• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, May 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Teoritë konspirative, qasja primitive për të shpjeguar grushtimin e Berishës

by Lorenc Vangjeli
10/12/2022 19:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lorenc Vangjeli

Edhe njëherë si përherë. Dita e Samitit evropian në Tiranë dhe grushtit ballkanas në protestë, e ndau Shqipërinë në dysh. Protagonistë absolutë të historisë së vendit, Rama dhe Berisha, për arsye krejt të ndryshme, u rivunë aty ku e shohin gjithmonë veten, në qendër të vëmendjes. Nga njëra anë është Rama, mikpritës i Samitit, një akt politik në bashkautorësi me kumbarët e ardhjes në Tiranë, Scholz e Macron, që kreu një aksion pothuaj personal diplomatik të tij dhe nga ana tjetër Berisha, që me këmbënguljen e tij proverbiale u shndërrua në shënjestrën fatkeqe të grushtit të një njeriu të çekuilibruar mendërisht. Pa u mbyllur ende e marta e parë të dhjetorit u dhanë dëshmi të menjëhershme për atë çfarë u diskutua mbas dyerve të mbyllura të Samitit, por me gjasë, do të nevojiten pafundësisht të marta të tjera për të hedhur dritë mbi të vërtetën e asaj drame njerëzore dhe politike që u zhvillua në skenën nën qiell të hapur të protestës. Opinioni publik i ndarë në dy linja fronti, nuk beson ende atë që dikton logjika, por i nënshtrohet magjisë groteske të teorive të konspiracionit. Ngulmi idiot për të diskutuar pafundësisht për gjurmët edhe në rastin kur ujku vazhdon të duket vërdallë, nuk është risi shqiptare dhe aq më pak, një risi e vetmuar. Sipas paradoksit qesharak që e gjen të vërtetën jo aty ku ajo objektivisht gjendet, por në atë se çfarë beson secili, publiku është barrikaduar në dy llogore kundërthënëse: atentatin e skicoi Rama dhe Berisha është edhe subjekt, edhe organizator i tij. Sado të marra të duken si ide, ato tashmë kanë përbetuesit e tyre, gjymtyrët e të cilëve nuk i ndruhen zjarrit ku i vënë të dyja duart në zjarr me përbetim se është pikërisht kështu.

Politika shqiptare, e cila në vite kushtëzohet nga ca pak potrete protagonistësh, nuk shpjegohet dot me ligjësitë normale të saj. Më së shumti, ajo i gjen përgjigjet e pikëpyetjeve të saj tek letërsia dhe psikologjia. Njohja e psikologjisë së dy individëve Rama e Berisha, është ndoshta çelësi më i pagabueshëm për të mbërritur tek një e vërtetë e tretë alternative, që përjashton dhe i bën qesharake të dy pistat e teorive konspirative.

Rama është një personalitet me shumë përthyerje. Tek ai gjendet njëkohësisht edhe narcizisti i vetëplotësuar, edhe egocentriku vetëbesues. Si i tillë, ka gjasa zero që në skenën që ai ndërtoi vetë, në një nga paragrafët më shkëlqyes që ai do t’i shkruajë vetes në historinë politike të vendit, të lejonte një krismë arme në koncertin e tij vetjak. Për asnjë arsye dhe për asnjë llogari, ai nuk do të donte të ndante atë moment vetmitar lavdie me askënd dhe aq më pak me Berishën duke i dhënë atij statusin e viktimës. Ditën e Evropës në Shqipëri, njeriu që e numëron veten në rreshtin e parë të kryevropianëve shqiptarë, akti hakmarrës ballkanas në bulevard, nuk ka asnjë shans të ishte pjesë jo e planeve, por edhe e maktheve të tij më të fshehta.

