Mbrëmjen e sotme në orën 21:15 minuta është regjistruar një lëkundje e fortë tërmeti me magnitudë 5.5 ballë me epiqendër në Hamallaj të Durrësit, ndërsa është ndjerë në Tiranë, Elbasan, Fushë Krujë, Gjirokastër, por edhe deri në Maqedoni.
Lëkundja sizmike mbrëmjen e sotme zgjati disa sekonda. Tërmeti ka shkaktuar frikë dhe panik në zonën e Durrësit, të cilat kanë dalë në rrugë.
Ende nuk raportohet për dëme materiale nga lëkundjet mbrëmjen e sotme.