Erion Sada, 19 vjeç, 4 ditë më parë kishte kryer marëdhënie seksuale me dhunë me një 24 vjeçare, teksa këtë të mërkurë është bërë i mundur arrestimi i tij nga forcat e policisë së Tepelenës. Burimet nga policia thonë se 24-vjeçarja, ka bërë kallëzim se është përndjekur prej 4 ditësh dhe në datë 06.11.2015, 19-vjeçari ka hyrë në shtëpinë e saj dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të. Erion Sada u ndalua në fshatin “ Salari” në Tepelenë.