• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tërhiqet Nishani për KED, nuk do hedhë shortin, do të presë miratimin e ligjit

by Aalison Pearse Stevens
13/08/2016 19:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
 Presidenti i Republikës nuk do ta hedhë shortin për përzgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi brenda 16 Gushtit, i detyruar të përmbushë kërkesat që i ngarkon Kushtetuta e re, që hyri në fuqi të enjten e 11 Gushtit. Televizioni Klan ka mësuar se kreu i shtetit, pas komunikimit me Kuvendin dhe bazuar tek sugjerimet e kreut të Grupit Parlamentar socialist, gjatë takimit të ditës së martë, ka vendosur të dëgjojë propozimin e tyre dhe të presë miratimin e Ligjit për Organizimin dhe Funksionimin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.
Ligj përcakton kriteret që duhet të përmbushin kandidatët për anëtarët të këtij institucioni të ri dhe vetëm pas kësaj, të hedhë shortin. Gafa me afatet e detyroi Presidentin të shkelë Kushtetutën e re, e pikërisht nenin 179, pika 5 e saj. Kjo ishte e pashmangshme, pasi dhe në rastin kur do të hidhte shortin duke respektuar afatin 5 ditor nga hyrja në fuqi e ndryshimeve kushtetuese, pra datën 16 Gusht, kreu i shtetit sërish do të kryente një shkelje kushtetuese, e më saktësisht nenin 149 pika 5 e Kushtetutës së ndryshuar.

Neni, i cili i dikton Presidentit që për kriteret e përzgjedhjes së anëtarëve të KED duhet t’i referohet Ligjit për Organizimin dhe funksionimin e këtij institucion. Ky ligj, sëbashku me 6 ligje të tjera që e bëjnë Kushtetutën e re të zbatueshme, presin të marrin miratimin e parlamentit.

Ky absurd kushtetues, që e ka vendosur Presidentin e Republikës në një situatë aspak komode, është për shkak të presionit të madh që ushtroi mazhoranca dhe ambasadorët, që Reforma në Drejtësi të miratohej brenda afatit të vendosur prej tyre. Më shumë sesa për thelbin e librit të ri themeltar të shtetit, ata u kujdesën që Kushtetuta e re të miratohej me patjetër në 21 Korrik.

Por pse lindi ky ngërç kushtetues?

Në projektin fillestar, Këshilli i Emërimeve ishte ndërtuar si organ kyç, që do të vendoste për përzgjedhjet e të gjithë emërimeve në sistemin e drejtësisë në vend. Por pas rekomandimeve të Komisionit të Venecias dhe negociatave mes palëve, roli i këtij Këshilli u tkurr. Me shumë gjasa për hartuesit e ndryshimeve kushtetuese, neni që përcaktonte afatet kushtetuese nuk kishte më rëndësi, pasi vëmendja u përqendrua te institucionet e Vettingut. Ndaj dhe ekspertët e Reformës harruan të bënin ndryshimet e nevojshme të afateve, duke e lënë të pandryshueshme në draftin e ri, ç’ka prodhoi dhe këtë gafë.

ma.me

Next Post

Horoskopi, e diel, 14 gusht 2016

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 19 Shkurt 2026

February 18, 2026
“Ka dakordësi, por jo marrëveshje”, hija e luftës mbetet e varur mbi Iranin, Hormuzi u mbyll për disa orë

“Ka dakordësi, por jo marrëveshje”, hija e luftës mbetet e varur mbi Iranin, Hormuzi u mbyll për disa orë

February 18, 2026
Delegacioni i Komisionit të Jashtëm të PE vizitë në Kuvend, Peleshi: Anëtarësimi në BE, prioritet kombëtar

Delegacioni i Komisionit të Jashtëm të PE vizitë në Kuvend, Peleshi: Anëtarësimi në BE, prioritet kombëtar

February 18, 2026
“Vallja” abuzive me Toyotën Yaris

Tashmë trajtimi i arrestit me burg nuk mjafton

February 18, 2026
Eurodeputeti gjerman debat me Ballën, kërkon shpjegime pse Shqipëria pranoi ftesën e Trump për Bordin e Paqes

Eurodeputeti gjerman debat me Ballën, kërkon shpjegime pse Shqipëria pranoi ftesën e Trump për Bordin e Paqes

February 18, 2026
Vrasja e Komisarit Dritan Lamaj, Gjykata Kushtetuese rihap çështjen e Arben Frrokut

Vrasja e Komisarit Dritan Lamaj, Gjykata Kushtetuese rihap çështjen e Arben Frrokut

February 18, 2026
“Korridori VIII, bosht strategjik rajonal” – Deklarata e përbashkët e Tiranës: Prioritet për ndërlidhjen, sigurinë dhe integrimin europian

“Korridori VIII, bosht strategjik rajonal” – Deklarata e përbashkët e Tiranës: Prioritet për ndërlidhjen, sigurinë dhe integrimin europian

February 18, 2026
Spiropali në Ministerialin e Tiranës: Korridori VIII, aset strategjik për Europën. Shqipëria nyje e besueshme e projektit

Spiropali në Ministerialin e Tiranës: Korridori VIII, aset strategjik për Europën. Shqipëria nyje e besueshme e projektit

February 18, 2026
GJKKO dënon dy kushërinjtë Peposhi në Kukës për shit-blerje votash

GJKKO dënon dy kushërinjtë Peposhi në Kukës për shit-blerje votash

February 18, 2026
Ministri i Bujqësisë: IPARD zhbllokohet këtë vit, ja kur do të nisin aplikimet nga fermerët

Ministri i Bujqësisë: IPARD zhbllokohet këtë vit, ja kur do të nisin aplikimet nga fermerët

February 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In