• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Tërmeti / Flet nga Durrësi koloneli izraelit: Nuk e harrojmë çfarë bëtë për ne gjatë Holokaustit

by A R
05/12/2019 22:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

1000 familje në Durrës e kanë bërë gjumin e qetë pas shumë ditëve, pasi ekipi me inxhinierë dhe ekspertë izraelitë u tha se banesat e tyre janë të sigurta.

Kolonel Golan Vach, drejtues i njësisë së kërkimit dhe shpëtimit i Ushtrisë Izraelite, tha për “News 24” se vetëm ditën e djeshme kanë inspektuar 35 godina në qytetin e Durrësit, ku 90% e tyre ishin të sigurta dhe pa probleme.

Ekipi, i përbërë nga 10 persona, po përqendrohet në inspektimin e ndërtesave për të zbuluar nëse struktura e tyre ka mbetur e shëndoshë pas tërmetit.

Deri tani keni inspektuar banesa në Durrës?

“Po ne dje ne kemi inspektuar në Durrës 35 ndërtesa, jam i lumtur tu them se më shumë se 1000 familje u autorizuan të ktheheshin në banesat e tyre. Më shumë se 90% e godinave që ne inspektuam kishin kodin jeshil, që do të thotë janë të banueshme për banorët”.

Koloneli izraelit, i cili gjatë 15 viteve të fundit ka qenë i pranishëm në Meksikë, Haiti, Nepal e së fundmi në Brazil për të dhënë asistencën e tij në përballimin e katastrofave natyrore, deklaroi se kanë një plan konkret që prej dy ditësh po e vënë në zbatim. Ekipi do të këshillojë autoritetet lokale se si të menaxhojë fatkeqësinë.

“Kemi ekspertizën që konsultohemi direkt në Izrael, kemi ineraktivitet me ta të vazhdueshëm. Ata i përgjigjen pyetjeve tona. Ne jemi këtu që të japim kontributin tonë me eksperiencën që kemi sigurisht në fatkeqësitë natyrore dhe në luftëra. Ne kemi një plan për të bashkëpunuar për të gjitha nevojat, jemi këtu për të ndihmuar qeverinë shqiptare dhe autoritetet për të planifikuar hapat e ardhshëm duke u bazuar tek të dhënat e mbledhura deri më sot. Ne kemi një pajisje qe e quajmë “Harta e dhimbjes” ajo vendos të gjitha të dhënat së bashku dhe të nxjerr në pah problematikat reale. Kështu vendosen piketat tek prioritetet dhe fokusojmë fuqitë dhe burimet në vendet e duhura. Gjëja e dytë është kur inxhinieri vjen me kontraktorin i cili bën gati rregullimet përfundimtare të nevojshme nëpër banesa në mënyrë që njerëzit mos të rrinë jashtë banesave vetëm se banesa e tyre ka nevojë për rregullime të vogla”, u shpreh koloneli për “News24”.

Koloneli theksoi se kanë sjellë me vete gjithë diturinë dhe eksperiencën e duhur, të cilën po ua përcjellin inxhiniereve shqiptarë.

“Kemi sjelle me vete disa koncepte të thjeshta që do të jenë së par shumë të nevojshme për inxhinierët shqiptarë, kur të ikim ne ata do ta dinë se çfarë do të bëjnë. Ne do të lëmë metodologjinë në terren për ta, ata do të dinë ta zbatojnë shpejt dhe në mënyrë profesioniste dhe ti bëjnë qytetarët të jenë të sigurt. Ata do të kthehen shpejtë në banesat e tyre. Nesër do te trajnojmë një grup të madh me inxhinierë shqiptare”, shtoi ai.

“News 24” ndoqi inspektimin e ekipit izraelit në një pallat në Durrës, ku me shpejtësi fotografitë dhe informacioni i dërgohej në kohë reale kolegëve në Izrael për të vendosur për fatin e pallatit, nëse ishte i sigurt apo i pabanueshëm.

“Këtu jemi në mes të një inspektimi, u dërgojmë në kohë reale kolegëve tanë në Izrael fotografitë dhe kështu ndajmë me ta edhe opinionet tona. Dëmi në këtë banesë nuk është aq serioz, kemi parë më keq por është vetëm një pikë në kolonën brenda e cila do të inspektohet më mirë”, theksoi Golan Vach.

Në fund, koloneli Vach u shpreh se do të qëndrojnë pranë popullit shqiptar, derisa të rikthehet normaliteti.

