• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

‘Tërmet’ në Policinë e Elbasanit, Haki Çako shkarkon të gjithë drejtuesit

by Java News
19/10/2017 10:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Haki Çako janë shkarkuar të gjithë drejtuesit e Policisë së Elbasanit. Burime pranë Policisë së Shtetit bëjnë të ditur se masat vijnë pas përplasjeve në Elbasan mes familjeve Çapja dhe Çela, të cilat kanë sjellë edhe gjakderdhje.

Në një konferencë shtypi, Çako deklaroi se 12 drejtuesit e Policisë së Elbasanit janë shkarkuar nga detyra pasi u cënua rëndë imazhi i Policisë së Shtetit nga mosreagimi i efektivëve të policisë.

Deri në ristrukturimin e Drejtorisë Vendore të Policisë së Elbasanit, në krye të saj është vendosur nëndrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Altin Qato.

“Një muaj më parë ndodhi një ngjarje e rëndë në Elbasan. Fatkeqësisht policia nuk ishte në lartësinë e duhur. Ngjarja e Elbasanit ishte e rëndë. Kryem një analizë të gjërë dhe arritëm në konkluzionin se strukturat drejtuese u treguan të paafta për të menaxhuar ngjarjen kriminale. Ngjarja në fjalë tregon një punë të dobët të policisë së Elbasanit ndaj bandave. Nga puna e dobët e policisë. Drejtoria e policisë Elbasan do i nënshtrohet një ristrukturimi në themel. Altin Qato do të drejtojë punën e policisë në Elbasan. Ftoj qytetarët të mos humbin besimin. Janë sekuestruar 35 milione euro pasuri kriminale në 9 muaj. Do të godasim të gjitha grupet kriminale. Kjo është një betejë e gjatë, por do e çojmë deri në fund”, deklaroi Çako

Ndërkohë një aksion i policisë i datës 18 shtator në Elbasan solli edhe përplasjen e bluve me njerëzit e biznesmenit Petrit Çela. Djali i këtij të fundit, Suel Çela dhe shoku i tij Enea Bekteshi goditën me një “Audi” të blinduar automjetin e zv/drejtorit të policisë së Elbasanit, Gjergji Oshafi.

Deklarata e plote 

Rreth një muaj më parë, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Elbasanit. Forcat e policisë, të angazhuara në një operacion kontrolli rutinë, u përballën me disa individë të dyshuar.

Fatkeqësisht, forcat policore nuk ishin në lartësinë që kërkon detyra.

Mosveprimi i tyre solli që të dyshuarit të largohen dhe kësisoj operacioni të dështonte.

Pamjet filmike të operacionit të dështuar ishin gjithashtu tronditëse.

Dëshmia që u përcoll në opinionin publik e forcave policore që vëzhgonin të dyshuarit teksa largoheshin, madje dhe goditeshin prej tyre pa marrë asnjë kundërpërgjigje, ishte shokuese.

Policia e Shtetit është në shërbim dhe në mbrojtje të qytetarëve dhe misioni ynë është të transmetojmë siguri tek publiku.

Fatkeqësisht, ngjarja e Elbasanit, ishte një cënim për imazhin dhe punën e Policisë së Shtetit.

Në orët e para, fokusi ynë kryesor ishte stabilizimi i situatës. Por sigurisht, nuk mund të mos kryhej edhe një analizë e hollësishme e ngjarjes së ndodhur.

Pas hetimit të kryer nga Drejtoria e Standarteve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshmë të Policisë së Shtetit, por edhe duke vlerësuar raportin e detajuar të SHÇBA-së, është arritur në konkluzionin se strukturat drejtuese dhe operuese në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan janë treguar të paafta për të menaxhuar situatën e krijuar në datën 18 shtator 2017.

Me veprimet dhe akoma më keq me mosveprimet e tyre, situata është përshkallëzuar dhe personat përgjegjës për ngjarjen e rëndë nuk janë arrestuar dhe vendosur përpara drejtësisë në kohën e duhur.

Ngjarja në fjalë tregon për një punë të dobët të kryer nga strukturat përgjegjëse në këtë drejtori në luftën kundër grupeve kriminale që kanë vepruar prej vitesh në qytetin e Elbasanit.

Sigurisht kjo ngjarje kërkon nxjerrjen e përgjegjësive konkrete.

Pikërisht prandaj, në konstatim të shkeljeve të rënda bazuar në Rregullorën e Policisë së Shtetit, kam urdhëruar masa disiplinore për 12 drejtues dhe punonjës të Policisë së Elbasanit, si më poshtë:

1. Lirimin nga kjo detyrë të Drejtorit të Policisë Vendorë Elbasan, Drejtues i Parë Arben Dashi dhe vënien në dispozicion të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit , për emërimin e tij në një detyrë tjetër.

2 .Shkarkimin nga detyra të Zv/Drejtorit të Policisë Vendore Elbasan, Kryekomisar Gjergji Oshafi.

3. Shkarkimin nga detyra të Shefit të Sektorit për Krimet e Rënda, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, Kryekomisar Ilir Sula.

