet administratori i një lokali të lojërave të fatit

March 20, 2026
Sekuestrohen 4 makina luksoze me vlerë 200 mijë euro, dy persona nën hetim, dy në kërkim

Sekuestrohen 4 makina luksoze me vlerë 200 mijë euro, dy persona nën hetim, dy në kërkim

March 20, 2026
Irani kërcënon zyrtarët izraelitë dhe amerikanë: Jeni të pasigurt në mbarë botën

Irani kërcënon zyrtarët izraelitë dhe amerikanë: Jeni të pasigurt në mbarë botën

March 20, 2026
Ambasada Gjermane uron besimtarët myslimanë: Festë të bekuar të përfundimit të agjërimit dhe një Fitër Bajram të bekuar

Ambasada Gjermane uron besimtarët myslimanë: Festë të bekuar të përfundimit të agjërimit dhe një Fitër Bajram të bekuar

March 20, 2026
Qeveria ul akcizën e naftës me 20%, sa pritet të bjerë çmimi në treg

Qeveria ul akcizën e naftës me 20%, sa pritet të bjerë çmimi në treg

March 20, 2026
Lejimi i bazave për SHBA-të, Irani paralajmëron Britaninë e Madhe, zbardhet telefonata

Lejimi i bazave për SHBA-të, Irani paralajmëron Britaninë e Madhe, zbardhet telefonata

March 20, 2026
Festa e Bajramit në Kosovë, Tërnava thirrje politikës: Kemi mbetur peng të krizave

Festa e Bajramit në Kosovë, Tërnava thirrje politikës: Kemi mbetur peng të krizave

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In