Tërmet në Itali, ja epiqendra dhe magnituda

Auto Termet 1 11634713645

Një tërmet me magnitudë 4,4 ballë të shkallës Rihter u regjistrua sot në orën 11:34 në zonën e Bergamos, sipas Institutit Kombëtar të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë në Romë.

Epiqendra është në Bonate Sotto, një qytet në Bergamo.

Thellësia ishte 26 kilometra. Tërmeti është ndjerë në të gjithë Lombardinë.

Në Milano, shumë njerëz dolën në rrugë.

”Më pas u regjistrua një tërmet i dytë, më pak i fortë se i pari dhe këtë herë epiqendra ishte në Osio Sotto, në një thellësi 24,9 kilometra”, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë.

Pasgoditja ishte me magnitudë 2,2 Rihter, pra gjysma e të mëparshmit, me epiqendër në Bonate Sotto.

Dy qytetet janë rreth 10 kilometra larg njëri-tjetrit.

Nuk ka njoftime për viktima apo dëme.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com