• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, June 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tërmeti/ Çako: Të gjitha strukturat kanë reaguar menjëherë, kush fyen dhe përbuz punën e tyre s’është shqiptar

by Java News
14/12/2019 10:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gati një muaj para tërmetit të 26 nëntorit, emergjencat Civile të Shqipërisë kanë organizuar një stërvitje me partnerët e huaj pikërisht për mënyrën se si duhet reaguar në situata tërmeti. Drejtori i Agjencisë së Mbrojtjes Civile Haki Çako u shpreh në studion e Ora News se të gjitha strukturat kanë reaguar menjëherë në momentin e tërmetit të 26 nëntorit, duke ndihmuar njerëzit që u gjendën nën rrënoja.

“Funksionimi i të gjitha strukturave tona dhe investimi i qeverisë shqiptare ka qenë mëse konkret. Ne në muajin tetor kemi organizuar mbi bazën e këtij ligji, por edhe aktesh të tjera një stërvitje pikërisht me një skenar për tërmetet bashkë me partnerët tanë kryesorë. Ajo ishte një stërvitje që përkonte pikërisht me rriskun që ne kemi për çështjen e tërmeteve”, u shpreh Çako.

I pyetur në lidhje me akuzat se forcat e ndërhyrjes kishin mungesë pajisjesh gjatë operacioneve të kërkim-shpëtimit, Çako tha se e vërteta është që të gjitha strukturat operacionale, qofshin strukturat e Forcave të Armatosura, qofshin ato të policisë, të shëndetësisë, kanë përdorur të gjitha mjetet që kanë në dispozicion.

“Nuk është e vërtetë që forcat e mbrojtjes nga zjarri kanë qenë pa kokore, pa mjete. Le t’i kthejnë pamjet filmike dhe të gjithë kontributin e këtyre njerëzve. Kanë qenë 38 jetë njerëzish që u shpëtuan nga këto forca. Ato kanë qenë po kaq aktive sa edhe heronj. Kush fyen dhe përbuz punën dhe kontributin e tyre, jo vetëm që nuk është shqiptar, por nuk është as realist, nuk ka as dashamirësinë më minimale”, u shpreh Çako.

Drejtori i Agjencisë së Mbrojtjes Civile Haki Çako tha se në vëmendjen maksimale të Ministrisë së Mbrojtjes kanë qenë dhe janë edhe dëmet e tërmetit të 21 shtatorit. “Jemi në proces ndërtimi nga e para të 233 banesave të 21 shtatorit”, u shpreh Çako, sipas të cilit kompanitë janë duke punuar për përfundimin e tyre.

g.kosovari

Next Post
Holloi muret mbajtës të pallatit në Durrës, arrestohet pronari i lokalit “Barons”

Holloi muret mbajtës të pallatit në Durrës, arrestohet pronari i lokalit "Barons"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Votimi ndan shapin nga sheqeri

June 21, 2026
Sekuestrohen 798 steka cigare në Portin e Durrësit, kapet 34-vjeçari me armë automatike

Sekuestrohen 798 steka cigare në Portin e Durrësit, kapet 34-vjeçari me armë automatike

June 21, 2026
“Vetëvrasje e vrasje të dyshimta”, politologia: Pakënaqësi e përçarje në elitën ruse

“Vetëvrasje e vrasje të dyshimta”, politologia: Pakënaqësi e përçarje në elitën ruse

June 21, 2026
Sondazhi: Nëntë në 10 izraelitë besojnë se Irani e fitoi luftën me SHBA-në

Sondazhi: Nëntë në 10 izraelitë besojnë se Irani e fitoi luftën me SHBA-në

June 21, 2026
Aksident në rrugën Sarandë-Ksamil, plagosen dy të rinj që udhëtonin me motor

Aksident tragjik në rrugën e vjetër Fushë-Krujë–Laç, humb jetën motoristi (EMRI)

June 21, 2026
Temperaturat e larta “përvëlojnë” Francën, qeveria ndërhyn me masa drastike në eventet masive

Temperaturat e larta “përvëlojnë” Francën, qeveria ndërhyn me masa drastike në eventet masive

June 21, 2026
“Tokat e të parëve do t’i mbrojmë me gjak”/ Protestë në Kakome, banorët shembin me forcë rrethimin

“Tokat e të parëve do t’i mbrojmë me gjak”/ Protestë në Kakome, banorët shembin me forcë rrethimin

June 21, 2026
Bisedimet me SHBA, Irani: Nuk kërkojmë bombë atomike, por nuk heqim dorë nga pasurimi i uraniumit

Bisedimet me SHBA, Irani: Nuk kërkojmë bombë atomike, por nuk heqim dorë nga pasurimi i uraniumit

June 21, 2026
Nga idealizmi i protestës te realpolitika e pushtetit

Nga idealizmi i protestës te realpolitika e pushtetit

June 21, 2026
Sërish polemika për Messin, FIFA sqaron rregullin: Ja pse gjesti i tij nuk ndëshkohet si rasti i Almiron

Sërish polemika për Messin, FIFA sqaron rregullin: Ja pse gjesti i tij nuk ndëshkohet si rasti i Almiron

June 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In