• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Terapistja serbe e yjeve që kuron edhe futbollistët shqiptarë

by A R
22/11/2015 13:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Po luhej minuta e dytë e ndeshjes së shumë pritur mes Përfaqësueses së Kosovës dhe Kombëtares shqiptare kur 25 mijë tifozë në shkallët e stadiumit u shtangën pas lëndimit të mbrojtësit Ilir Berisha.

Anëtari i Përfaqësueses së Kosovës u detyrua të zëvendësohet për t’i kryer vizitat mjekësore, vizita që i dhanë lajmin se do të jetë tre muaj jashtë fushave të blerta.

Mirëpo gjithmonë ekziston një zgjidhje dhe këtë zgjidhje Ilir Berisha e gjeti në Beograd, duke vizituar mjeken Marijana Kovaçeviç.

Berisha nuk ishte lojtari i vetëm që kërkoi ndihmë tek Mariana, pasi ajo më parë i ka shëruar edhe yjet e futbollit si brazilianin Neymar, Wayne Rooney, Arda Turan, Diego Costën, Robin Van Persien, Alexis Sanchez si dhe futbollistët shqiptarë Hamdi Salihi e Liridon Latifi.

Pikërisht Latifi ishte ai që i propozoi Ilirit të shkonte tek Marijana për tu shëruar, ndërsa në një intervistë për Telegrafin, mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës tregon për përvojën e tij në Beograd.

“Një javë më parë mjekët më thanë se do të jem jashtë fushe për tre muaj dhe kam ecur me shtaga, mirëpo sot jam i gatshëm 100% për ndeshje dhe kjo është gjëja më e mira për mua”, shprehet fillimisht Iliri.

“Pas lëndimit të pësuar kam kontaktuar me Liridon Latifin i cili më ka propozuar të shkoj në Beograd tek Marijana Kovaçeviç dhe vendosa ta provoj fatin”.

“Vetëm pas terapisë së parë që kam bërë kam mundur të eci pa ndihmën e shtagave, ndërsa gjithsej i kam bërë gjashtë orë terapi”, tregon Iliri për Telegrafin.

“Për mua nuk ishte ndonjë problem i madh nacionaliteti i saj, por as asaj nuk i interesonte nacionaliteti im, pasi të dy kishim nevojë për njëri-tjetrin, ajo për të holla sepse e ka punë këtë dhe nuk dëshironte të dështonte unë për shërim, dhe kjo ka qenë e gjitha”.

“Gjatë kohë që kam qëndruar në Beograd, ka ardhur edhe Andi Lila pas lëndimit që pësoi në miqësoren ndaj Gjeorgjisë, ndërsa edhe ai ishte në rrugë të mirë për tu shëruar”, vazhdon tutje Iliri.

Ish-mbrojtësi i Prishtinës dhe Orebros, ka falënderuar Federatën e Futbollit të Kosovës për ndihmën e madhe dhe përkrahjen që i ka dhënë.

“Dua ta falënderoj FFK-në, që më ka përkrahur në të gjitha mënyrat për këtë shërim. Gjithashtu me mua ka qenë edhe Agron Selimi si organizator i ndeshjes Kosovë – Shqipëri, pasi ka shprehur gatishmërinë për të më qëndruar afër. Mbështetja e FFK-së, familjarëve, miqve dhe tifozëve më ka ndihmuar jashtëzakonisht shumë”, u shpreh Iliri i cili për fund tregon se Marijana kishte përdorur disa metoda elektro bio magnetike për shërim.

24-vjeçari gjatë ditës së sotme do të rikthehet në Suedi, ku është duke shqyrtuar disa oferta që kanë ardhur në drejtim të tij nga skuadrat vendase por edhe nga disa kampionate tjera evropiane si Turqia, Gjermania dhe Zvicra.

/Telegrafi/

Next Post

Obama premton: ISIS do të shfaroset

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Turisti i huaj grabitet në Vlorë/ Policia shpall në kërkim autorin, i rrëmbeu me dhunë varësen nga qafa

Turisti i huaj grabitet në Vlorë/ Policia shpall në kërkim autorin, i rrëmbeu me dhunë varësen nga qafa

March 4, 2026
Spanja i thotë “jo” sërish presionit amerikan: Nuk lejojmë avionë në bazat tona!

Spanja i thotë “jo” sërish presionit amerikan: Nuk lejojmë avionë në bazat tona!

March 4, 2026
90% e kantierëve, me shkelje sigurie/ IKMT nis fushatë kontrolli në Tiranë dhe Golem, do shtrihet në gjithë vendin

90% e kantierëve, me shkelje sigurie/ IKMT nis fushatë kontrolli në Tiranë dhe Golem, do shtrihet në gjithë vendin

March 4, 2026
I kërkoi të qetësohej pasi po grindej me të dashurën, shqiptari qëllon me armë pronarin e restorantit në Belgjikë

I kërkoi të qetësohej pasi po grindej me të dashurën, shqiptari qëllon me armë pronarin e restorantit në Belgjikë

March 4, 2026
Ofensivë tokësore në Liban? Macron i kërkon Netanyahut të përmbahet: Duhet të ruajmë integritetin territorial!

Ofensivë tokësore në Liban? Macron i kërkon Netanyahut të përmbahet: Duhet të ruajmë integritetin territorial!

March 4, 2026
Këshilli Mbikëqyrës i BSH mblidhet për herë të parë me zgjedhjen e anëtarëve të rinj, miraton raportin vjetor

Këshilli Mbikëqyrës i BSH mblidhet për herë të parë me zgjedhjen e anëtarëve të rinj, miraton raportin vjetor

March 4, 2026
“Osmani e refuzoi ofertën për presidente”, Presidenca përgënjeshtron deklaratën e Vetëvendosjes

“Osmani e refuzoi ofertën për presidente”, Presidenca përgënjeshtron deklaratën e Vetëvendosjes

March 4, 2026
Ndërpritet energjia elektrike në Irak/ Ambasada amerikane thirrje shtetasve të saj: Largohuni sa më shpejt të jetë e mundur

Ndërpritet energjia elektrike në Irak/ Ambasada amerikane thirrje shtetasve të saj: Largohuni sa më shpejt të jetë e mundur

March 4, 2026
Sulmi me raketë balistike nga Irani, Ministria e Jashtme: Shqipëria në solidaritet të plotë me Turqinë

Sulmi me raketë balistike nga Irani, Ministria e Jashtme: Shqipëria në solidaritet të plotë me Turqinë

March 4, 2026
Holanda me sytë nga modeli italo-shqiptar për azilkërkuesit/ Kryeministri: Ka shtete që pranojnë të kryejnë…

Holanda me sytë nga modeli italo-shqiptar për azilkërkuesit/ Kryeministri: Ka shtete që pranojnë të kryejnë…

March 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In