• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Tërheqja nga Afganistani varet nga…”/ Stoltenberg: Talebanët të “përmbushin kushtet” t’i japin fund mbështetjes për grupet terroriste

by Java News
18/02/2021 08:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg tha të mërkurën se tërheqja e trupave të aleancës nga Afganistani do të jetë e “kushtëzuar”.

Gjatë një takimi virtual me udhëheqësit e NATO-s, zoti Stoltenberg tha se talebanët duhet të “përmbushin kushtet” duke ulur dhunën dhe duke i dhënë fund mbështetjes për “grupet ndërkombëtare terroriste si al Qaida.”

Ministrat e mbrojtjes të vendeve anëtare në NATO po takohen virtualisht në një konferencë dy-ditore për të diskutuar një seri çështjesh me të cilat përballet aleanca. Diskutime të hollësishme do të zhvillohen të enjten rreth statusit të 2,500 trupave amerikane dhe 7,000 forcave të tjera të koalicionit në Afganistan.

Talebanët paralajmëruan NATO-n përmes një deklarate të shtunën kundër “vazhdimit të lutës” për të cilën thanë ata se, nuk i sherben interesave të asnjërës palë të përfshirë në konfliktin 20-vjeçar.

“Kushdo që kërkon zgjatjen e luftërave dhe pushtimit do të mbahet përgjegjës për to sikurse për dy dekadat e mëparshme”,thuhej në deklaratë.

Para takimit të së mërkurës, Ministrja e Mbrojtjes së Gjermanisë Annegret Kramp-Karrenbauer paralajmëroi se bisedimet e paqes nuk kanë përparuar aq sa të mundësojnë tërheqjen e trupave të NATO-s.

“Kjo nënkupton se duhet të përgatitemi për ndryshimin e situatës së sigurisë dhe një kërcënim në rritje për trupat ndërkombëtare dhe ushtarët tanë”, tha ajo përmes një deklarate.

Ish-Presidenti Donald Trump ra dakord me talebanët vitin e kaluar që trupat amerikane të largoheshin nga Afganistani deri majin e vitit 2021 në shkëmbim të kushteve ku përfshihej ndërprerja e lidhjeve me al-Qaidën dhe fillimi i bisedimeve të paqes me qeverinë afgane.

Presidenti amerikan Joe Biden ka thënë se administrata e tij do ta rishikojë marrëveshjen, ndërsa Pentagoni akuzon talebanët se kanë dështuar të përmbushin angazhimet për të zvogëluar dhunën./VOA

g.kosovari

Next Post
“Qytetarët për t’u vaksinuar do të njoftohen nga mjeku i familjes”/ Bino reagon pas akuzave të Metës: Plani për vaksinimin është i qartë

"Qytetarët për t’u vaksinuar do të njoftohen nga mjeku i familjes"/ Bino reagon pas akuzave të Metës: Plani për vaksinimin është i qartë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gra të zhdukura, video me tortura dhe dyshime për trupa të asgjësuar me kimikate: Çfarë fshihte “Shtëpia e Tmerreve” në SHBA?

Gra të zhdukura, video me tortura dhe dyshime për trupa të asgjësuar me kimikate: Çfarë fshihte “Shtëpia e Tmerreve” në SHBA?

October 22, 2026
“Kush janë Antifa, 15-vjeçarët?”/ Karamuço sherr me Kalanë: Do t’i gjejë shteti, pa merak…

“Kush janë Antifa, 15-vjeçarët?”/ Karamuço sherr me Kalanë: Do t’i gjejë shteti, pa merak…

October 22, 2026
“Jam misionar, nuk dorëhiqem” / Laert Vasili: PD me Sali Berishën nuk ka!

Vasili-protestuesve: Shkoni po ua mbajti të godisni një efektiv në SHBA!

October 22, 2026
Kurti dhe Kina anulojnë vizitat në të njëjtën ditë

“Qori dhe Feraj janë zogj të Albin Kurtit” / Çupi: Vetëvendosje erdhi e armatosur në Shqipëri, pas dhunës qëndrojnë idetë e saj

October 22, 2026
Tubim madhështor i “Studentëve Fitojnë” në Serbi, pamjet nga Beogradi

Tubim madhështor i “Studentëve Fitojnë” në Serbi, pamjet nga Beogradi

October 22, 2026
“Reformë për qytetarët dhe jo për ofiqarët”- Mazniku shpjegon “Territorialen”: Shumë bashki nuk kryejnë dot funksionet! Do e vendosë Kuvendi

Rama kërkon dorëheqjet e drejtorëve, Mazniku mohon lidhjen me protestat: Ishte një plan i mëparshëm i qeverisë

October 22, 2026
U largua nga drejtimi i koalicionit, Dashamir Shehi: Bëhet politikë edhe pa mua! Berisha konsumoi opozitën

Shehi propozon “Qeverinë për Evropën”: Të përfshihen socialistë dhe protestues…

October 22, 2026
SHBA paralajmëron rrezik nga grupet e mbështetura nga Irani, Klosi: Shqipëria e sigurt brenda NATO-s

Rama dorëheqje? Klosi iu përgjigjet prerë protestuesve: Nuk është kërkesë që negociohet!

October 22, 2026
Franca në flakë, Britania përballë së njëjtës krizë, pse Londra mund t’i shmangë trazirat?

Franca në flakë, Britania përballë së njëjtës krizë, pse Londra mund t’i shmangë trazirat?

October 22, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

“Aleanca e dy ekstremeve për rrëzimin e qeverisë”/ Meçe: Qori financohet nga e majta ekstremiste, Berisha pjesë e lëvizjes

October 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In