Presidenti amerikan Barack Obama premton lufte ndaj terrorizmit për te mos lejuar qe sulmet e ekstremisteve islamiste te konsiderohen diçka normale.
«Ne do ta shkatërrojmë ISIS ne fushën e betejës dhe do t’ia marrim tokat ku gjendet sot. Ne do te ndërpresim financimet, linjat e furnizimit, do t’i gjejmë kreret e tij dhe do t’i shpartallojmë rrjetet e tij. Nuk do te pranojmë terrorizmin si normalitet te ri. Por edhe duke e shkatërruar, nuk do te humbasim vlerat dhe parimet tona”.
Komentet Obama i beri gjate nje konference per shtyp ne Kuala Lumpur te Malajzisë, pas nje takimi te krerëve te shteteve e qeverive te vendeve aziatike. Per Obamen do te ishte e dobishme qe edhe Moska te përqendrohej tek Shteti Islamik dhe te arrinte nje marrëveshje per tranzicionin ne Siri me largimin nga pushteti te presidentit Bashar Al Assad. Rusia sipas tij, duhet te marre vendim strategjik per ta ndjekur grupin militant e jo forcat e moderuara opozitare siriane, qe luftojnë kundër qeverise ne Damask. Ne fushatën kundër ISIS, Obama pritet te ketë edhe mbështetjen e kryeministrit britanik David Cameron. Sipas mediave britanike brenda dy javëve ai do t’i kërkoje parlamentit te nise sulmet ajrore kundër ISIS ne Siri. “Sunday Times” shkruan se Cameron po përgatit nje plan prej 7 pikash per ndërhyrje ushtarake, ku përfshihet edhe nje dokument per te ardhmen e Sirisë. Ai shpreson qe përpara Krishtlindjeve, avionët britanike te sulmojnë Shtetin Islamik ne Siri.