Partia Socialiste është tërhequr nga shkarkimi e Ilir Metës nga detyra si President i Republikës.
Deputetët socialistë kanë deklaruar në Komisionin Hetimor se shkeljet e kryera nga Meta nuk përbëjnë shkak për shkarkim.
Raporti prej 76 faqesh shpjegon se nuk u gjetën shkelje të mjaftueshme për të shkarkuar presidentin.
Gjatë relacionit, deputetja Klotilda Bushka tha se këto shkelje diktojnë ndryshimet ligjore.
/a.r