Një tërmet me magnitudë 6.8 goditi Marokun të premten në mbrëmje duke lënë të vdekur 1,037 persona dhe qindra të lënduar.
Si pasojë e këtij tërmeti apokaliptik pati edhe dëme të mëdha materiale dhe imazhet e publikuara në internet tregojnë shkallën e dëmit në Xhaminë Tinmal në malet e Atlasit të Lartë, një shembull kryesor i arkitekturës Almohad. Xhamia e shekullit të 12-të shërbeu si model për xhaminë Koutoubia në Marrakesh dhe xhaminë Giralda në Sevilje, tha për CNN një ish-ministër i kulturës marokene.
Si rrjedhojë e këtij tërmeti ekziston frika se mund të rrafshohen fshatra të tëra. Epiqendra ishte në një zonë me popullsi të rrallë të Maleve të Atlasit të Lartë, 71 kilometra në jug-perëndim të Marrakeshit, një destinacion i madh turistik.
/a.d