• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Tërmeti, Çako: Vullneti njerëzor mbizotëroi mbi teknologjinë

by A R
07/12/2019 19:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako gjatë një interviste televizive deklaroi se ditën e 26 nëntorit, kur vendi ynë u godit nga tërmeti i fuqishëm, të gjitha strukturat që në momentin e parë u organizuan dhe lëvizën drejt epiqendrës, që ishte Durrësi.

“Personalisht, po dhe e gjithë struktura që unë kam në dispozicion, por edhe struktura të tjera, që në momentin e parë, u organizuam dhe lëvizëm drejt epiqendrës, që ishte Durrësi. Isha në komunikim intensiv, pavarësisht nga një fluks i jashtëzakonshëm shkëmbimi informacionesh me të gjitha strukturat e individët që raportonin në kohë reale. Në momentet e para jam nisur drejt Durrësit, aty ku ishte epiqendra dhe komunikimi ka qenë me prefekturën dhe bashkinë e Durrësit. Informacionet vinin të njëpasnjëshme për godina e banesa që ishin rrënuar, ose kishin rënë. Informacionet e para kanë qenë për godinat në zonën e plazhit, të cilat ishin konstatuar nga qytetarët që kishin filluar lëvizjen, më pas sinjalet erdhën për zonën e ish-Kënetës, e më pas në qendër të Thumanës”, – tha Çako.

Çako gjithashtu u shpreh se vetë ai, që në momentet e para pas tërmetit, ishte në godinën e identifikuar si e rënë tek hotel “Mira Mare” në Durrës.

“Personalisht jam orientuar drejt objektit të parë, që ishte identifikuar si i rënë dhe kjo ishte ‘Mira Mare’ në Durrës. Kishte një situatë paniku të jashtëzakonshëm, situatë e çorientuar. Erdhën forcat menjëherë dhe nisi ndërhyrja, pasi u mor informacioni se kishte banorë. Për pak çaste informacioni u pasua nga Thumana, u tha se kishte shumë viktima, ishin 2-3 pallate të rrënuar plotësisht. Jam zhvendosur dhe kam shkuar menjëherë në Thumanë. Aty filluan menjëherë kërkim-shpëtimet. Janë orientuar drejt objekteve të identifikuara ose të shembura, me të gjitha grupet që ne i kemi patur në dispozicion”, u shpreh Çako.

Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako, sqaroi dhe  procedurën e ndjekur për të kërkuar ndihmë te partnerët e huaj.

“Ekipi i parë që ka shkelur tokën shqiptare, ka qenë ekipi i Kosovës, më pas ekipi grek i kërkim-shpëtimit, pothuajse të gjitha kanë ardhur njëra pas tjetrës. Janë aktivizuar në shpërndarjen në të gjitha pikat ku kishte njerëz nën rrënoja dhe ata kanë funksionuar në mënyrë perfekte, duke mos marrë në konsideratë asnjë lloj vështirësie, asnjë lloj pretendimi”, – tha Çako.

Gjithashtu Çako, iu përgjigj dhe akuzave të ngritura se ekipet shqiptare të kërkim-shpëtimit nuk kishin kapacitetet e duhura, duke u shprehur se pavarësisht se kapacitetet tona nuk mund të krahasohen me ato të vendeve të zhvilluara të BE, apo të vendeve të tjera, ajo që prevalon mbi të gjitha është gatishmëria, vullneti dhe lëvizja e të gjithë qytetarëve dhe e strukturave të shtetit shqiptar.

“E them me përgjegjësi të plotë, që pavarësisht se kapacitetet tona nuk mund të krahasohen me ato të vendeve të zhvilluara të BE, apo të vendeve të tjera, por ajo që prevalon mbi të gjitha është gatishmëria, vullneti dhe lëvizja e të gjitha qytetarëve dhe e strukturave të shtetit shqiptar. Nuk besoj se dikush do të gjejë motivin për të identifikuar neglizhenca në këtë drejtim. Fatkeqësia përfshin gjithë shoqërinë. Strukturat kanë qenë kompakte dhe të harmonizuara”, – u shpreh Çako.

Çako theksoi se, “vullneti human dhe njerëzor prevalon mbi mjetet, mbi teknologjinë e cila udhëhiqet nga njeriut. Gjithsesi teknologjia ka efektet e veta dhe ne jemi duke punuar intensivisht për ngritjen e plotë të agjencisë kombëtare të mbrojtjes civile, që është institucioni kryesor që bën politikat e qeverisë për mbrojtjen civile për reduktimin e riskut. Por të gjitha strukturat duhet të kompletohen në këtë aspekt”.

“Sot të gjitha njësitë administrative, bashkitë apo edhe institucionet e tjera, janë të detyruara të planifikojnë përpara se të ndodhin fatkeqësitë natyrore në buxhetin e tyre, 2- 4% për njësitë vendore, për të gjitha institucionet”, – vijoi Çako.

