• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tërmeti dhe Covid-19/ Denaj: Gjermania partner jetik, 58.2 milionë euro për Shqipërinë

by Ardit Rada
24/11/2020 13:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, ditën e sotme, mori pjesë në takimin e rëndësishëm online, në lidhje me negociatat ndërmjet Shqipërisë dhe Gjermanisë për bashkëpunim dhe zhvillim, ku dhe u firmos protokolli për bashkëpunim ekonomik midis dy vendeve. Pjesëmarrës në këtë takim ishin Peter Zingraf, Ambasadori Gjerman në Shqipëri, Santiago Alonso Rodriguez, Kreu i Divizionit në Ministrinë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, për Evropën Lindore dhe Juglindore, si dhe përfaqësues të tjerë të kësaj ministrie.

Fokusi kryesor i këtij diskutimi ndërqeveritar ishte angazhimi i ri prej 58.2 milionë euro që Gjermania merr përsipër të sigurojë për Shqipërinë, në kuadër të bashkëpunimit bilateral.

“Nëpërmjet këtyre negociatave ne jemi të lumtur të marrim një konfirmim të fortë se qeveria gjermane mbetet e përkushtuar të vazhdojë të jetë një partner i fortë dhe i besueshëm, si dhe do të vazhdojë mbështetjen ndaj Shqipërisë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE. Angazhimi i ri prej 58.2 milionë euro që Republika Federale e Gjermanisë merr përsipër të sigurojë për Bashkëpunimin Dypalësh Teknik dhe Financiar, do të jetë jetik në thellimin e procesit të transformimit social dhe institucional shqiptar”, u shpreh Denaj.

Gjatë këtij takimi, Denaj nënvizoi se, 2019 dhe 2020 ishin vite mjaft të vështira dhe sfiduese për Shqipërinë, duke u goditur nga dy situata të forta, tërmeti i nëntorit 2019 dhe pandemia COVID-19. Ministrja theksoi më tej se, qeveria shqiptare në të dyja rastet, ndërmori veprime të menjëhershme e të suksesshme për menaxhimin e situatës përmes mobilizimit, koordinimit dhe drejtimit të strukturave qendrore dhe lokale.

“Bashkimi Evropian dhe vendet anëtare të tij, me Gjermaninë si një prej tyre, përfaqësuan një zë të fortë në ndihmën e ofruar për Shqipërinë”, u shpreh Denaj.

“Që nga viti 2018, Gjermania ka mbështetur qeverinë shqiptare me 144 milionë euro. Vetëm në 2 vitet e fundit, rreth 20 qytete në Shqipëri u ndihmuan mbi problemet mjedisore, siç është dhe shpërdorimi i ujit. Më shumë se 6500 njerëz u punësuan dhe të tjerë u ndihmuan për hapjen e një biznesi. Gjithashtu, më shumë se 2.1 milionë konsumatorë përfituan furnizim me energji elektrike të përmirësuar. Të gjitha këto ndihma vijnë për të mbështetur Shqipërinë në rrugën e saj drejt BE-së”, shtoi Rodriguez, përfaqësuesi i lartë në Ministrinë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Next Post
FOTO/ E veshur me bikini, miliarderja 23-vjeçare ekspozon format bombastike

FOTO/ E veshur me bikini, miliarderja 23-vjeçare ekspozon format bombastike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nuk lejonte të dashurën të takonte miqtë dhe e detyroi të merrte drogë, dënohet shqiptari në Angli

Nuk lejonte të dashurën të takonte miqtë dhe e detyroi të merrte drogë, dënohet shqiptari në Angli

March 9, 2026
“Ndjej tradhti”, Vjosa Osmani: Kurti më kishte premtuar mbështetje për një mandat të dytë si Presidente e Kosovës

“Ndjej tradhti”, Vjosa Osmani: Kurti më kishte premtuar mbështetje për një mandat të dytë si Presidente e Kosovës

March 9, 2026

Katër HEC-et/ Rama kërkoi hetime, por ja si e mbylli SPAK tre vite më parë dosjen

March 9, 2026
Dyshohet se ka qëlluar veten me armë zjarri, gjendet i pajetë një 47-vjeçar në Tiranë

Dyshohet se ka qëlluar veten me armë zjarri, gjendet i pajetë një 47-vjeçar në Tiranë

March 9, 2026
Rikthehet shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Kroaci, qindra të rinj nisin stërvitjen

Rikthehet shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Kroaci, qindra të rinj nisin stërvitjen

March 9, 2026
Kushtetuesja ngriu dekretin e shpërndarjes së Kuvendit, Qeveria e Kosovës: Presim qartësi të plotë

Kushtetuesja ngriu dekretin e shpërndarjes së Kuvendit, Qeveria e Kosovës: Presim qartësi të plotë

March 9, 2026
Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

Deklarata e Trump për fundin e luftës në Iran zbut tregjet, fillon të ulet çmimi i naftës

March 9, 2026
Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

March 9, 2026
Serbia rendit Shqipërinë dhe Kroacinë në listën e vendeve të pasigurta, u kërkon qytetarëve të marrin “masa shtesë”

Serbia rendit Shqipërinë dhe Kroacinë në listën e vendeve të pasigurta, u kërkon qytetarëve të marrin “masa shtesë”

March 9, 2026
Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me shtyllën, humb jetën në aksident shoferi në Shkodër

Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me shtyllën, humb jetën në aksident shoferi në Shkodër

March 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In