Anësori kosovar Bernard Berisha gjatë ditëve në vijim do të kompletojë transferimin e tij nga klubi rus Anji te Terek Grozny.
Marrëveshja tashmë është arritur, ka njoftuar klubi rus që është i katërti në tabelën e Premier Ligës ruse.
Berisha te klubi i ri do të bashkohet me dy yjet shqiptare Odise Roshi dhe Bekim Balajn, citohet Koha. (b.an)