Çako rrëfeu dhe momentet e vështira gjatë operacioneve të kërkim-shpëtimit, ku u shpreh se, “te godina pranë Kryqit të Kuq, u nxor një grua e gjallë, u shpresua, por më pas humbi jetën. Ka patur raste që me gjithë investimin nuk ia dolën dot. Dhe ky ka qenë një moment i vështirë. E vërteta është që me gjithë dhimbjen e madhe që kanë patur, ata kanë qenë shumë bashkëpunues. Nuk ka patur vështirësi të cilat kanë ardhur si rezultat i pritshmërisë së familjarëve në këto pika. Është për t’u vlerësuar. Të gjithë familjarët kanë qenë bashkëpunues, me gjithë dhimbjen e madhe”.

Në raste të tilla është i domosdoshëm një nivel profesionalizmi i lartë, i cili të mundëson që përveç se ta shpëtosh tjetrin në kohë reale, duhet edhe të jesh i kujdesshëm, pasi pasojat që mund të vijnë nga një lëvizje e nxituar mund të kenë rezultat negativ dhe kjo e bën edhe të domosdoshme hap pas hapi nevojën për të qenë shumë profesionalë me mjete, me teknologji, përveç angazhimit e vullnetit. Ndaj edhe grupet e respektojnë njëri-tjetrin për momentin se kur veprohet. Kishte disa orë në Vilën Palma, u deshën orë të tëra, pa fund, të grupeve tona nga mëngjesi, derisa mbërritën grupet greke. Grupet tona kishin mundësuar krijimin e një hapësire, e një tuneli, deri në mbërritjen e Klajdit, djalit që u shpëtua, por pozicioni i tij ishte shumë i vështirë pasi një tra i vendosur në mënyrë horizontale në pjesën e krevatit e kishte mbyllur ose e kishte kufizuar mundësinë e daljes. Gjithçka u mundësua falë durimit dhe profesionalizmit të ekipeve greke që krijuan terrenin e mjaftueshëm për ta shpëtuar”, – përfundoi Çako.

Next Post
Reagon ish-deputeti Shehaj: Rruga Milot-Balldren, mashtrim i paralajmëruar 6 muaj më parë

Reagon ish-deputeti Shehaj: Rruga Milot-Balldren, mashtrim i paralajmëruar 6 muaj më parë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Friedman: Unë jam vajza që Hitleri e kishte frikë

Friedman: Unë jam vajza që Hitleri e kishte frikë

January 28, 2026
“Përgjithmonë vetëm!”/ Shenjat e horoskopit që nuk duan dhe nuk do të kenë një lidhje

‘Koha të lini pas planet e vjetra’, java e fundit e janarit, zbuloni 3 fatlumët e horoskopit/ Ja çfarë parashikohet për secilën shenjë

January 28, 2026
Ngjarja në Rinas, Preç Zogaj: Atentati, një larje hesapesh mes botës së krimit

Zogaj ngre akuza për strategjinë e zvarritjes së proceseve gjyqësore: Drejtësisë po tentohet t’i priten tubat, nuk po e lenë të rrjedhë

January 28, 2026
Moti i keq godet Gadishullin Iberik, 6 viktima/ Mbi 800 mijë banorë mbeten pa energji elektrike

Moti i keq godet Gadishullin Iberik, 6 viktima/ Mbi 800 mijë banorë mbeten pa energji elektrike

January 28, 2026
Një i penduar që mbulohet nga heshtja dhe një i papenduar që vazhdon luftën nga varri 

A jemi në strategjinë amerikane të mbrojtjes?

January 28, 2026
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Veliajn-Vangjeli: Tregoi se sistemi funksionon

Vangjeli kundër burgut për parkim të gabuar: Në Evropë të heqin patentën, nuk të arrestojnë

January 28, 2026
“Kodi penal shqiptar ka masa të forta për drogën”-Gjoni: Dënohesh 2 herë më shumë se në vendet e BE

“Kodi penal shqiptar ka masa të forta për drogën”-Gjoni: Dënohesh 2 herë më shumë se në vendet e BE

January 28, 2026
Aksionet e fundit, Çupi: Rama po tenton të bëjë Shqipërinë evropiane

Dekriminalizimi i shpifjes/ Frrok Çupi: Detyra e shtetit është të garantojë liri, e gazetarit të vërtetën!

January 28, 2026
Rumani, momente tensioni/Tifozi i PAOK thyen kamerën e gazetarit para spitalit ku po trajtohen tre të plagosurit

Rumani, momente tensioni/Tifozi i PAOK thyen kamerën e gazetarit para spitalit ku po trajtohen tre të plagosurit

January 28, 2026
Aksioni i policisë në Mitrovicën e Veriut zbulon arsenal armësh, municion dhe uniforma të policisë serbe

Aksioni i policisë në Mitrovicën e Veriut zbulon arsenal armësh, municion dhe uniforma të policisë serbe

January 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In