• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Tërmeti dhe pandemia thyen në mes mandatin e dytë duke përmbysur planet tona”

by A R
05/03/2021 10:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama ka folur sot për planin e socialistëve për rindërtimin e vendit pas goditjes nga tërmeti i 26 Nëntorit 2019.

Në aktivitetin politik që i paraprin zgjedhjeve të 25 Prillit, Rama foli për tërmetin shkatërrimtar dhe pandeminë, dy fenomene negative për të cilat thotë se kanë thyer në mes mandatin e dytë të kësaj qeverie dhe kanë përmbysur planet e socialistëve.

E duke folur në këtë aspekt, Rama përmendi figura letrare kur tha se këto dy ngjarje të mëdha do të kishin rrëzuar “një elefant” e jo më qeverinë shqiptare.

“15 muaj më parë ne u zgjuam nga një tronditje e jashtëzakonshme që lëkundi themelet e shtëpive tona dhe që ngjalli ankthin e madh të asaj çka kishte ndodhur rreth nesh. Shumë shpejt mësova që diku pranë, Durrës, tërmeti i 26 Nëntorit kishte goditur shumë fort dhe pastaj minutë pas minuti informacioni shtrihej duke krijuar një perimetër që sot është perimetri brenda të cilit ne po kurojmë pa pushim plagët e mëdha të hapura atë natë. Nuk janë ende 8 vite sepse ne kemi hyrë në zyrë në gjysmën e dytë të Shtatorit të vitit 2013, por ky mandat ka qenë mandati më i jashtëzakonshëm i një qeveri shqiptare pasi është thyer në mes nga tërmeti dhe nga pandemia. Është thyer në mes duke përmbysur të gjitha planet tona duke përmbysur të gjithë kalendarët e punës sonë, prioritetet dhe duke e kthyer vëmendjen në dy drejtime që na kanë vënë përballë dy sfidave të jashtëzakonshme. Dy goditje që do kishin rrëzuar një elefant e jo më një qeveri të Shqipërisë me fuqitë dhe mjetet e kufizuara që ka. Dy sfida që askush tjetër nuk do mund t’i përballonte me forcën, me vullnetin dhe dinjtetin që po i përballojmë ne. Kur jam përgjigjur pyetjes se ku do i gjesh paratë, ka qenë një fjalë e dalë nga zemra por realisht një fjalë që mendja nuk arrinte dot ta mbështeste në argumente. Ka qenë një fjalë e thënë nga pasioni dhe barra e jashtëzakonshme e detyrimit për ata mijëra njerëz të mbetur pa strehë në vetëm pak minuta. Kam marrë rrugën dhe kam bërë me dëshirën dhe vullnetin më të fortë lypësin, kudo ku kam mundur duke trokitur në të gjitha dyert e mundshme”. 

/a.r

Next Post
Raporti i Komisionit për trazirat e 1997-ës, Gazidede fajësonte CIA-n, përplasja e Ngjelës për vrasjet e shqiptarëve

Raporti i Komisionit për trazirat e 1997-ës, Gazidede fajësonte CIA-n, përplasja e Ngjelës për vrasjet e shqiptarëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndeshja e mbrëmjes Shqipëri-Bjellorusi, Policia njofton masat për sigurinë! Nisin nga ora 17:00, ja 9 rrugët që bllokohen! Ndalohen dhe karikuesit e kozmetika

Ndeshja e mbrëmjes Shqipëri-Bjellorusi, Policia njofton masat për sigurinë! Nisin nga ora 17:00, ja 9 rrugët që bllokohen! Ndalohen dhe karikuesit e kozmetika

September 26, 2026
Vendi përfshihet sot nga reshjet, ulen temperaturat. Erë e fortë në zonat bregdetare

Mot i paqëndrueshëm/ Parashikimi sot, ulje temperaturash dhe vranësira shiu, në orët e pasdites…

September 26, 2026
Atentat në mes të Athinës, 4 persona hapin zjarr me breshëri plumbash ndaj lokalit, plagoset vajza 10-vjeçare shqiptare! Policia greke jep detajet, nëna e fëmijës…

Atentat në mes të Athinës, 4 persona hapin zjarr me breshëri plumbash ndaj lokalit, plagoset vajza 10-vjeçare shqiptare! Policia greke jep detajet, nëna e fëmijës…

September 26, 2026
Aksident zinxhir në Tiranë-Durrës, humb jetën 45-vjeçari

Aksidenti i mbrëmshëm me një të vdekur e dy të plagosur në Fushë-Krujë, Policia jep detajet e para! Viktima një 19-vjeçar, të dëmtuarit…

September 26, 2026
Papa: Inteligjenca artificiale duhet t'u shërbejë njerëzve, jo të bëhet instrument dominimi  -

Papa: Inteligjenca artificiale duhet tu shërbejë njerëzve, jo të bëhet instrument dominimi  –

September 25, 2026
Aksident në Milot, katër të lënduar, një në gjendje të rëndë

Aksident i rëndë në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe 2 të plagosur nga përplasja e tre automjeteve! Policia në vendngjarje, shkak dyshohet….

September 25, 2026
Liga e Kombeve/ Zidan e nis epokën e ‘gjelave’ me fitore, Mançini me humbje! Belgjika i nxjerr ‘bojën’ Italisë, Franca dhe Mbappe mposhtin turqit

Liga e Kombeve/ Zidan e nis epokën e ‘gjelave’ me fitore, Mançini me humbje! Belgjika i nxjerr ‘bojën’ Italisë, Franca dhe Mbappe mposhtin turqit

September 25, 2026
“Merrni guxim dhe i dilni përballë qytetarëve”- Aktivistja Arvina Lleshi debaton me Braçen, ndërhyjnë edhe kalimtarët!

“Merrni guxim dhe i dilni përballë qytetarëve”- Aktivistja Arvina Lleshi debaton me Braçen, ndërhyjnë edhe kalimtarët!

September 25, 2026
“Ishte strategji apo…”- Kikia: Dosja “Agasi” plasi një skandal shtetëror, institucionet u vunë në shërbim të krimit!

“Ishte strategji apo…”- Kikia: Dosja “Agasi” plasi një skandal shtetëror, institucionet u vunë në shërbim të krimit!

September 25, 2026
Sa naftë po kalon nëpër Hormuz? Pse të dhënat nuk përputhen me pretendimet e SHBA-së -

Irani i propozon SHBA-ve një plan 7-ditor për hapjen e ngushticës së Hormuzit

September 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com