• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tërmet politik në SPD-në gjermane: Bärbel Bas jep dorëheqjen nga drejtimi i partisë

by A R
12/10/2026 10:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Gjermani, një tërmet politik ka tronditur Partinë Socialdemokrate (SPD). Bärbel Bas është tërhequr nga detyrat e saj si bashkëkryetare e partisë dhe ministre e Punës në qeverinë e Friedrich Merz. Në një reagim në Instagram, politikania e ka justifikuar vendimin me arsye personale, duke bërë të ditur se po përballet me një humbje familjare që ka nevojë ta përballojë dhe ta përpunojë emocionalisht. Megjithatë, ajo ka përmendur edhe sulmet ndaj saj nga aleatët e Unionit (CDU/CSU).

“Të dashur shokë dhe shoqe, të dashur kolegë dhe kolege, sot po ju drejtohem me një mesazh shumë personal”, shkroi Bas. “Pas vdekjes së vajzës së bashkëshortit tim nga një martesë e mëparshme, kam kuptuar se kam nevojë për kohë për të përballuar zinë. Dua t’i jap vetes gjithë kohën e nevojshme.”

Ajo theksoi gjithashtu se sulmet publike ndaj saj janë shtuar pikërisht në këtë periudhë të vështirë personale, madje edhe nga radhët e partnerit të koalicionit qeverisës.

“Fatkeqësisht, më duhet të konstatoj se sulmet publike ndaj meje, përfshirë edhe ato nga radhët e partnerit të koalicionit, janë intensifikuar në këtë moment personalisht të vështirë për mua”, u shpreh politikania.

“Meqenëse, në këtë moment, nuk arrij të gjej forcën e nevojshme për të përmbushur plotësisht, brenda një kohe kaq të shkurtër, detyrat e mia qeveritare dhe partiake, kam vendosur të heq dorë nga të dyja postet. Për këtë arsye, e kam njoftuar bashkëkryetarin e partisë dhe zëvendëskancelarin Lars Klingbeil se, duke filluar nga sot, jap dorëheqjen nga posti i kryetares së partisë. Në të njëjtën kohë, i kam kërkuar kancelarit federal të më lirojë nga detyra e ministres federale të Punës dhe Çështjeve Sociale”, përfundoi ajo.

Në krye të Ministrisë së Punës pritet ta zëvendësojë ish-kryeministri i landit të Renanisë-Palatinatit, Alexander Schweitzer. Lajmi raportohet nga mediat gjermane Bild dhe Der Spiegel, të cilat u referohen burimeve nga Partia Socialdemokrate.

Schweitzer, 53 vjeç, jurist dhe nënkryetar federal i SPD-së, drejtoi qeverinë e Renanisë-Palatinatit nga korriku i vitit 2024 deri në maj të vitit 2026. Më herët, ai ka mbajtur edhe poste të tjera të rëndësishme, përfshirë atë të ministrit rajonal të Çështjeve Sociale dhe të kryetarit të grupit parlamentar socialdemokrat në parlamentin e landit.

Ndërkohë, mbetet ende e hapur çështja e pasuesit të Bärbel Bas në postin e bashkëkryetarit të SPD-së, detyrë që ajo e ndante deri më tani me Lars Klingbeil.

Next Post
Jep dorëheqjen drejtori i Burgjeve, Kupi: Pas shtatë muajsh vendosa që…

Jep dorëheqjen drejtori i Burgjeve, Kupi: Pas shtatë muajsh vendosa që...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com