• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Tërmetet në Santorini arratisje në panik nga ishulli. A mund të ndodhë ‘shpërthimi Minoan’?

by A M
03/02/2025 21:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Më shumë se 555 tërmete me magnitudë deri në 4.9 të shkallës Rihter, nga të cilët të paktën 200 janë mbi 3 ballë, të regjistruara nga Qendra Sizmologjike Evropiane dhe Mesdhetare në pesë ditët e fundit në zonën detare të Santorinit, kanë shkaktuar panik dhe arratisje në masë nga ishulli atraktiv.

Numri i lëkundjeve ndryshon dinamikën nga ora në orë me vibrimet e reja, teksa turistët dhe banorët nxitojnë të largohen me tragete.

Radha e mjeteve është kilometrike që presin të imbarkohen dhe kërkesat për bileta e lartë. Tërmetet kanë sjellë edhe pamje të frikshme të rrëshqitjeve në brigjet e ishullit, çarje toke dhe masive shkëmbore të shkëputur nga trupi i tokës.

Porti ka vështirësi, lëvizjet pothuajse janë të ndaluara për shkak të problematikës. Linjat ajrore, mes protestave për rritjen e çmimit të biletave, kanë planifikuar fluturime urgjente, ndërkohë që edhe anijet nisen nga ishulli me kapacitet të plotë.

Sizmologët, edhe pse të kujdesshëm në deklarata, nuk e fshehin faktin se “stuhia sizmike” do të vazhdojë, ndoshta duke shkaktuar një tërmet më të madh, por jo si ai i vitit 1956, i cili gjithashtu shkaktoi një cunami. Frika tjetër e tyre është se ka një lëvizje vullkanike, pra lëkundjet e tilla janë shenja të një vullkani të vjetër të njohur në zonë.

“Aktiviteti sizmik që po zhvillohet tani pranë Amorgos do të zgjasë nga disa ditë në javë, duke ruajtur të njëjtat përmasa. Duhen mijëra vjet për të mbushur çarjen. Nuk do të prodhojë tërmete të mëdha. Mund të shohim magnituda më të mëdha se 5 në shkallën Rihter. Njerëzit nuk duhet të bëjnë panik, nuk do të shohim një tërmet si ai i vitit 1956″, tha presidenti i OASP, profesor i Gjeologjisë në Universitetin e Athinës, Efthymios Lekkas.

Ndërsa akademiku dhe profesor i Fatkeqësive Natyrore në Universitetin Teknik të Kretës, Kostas Synolakis tha se të gjithë skenarët janë duke u shqyrtuar.

“Ajo që mund të themi në thelb është se Santorini ka shpërthime të mëdha rreth çdo 17000 vjet. Shpërthimi i fundit i madh ishte shpërthimi Minoan, i cili ishte 3500 vjet më parë. Pra, duke marrë parasysh të gjitha gjërat, ne jemi shumë larg. Santorini ka shpërthime më të vogla çdo pesëdhjetë vjet apo më shumë. Shpërthimi i fundit që pati ishte në vitin 1950. Më parë ishte në vitin 1922, ndaj duke pasur parasysh përmasat, Santorini është në rrugën e duhur për të pasur një shpërthim më të vogël, por nuk mund të themi qartë se sa i madh do të jetë. Dhe ndoshta nuk do të jetë diçka si shpërthimi Minoan që ishte 3500 vjet më parë. Ndoshta do të jetë diçka më e ngjashme me shpërthimet që kemi parë, si ai i fundit në 1950 ose 2022”, shprehet ai për median greke.

Next Post
Vota e Diasporës, Rama mbledh të deleguarit e Tiranës, ja porosia që i la Veliajt dhe Manastirliut

Vota e Diasporës, Rama mbledh të deleguarit e Tiranës, ja porosia që i la Veliajt dhe Manastirliut

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Putin do më helmojë si Navalnyn? Zelensky në Mynih: Përpiqem të mos mendoj për planet e presidentit rus

Putin do më helmojë si Navalnyn? Zelensky në Mynih: Përpiqem të mos mendoj për planet e presidentit rus

February 14, 2026
Prefekti i Tiranës Shkëlqim Hajdari nderon figurën e Hafiz Ali Korçës gjatë vizitës në Kavajë

Prefekti i Tiranës Shkëlqim Hajdari nderon figurën e Hafiz Ali Korçës gjatë vizitës në Kavajë

February 14, 2026
Eva Dumani rikthehet pas 12 vitesh në Siri/ Reagon Ministria e Jashtme: Operacioni u realizua me mbështetjen e partnerëve

Eva Dumani rikthehet pas 12 vitesh në Siri/ Reagon Ministria e Jashtme: Operacioni u realizua me mbështetjen e partnerëve

February 14, 2026
“U krye shpërthim i planifikuar për shkak të punimeve”, ARRSH reagon për bllokimin e rrugës në dalje të tunelit të Llogarasë

“U krye shpërthim i planifikuar për shkak të punimeve”, ARRSH reagon për bllokimin e rrugës në dalje të tunelit të Llogarasë

February 14, 2026
“Urdhrin e dhashë unë”, Klod Cara merr fajin për plagosjen e Dhimo Mecit në burgun grek (FOTO)

“Urdhrin e dhashë unë”, Klod Cara merr fajin për plagosjen e Dhimo Mecit në burgun grek (FOTO)

February 14, 2026
Akuzat për helmimin e Navalny me toksinë bretkosash, reagon Rusia: Mashtrim i propagandës perëndimore

Akuzat për helmimin e Navalny me toksinë bretkosash, reagon Rusia: Mashtrim i propagandës perëndimore

February 14, 2026
Lista Basha, një ëndërr e keqe pranvere

Bojkot lara-lara, të ftojnë në Uashington, të lenë pas dere në Mynih!

February 14, 2026
Gripi arrin pikun në Shqipëri, rreth 16 mijë raste vetëm gjatë javës së fundit

“Mund të zgjasë deri në mars”/ Gripi nuk tërhiqet, mjekët apel për kujdes: Këtë javë u raportuan mbi 15 mijë raste

February 14, 2026
Aksident në aksin Pogradec-Korçë, makina përplas këmbësoren, transportohet në spital e plagosura

Aksident në aksin Pogradec-Korçë, makina përplas këmbësoren, transportohet në spital e plagosura

February 14, 2026
Trafik i rënduar nga “Tuneli i Krrabës” drejt Librazhdit, aksident me dy të plagosur në Labinot-Fushë

Trafik i rënduar nga “Tuneli i Krrabës” drejt Librazhdit, aksident me dy të plagosur në Labinot-Fushë

February 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In