• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Tërhiquni sa s’është tepër vonë”- Ministri Demo paralajmëron autorët e dhunës: Skenar ogurzi! Studentët po shfrytëzohen nga politika e vjetër

by A. Q
14/10/2026 21:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Brendshëm, Ervin Demo, ka reaguar pas protestës së sotme, duke akuzuar aktorë politikë dhe persona të maskuar se kanë shfrytëzuar pakënaqësinë e studentëve për të nxitur dhunë dhe dëmtim të pronës publike e private.

Ai ka mbrojtur veprimet e Policisë së Shtetit, ndërsa u ka bërë thirrje studentëve të distancohen nga dhuna dhe të vijojnë dialogun me qeverinë.

Reagim i ministrit të Punëve të Brendshme, Ervin Demo:

“Sot, e gjithë Shqipëria pa se në emër të studentëve, politika më e vjetër e këtij vendi, e cila jep shpirt po nuk heq dorë, foli me gjuhën e shkatërrimit, flakëve, bastisjeve të pronës publike dhe private.

Jo vetëm ata që sot hodhën gurët me duart e të verbërve që kishin nxjerrë përpara, po edhe duart dashakëqia të të huajve, që përmes rrjeteve sociale janë futur në këtë vend qysh në qershor, u bënë bashkë.

U bënë bashkë për të sfiduar qetësinë dhe durimin tonë

U bënë bashkë me një skenar ogurzi, duke shfrytëzuar edhe dëshirën e natyrshme të studentëve për progres dhe padurimin e natyrshëm të më të rinjve për shpejtësinë e progresit. Si dikush që në politikë ka ardhur nga auditori i Universitetit dhe që nuk ka ndërmend të sillet si profesor sonte, dua t’u them studentëve që të përfshirë në këtë vorbull, në radhë të parë atyre të mjekësisë, të cilët vijnë nga radhet e nxënësve më të mirë: Unë, Kryeministri, qeveria jonë, Partia Socialiste, kemi qenë dhe jemi gjithnjë me ju dhe për ju! Edhe kur ju nuk jeni me ne, nuk votoni për ne apo mendoni ndryshe nga ne, ne jemi këtu për ju! Sepse ne nuk ju shohim kurrësesi në asnjë rast e për asnjë arsye si kundërshtarë, po vetëm si trashëgimtarë të një stafete kombëtare që nesër do të jetë e juaja.

Po çfarë Shqipërie doni të trashëgoni, atë që po ndërtojmë apo atë që e trashëguam të shkatërruar, nga duart e pikërisht atyre që me një grup maskash në ballë po bëjnë çmos të risjellin rrëmujë e pasiguri në Shqipëri?

Qeveria është gjithnjë e hapur për ju, Pakti për Universitetin ka lindur falë një proteste të paraardhësve tuaj në auditore dhe është një libër i hapur, për të shkruar kapituj të tjerë, me dialog jo me gurë. Nëse doni progres më të shpejtë, kjo është rruga dhe jo ajo e 48 orëve të fundit, të cilën e kanë projektuar mendje të mbrapshta që s’kanë asnjë lidhje me ju.

Zjarrvënësve dhe shkatërruesve të sotëm të pronës publike e private, u them tërhiquni sa nuk është tepër vonë, sepse mes entuziazmit të shkatërrimit në një turmë me maska dhe përgjegjësisë individuale para ligjit, kjo e dyta mund të vonojë po nuk do të harrojë”.

Next Post
Sulmi kamikaz i një të mbyturi që të mbyt

Sulmi kamikaz i një të mbyturi që të mbyt

Comments 3

  1. e agasi says:
    4 hours ago

    Ju hajdutet jeni autoret e dhunes me k/hajdutin tuaj,jeni large me rralitetin ju jetoni ne luks,a populli mjeran jeton ne kushte te mjerueshme.O te degjeneruar thirrni mendjes,dhuna erdhi nga ju banditet e kriminelte e k/mafiozit edvin shkerdhata.Jepni dorheqjen sa nuke eshte vone,ktheni parate e pasurite qe keni vjedhur,studentet presin doreheqjen tuaj.

    Reply
  2. e agasi says:
    4 hours ago

    Ty te mori k/hajduti e te beri minister si i forte,e mjeshter per pislliqe e krime,ti urdherove terrorin ndaje studentve.Ti je katil kriminel,ju ka marre mendet pasurimi i shpejte i pa ligjeshem,luksi ju terbeoje.Ju ka mundur aq shume zollumi sa do ju vrasin Zoti pa meshire,pisa te ndyre,jeni jashtqitja e KOMBIT.

    Reply
  3. e agasi says:
    3 hours ago

    Ju mendoni se k/hajduti juaj nuke perket politikes se vjeter,jo sh demo k/hajduti mafiozi juaj eshte ndere me te vjetrit.Fillimishte poshtroje rilindjen tuaj,pase rilndjes shkatrroje edhe popullin e vendin,duke plackite parate e pasurite.mafiozi juaj organizoje grupet kriminale te kokaines,e pastrimin e parave te kriminelve te tije.Ju nuke ju bejne syte drite shikoni si e ka bere Tiranen,si te ishte k/qyteti i afganistanit,me ndertime te pa vlera vetem si e si te vinte ne pune parate e grupeve kriminale.Prandaj e cuat vendin ne kete mjerim,menduat se eshte bere deti kose.Por cdo gje e ka nji funde,ktije fundi ja keni bere vete hysmetin,shkatrruat vendin,e mjeruat popullin.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com