Një tërmet i fuqishëm me intensitet 7.2 sipas shkallës Richter është regjistruar në arqipelagun Vanuatu në oqeanin Paqësor, në lindje të Australisë.
Sipas raportimeve të para nuk ka dëme materiale por autoritetet kanë paralajmëruar banorët për mundësinë e goditjes nga cunami.
Pllakat tektonike të Australisë janë një nga zonat me aktivitetin më të lartë sizmik, por një tërmet i kësaj shkalle nuk është regjistruar që prej 2004-ës.