Toka po përjeton një valë më katastrofa natyrore, nga tërmetet dhe vullkanet, te çmenduritë e motit me thatësirë dhe përmbytje ekstreme nga kontinenti në kontinent.
Edhe Greqia është goditur sot pasdite (14 gusht) nga një tërmet me magnitudë 3.8 ballë i shkallës Rihter.
Sizmiologët e cilësojnë një tërmet mesatarisht të lehtë, por paniku ishte prezent. Epiqendra ishte në zonën e Thesprotisë. Nuk raportohen të lënduar në njerëz, teksa po verifikohet për dëme materiale.
Sipas Institutit Gjeodinamik, epiqendra e tërmetit ndodhej 14 kilometra në lindje të juglindjes së Leptokarias. Thellësia fokale e tërmetit ishte 13.7 kilometra.