“Dua t’i them popullit shqiptar se populli hebre nuk harron se çfarë keni bërë për ta në Holokaust. Dhe shteti i Izraelit gjithmonë i paguan borxhet. Qëndroni të sigurt dhe ju ndihmoftë Zoti dhe se do të jemi me ju për aq kohë sa ju duhet që t’i riktheheni jetës normale”, tha koloneli Vach.

Next Post
Veliaj i drejtohet Gjykatës, kërkon konfirmimin e mandatit të dytë

Veliaj, për bonusin e qirasë: Nuk do të lejojmë spekulimet në tregun imobilar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Lojtarët kërkonin lavdinë personale!”- Kapiteni Gjimshiti shpërthen pas fitores së vuajtur me San Marinon: Nuk kam fjalë për atë që ndodhi!

“Lojtarët kërkonin lavdinë personale!”- Kapiteni Gjimshiti shpërthen pas fitores së vuajtur me San Marinon: Nuk kam fjalë për atë që ndodhi!

October 7, 2026
“Tym i bardhë”, Kosova zgjidh krizën dhe shmang zgjedhjet! Voton para ‘gongut’ kreun e shtetit dhe ndryshimet për Specialen! Justina Pula presidentja e re

“Tym i bardhë”, Kosova zgjidh krizën dhe shmang zgjedhjet! Voton para ‘gongut’ kreun e shtetit dhe ndryshimet për Specialen! Justina Pula presidentja e re

October 7, 2026
Kosova drejt zgjedhjeve të katërta të parakohshme! Ende pa kompromis dhe me ‘tym të zi’ nga çatia e Kuvendit

Kosova drejt zgjedhjeve të katërta të parakohshme! Ende pa kompromis dhe me ‘tym të zi’ nga çatia e Kuvendit

October 6, 2026
“Përgjegjësia kryesore e Vetëvendosjes”- Nazarko: Serbia po forcon pozitën ndërkombëtare, Kosova s’ka asnjë shenjë serioziteti si shtet!

“Përgjegjësia kryesore e Vetëvendosjes”- Nazarko: Serbia po forcon pozitën ndërkombëtare, Kosova s’ka asnjë shenjë serioziteti si shtet!

October 6, 2026
Spanja i bën ‘remuntada’ Kroacisë, Anglia shumë e fortë për çekët! Sfidat dhe rezultatet e mbrëmjes së Ligës së Kombeve

Spanja i bën ‘remuntada’ Kroacisë, Anglia shumë e fortë për çekët! Sfidat dhe rezultatet e mbrëmjes së Ligës së Kombeve

October 6, 2026
VIDEO/ Shqipëria fiton me frymën e fundit, VAR dhe penalltia e shpëtojnë nga turpi, Asllani hero me dopjetë! Kuqezinjtë në vendin e parë, Bjellorusia mund Finlandën (RENDITJA)

VIDEO/ Shqipëria fiton me frymën e fundit, VAR dhe penalltia e shpëtojnë nga turpi, Asllani hero me dopjetë! Kuqezinjtë në vendin e parë, Bjellorusia mund Finlandën (RENDITJA)

October 6, 2026
Sekretari Amerikan i Shtetit zbarkon në Greqi! Marco Rubio në Athinë për Dialogu Strategjik dhe tri marrëveshje

Sekretari Amerikan i Shtetit zbarkon në Greqi! Marco Rubio në Athinë për Dialogu Strategjik dhe tri marrëveshje

October 6, 2026
“Duam statusin e vendit kandidat, vetëm ne s’e kemi”- Vizita e Von der Leyen, Kurti: Kosova i plotëson kriteret, BE të hapë edhe negociatat!

Më pak se dy orë nga skadimi i afatit, Kurti bën tjetër lëvizje! Propozon Justina Pulën për Presidente, i bën thirrje PDK të votojë: Le të bindet Hamza

October 6, 2026
Neymar i dedikon ‘homazh’ Messit në ditën e largimit nga kombëtarja: Jo vetëm Argjentina, e gjithë bota të është mirënjohëse!

Neymar i dedikon ‘homazh’ Messit në ditën e largimit nga kombëtarja: Jo vetëm Argjentina, e gjithë bota të është mirënjohëse!

October 6, 2026
“Pas saj mund të qëndrojë Rusia, ose…!”- Arrestimi i bujshëm i ish-shefit të inteligjencës gjermane, eksperti: Historia më e madhe e spiunazhit!

“Pas saj mund të qëndrojë Rusia, ose…!”- Arrestimi i bujshëm i ish-shefit të inteligjencës gjermane, eksperti: Historia më e madhe e spiunazhit!

October 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com