Një murgeshë në Itali ka denoncuar një prift, se e ka përdhunuar.
Dhe nuk bëhet fjalë për ndonjë prift dosido, por Giovanni Salonia, 71 vjeç, i cili është docent, autor librash dhe psikolog.
Murgesha ishte në një moment delikat dhe kishte shkuar tek Salonia pikërisht për një terapi psikologjike.
Por sipas saj, 71-vjeçari e ka përdhunuar, me argumentin se seksi është një terapi që do ta shëronte atë./a.m.