4. Shkarkimin nga detyra të Shefi I Rendit në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, Kryekomisar Kujtim Muça

5. Shkarkimin nga detyra të Shefit të Komisariatit të Policisë Elbasan,Kryekomisar Zija Sulaj.

6. Shkarkimin nga detyra të Shefit të Seksionit për Krimet e Rënda, N/Komisar Ervin Ballaci.

7. Shkarkimin nga detyra të Shefit të Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Elbasan, N/komisar Abedin Halilaj.

8. Shkarkimin nga detyra të Specialistëve për Krimet, N/Komisar Petrit Mustafa, N/komisar Klajdi Hoxha dhe N/komisar Gerald Agalliu.

9. Shkarkimin nga detyra të SPZ-së, Inspektor Gëzim Suli.

10. Përjashtim nga Policia e Shtetit për SPZ, Inspektor Ferdinand Balliu.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan do t’i nënshtrohet një ristrukturimi nga themelet dhe do të godasë fort dhe deri në fund, për asgjësimin e çdo rrjeti kriminal në zonën e Elbasanit.

Për këtë arsye kam komanduar në krye të kësaj drejtorie një nga drejtuesit më të lartë të Policisë së Shtetit, Drejtorin e Departamentit të Sigurisë Drejtues i Lartë Altin Qato,  i cili do të mbështetet nga një sërë specialistësh të Drejtorisë së Përgjithshmë të Policisë së Shtetit,  të caktuar në mbështetje të tij për drejtimin dhe menaxhimin e strukturave Vendore qoftë në planin e ristrukturimit të plotë, qoftë në planin e goditjes së elementeve kriminalë.

Së fundmi, dëshiroj t’i drejtohem të gjithë qytetarëve:

Kini besim të plotë tek Policia e Shtetit.

Lëkundjet në misionin e saj janë nje fenomen që duhet mirëkuptuar si pjesë e një procesi reformimi e transformimi rrënjësor që ka nisur, por nuk ka mbaruar.

Dhe më e rendesishmja është që asnjë lëkundje nuk do të tolerohet dhe asnjë shkak për lëkundje nuk do të anashkalohet, por do të adresohet me vendosmëri.

Pas vendosjes në kontroll të plote të territorit dhe çrrënjosjes shembullore të kanabisit ka nisur faza e dytë: Goditja e grupeve kriminale dhe sekuestrimi i aseteve të tyre.

Deri tani jane sekuestruar rreth  35 milionë euro pasuri kriminale në periudhe 9 – mujore kohë, nje shifër rekord për Policinë e Shtetit.

 

ma.me

Next Post
Kapen 10 tonë drogë te miku i Habilajve. Prokurori dekonspiroi aksionin te Berisha?

Kapja e 4.5 tonë kanabis, Prokuroria konfirmon: I përket grupit të Habilajve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mbyllet me tension konferenca Rama-Vuçiç, presidenti serb heq kufjet dhe largohet

“Ballkani ka paguar me gjak…”, Rama reagon ndaj Serbisë për Ibrin: Lumenjtë ndjekin gjeografinë, jo politikën…

August 11, 2026
Nga Dielli te truri i njeriut: Çfarë zbulojnë shkencëtarët gjatë eklipseve?

Nga Dielli te truri i njeriut: Çfarë zbulojnë shkencëtarët gjatë eklipseve?

August 10, 2026
Sherri mes adoleshentëve në Shkodër, policia arreston 2 të rinj dhe procedon 5 të mitur

Pse kanë marrë zemër 20 vjeçarët?

August 10, 2026
“Zemra ime është me ju…”, Shakira mesazh Kolumbisë pas tërmetit që la 111 të vdekur

“Zemra ime është me ju…”, Shakira mesazh Kolumbisë pas tërmetit që la 111 të vdekur

August 10, 2026
KFOR nis largimin gradual nga Ura e Ibrit, Sveçla: Kosova është forcuar dhe është gati të marrë përgjegjësitë

KFOR nis largimin gradual nga Ura e Ibrit, Sveçla: Kosova është forcuar dhe është gati të marrë përgjegjësitë

August 10, 2026
Mori titullin ‘Qytetar Nderi’ në Tiranë, Ali Ahmeti: Nëse nuk e vë flamurin shqiptar në zyrë, 5 mijë euro e kam gjobën. Do përpiqem të jem i disiplinuar

“Më dërguan planin për ndarjen e Maqedonisë”/ Ali Ahmeti zbulon prapaskenën: Si reaguan Nano dhe Berisha

August 10, 2026
“Dinari”/ Minxhozi: Albin Kurti po e fut Kosovën në përplasje me Perëndimin

Llogaritë e shtatorit

August 10, 2026
Rrezikoi pushuesit me Jet Ski në plazhin e Ksamilit, gjobitet me 500 mijë lekë

Rrezikoi pushuesit me Jet Ski në plazhin e Ksamilit, gjobitet me 500 mijë lekë

August 10, 2026
Pse fabula e Revolucionit të Flamingove s’u kthye në kauzë kombëtare?

Pse fabula e Revolucionit të Flamingove s’u kthye në kauzë kombëtare?

August 10, 2026
Përplasja për lumin Ibër, Vuçiç dhe Gjuriç i përgjigjen Tiranës: Serbia vendos vetë për burimet e saj

Përplasja për lumin Ibër, Vuçiç dhe Gjuriç i përgjigjen Tiranës: Serbia vendos vetë për burimet e saj

August 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com