• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Tërhiqet Trump, firmos urdhër ekzekutiv për të mos ndarë familjet e emigrantëve

by A R
20/06/2018 21:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i SHBA Donald Trump thotë se do të nënshkruajë një urdhër ekzekutiv mbi emigracionin për të trajtuar çështjen e ndarjes së familjeve emigrante në kufi.

“Ne duam të mbajmë së bashku familjet,” tha presidenti Trump në Shtëpinë e Bardhë. “Do të nënshkruajmë së shpejti një urdhër ekzekutiv”, tha ai.

Kjo është ndoshta kthesa më e madhe politike e zotit Trump gjatë 17 muajve të presidencës së tij.

Trump më parë i bëri thirrje ligjvënësve të kalojnë një projekt-ligj që i jep fund ndarjes së familjes.

Gjatë shumë ditëve, Presidenti Trump dhe zyrtarët kryesorë në administratën e tij vazhdonin të thoshin se ai nuk mund të vepronte në mënyrë të njëanshme për ta përmbysur këtë politikë dhe se vetëm Kongresi, përmes legjislacionit, mund të ndalte ndarjen e familjeve.

Shtetet e Bashkuara në gjashtë javët e fundit kanë ndarë më shumë se 2,300 fëmijë të vegjël nga prindërit e tyre dhe i kanë dërguar në qendrat e paraburgimit, duke ngritur akuza ndaj prindërve për hyrje ilegale në vend.

Administrata Trump është vënë nën kritika të ashpra lidhur me politikën e saj për ndarjen e familjeve emigrante kur kalojnë ilegalisht kufirin jugor të SHBA.

Komentet e zotit Trump erdhën pas njoftimeve se Sekretarja e tij e Sigurisë Kombëtare Kirstjen Nielsen kishte hartuar një akt ekzekutiv për t’u nënshkruar nga zoti Trump, që udhëzonte këtë departament për t’i mbajtur familjet së bashku në paraburgim pasi të ishin ndaluar gjatë kalimit të kufirit.

Ndërkohë Presidenti Trump iu rikthye të mërkurën sulmeve të tij ndaj medias dhe opozitën demokrate për mënyrën se si ata po e përshkruajnë politikën e administratës së tij për të ndarë familjet e imigrantëve kur ata kalojnë në mënyrë të paligjshme kufirin jugor amerikan.

Zoti Trump tha se mediat kryesore amerikane “nuk po përmendin sigurinë e vendit kur flasin për imigracionin e paligjshëm”. Sipas tij “ligjet amerikane të imigracionit janë më të dobtat dhe më të këqijat se kudo në botë” dhe se demokratët “nuk do të bënin asgjë për t’i ndryshuar”.

“Është faji i demokratëve, ata nuk po na japin votat e nevojshme për të miratuar legjislacionin e duhur për emigracionin“, shkruante zoti Trump duke injoruar faktin që republikanët kontrollojnë të dyja dhomat e Kongresit. “Ata duan kufij të hapur, që ushqejnë krime të tmerrshme, republikanët duan sigurinë. Por unë po përpiqem të bëj diçka” ”, shkruante zoti Trump.

a.ç

Next Post
Të shtëna me armë në Tiranë, dy persona në kërkim

Burrel, i gjithë fshati në kërkim të 96-vjecarit, kishte dalë me bagëtinë por s'u kthye në shtëpi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Britania akordon 116 milionë euro për mbrojtjen ajrore të Ukrainës gjatë dimrit

Britania akordon 116 milionë euro për mbrojtjen ajrore të Ukrainës gjatë dimrit

September 8, 2026
Nga sot, temperatura përvëluese në Shqipëri: Si të parandaloni emergjencat e lidhura me nxehtësinë

Vjeshta do vijojë me temperatura të larta, IGJEO: El Nino ndikim edhe në Shqipëri

September 8, 2026
Ndryshon Serie A, më shumë gola dhe asnjë barazim 0-0 në javët e para

Ndryshon Serie A, më shumë gola dhe asnjë barazim 0-0 në javët e para

September 8, 2026
Një shqiptare në ceremoninë e ‘Topit të Artë’, Elena Sadiku, e vetmja trajnere femër në pesëshen finaliste

Një shqiptare në ceremoninë e ‘Topit të Artë’, Elena Sadiku, e vetmja trajnere femër në pesëshen finaliste

September 8, 2026
Kokainë për turistët dhe kanabis në plazhe, detaje nga ‘goditja’ e grupit në Sarandë

Kokainë për turistët dhe kanabis në plazhe, detaje nga ‘goditja’ e grupit në Sarandë

September 8, 2026
“Premierë”, Minxhozi: Rama, i pari politikan i nivelit të lartë që nuk e ka ndërruar fjalimin në Athinë

Pelegrinazhi amerikan i Berishës i duhet vetëm Berishës

September 8, 2026
Kurti e di vendimin e Hagës ndaj Thaçit? Kryeministri në detyrë: Deputetët e VV nesër në sallë

Kurti e di vendimin e Hagës ndaj Thaçit? Kryeministri në detyrë: Deputetët e VV nesër në sallë

September 8, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Gjaku blu i magjistratëve dhe çirakët e Republikës

September 8, 2026
Me kokainë, kanabis dhe municione në makinë, arrestohet 27-vjeçari në Tiranë

Me kokainë, kanabis dhe municione në makinë, arrestohet 27-vjeçari në Tiranë

September 8, 2026
A do t’i ndalohet rruga në BE? Costa dhe Von der Leyen: Të shokuar nga Serbia me funeralin e Mlladiç

A do t’i ndalohet rruga në BE? Costa dhe Von der Leyen: Të shokuar nga Serbia me funeralin e Mlladiç

September 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com