Berisha është gjithashtu një personalitet i shumëfishtë. Ai është një nga rastet e rralla të bashkëjetesës së mundimshme, sipas këndvështrimit të rradhës, të djallit dhe të ëngjëllit tek i njëjti individ. Edhe ai është narcizisti klasik dhe egocentriku i skajshëm. Skena evropiane që mbante kundërshtarin e tij në qendër dhe e kishte përjashtuar atë vetë totalisht, me të gjitha gjasat ka qenë vuajtje fizike për të. Me çdo kusht dhe çdo çmim ai do të paguante pa kushte çdo çmim të mundshëm për të qenë pjesë e asaj skene. Për të qenë në atë minievropë të përkohshme të Evropës në Tiranë, për t’u konsideruar një nga protagonistët e saj dhe për të deklamuar edhe ai: unë jam këtu! Por gjasat që të zgjidhte grushtin si ftesë për në skenë, janë gjithashtu zero. Malësor dhe tradicional, luftëtar që ka grushtuar gjithë jetën, Berisha, sado cinike qe të tingëllojë ky pohim, padyshim preferon plumbin që mbaron punë përballë goditjes poshtëruese me grusht në fytyrë. Ai do të zgjidhte të ishte agresor i dyshuar, por triumfues dhe jo viktimë e faktuar dhe humbës.

Mjafton kjo logjikë e thjeshtë, që së paku këto dy pista ekzotike të mos gjenin vend në Tiranë. Por në kushtet e presionit të teorive konspiracioniste, është e pamundur që tifozët respektivë të besojnë qoftë reagimin e menjëhershëm instiktiv të Ramës kundër dhunës ndaj Berishës, e qoftë të shohin besueshmëri tek Berisha që e konsideron instiktivisht Ramën autor të saj.

Ideja e tretë që Rama ka dashur të provokojë turmën që shoqëronte Berishën për të kryer akte dhunë si shpagim ose për simetri, që Berisha të zgjidhte të vetësakrifikohej për interesin e grupit që beson tek ai, është thjesht marrëzi teorike dhe jo teori praktike.

Logjika dikton se grushti i të martës është një armë që e ka mbushur ditë mbas dite bindja se forca është mjet politik dhe shikimi i politikës kryesisht si tapet force është normalitet. Logjika orienton bindjen se grushti ose ka qenë një rastësi fatale, ose një fatalitet i shkaktuar nga autorë të tretë që ndoshta nuk do të zbulohen kurrë.

Grushti që goditi Sali Berishën përgjaku në fakt gjithë portretin e shoqërisë shqiptare. Ai çast që zgjati sa një selfie në celular, demonstroi në mënyrë të pamëshirshme një qark të mbyllur problematikash, herë të rënda dhe herë qesharake të mosfunksionimit të një shoqërie në krizë dhe depresion të thellë. Të gjithë autorë dhe të gjithë protagonistë, të gjithë atentatorë dhe të gjithë viktima, ai çast fatkeqësisht sërish nuk afron pothuaj asnjë shans për të reflektuar se çfarë është bërë keq dhe nuk jep asnjë shans tjetër për të kuptuar se çfarë duhet bërë ndryshe; ishte dëshmia e rradhës që provon sesa të brishta janë ekuilibret e brendshme të shoqërisë shqiptare që ngjan se është një shkëmb në majë të një humnere që mbahet pezull nga një guralec i vetëm.

Në kushtet kur institucioni i besimit pothuaj nuk ekziston, kur policia dhe drejtësia si çertifikues të së vërtetës zyrtare shihen me dyshim dhe palë në qëndrimet e tyre, në kushtet e marrëzisë kolektive që nuk synon të vërtetat e thjeshta, por i jep këtë status asaj që dikton interesi, ngushëllimi i vetëm mbetet që Berisha u ringrit në këmbë mbas grushtit dhe se autori i tij i dukshëm është në qeli. Fatkeqësisht, më e keqja është ende udhës. Fatkeqësisht më e keqja, gangrena që do të godasë themelet e stabilitetit e do te ndëshkojë standartet e demokracisë, ende nuk kanë konsumuar fundin e tyre. Dimri me sfond hakmarrjen për te martën, do të jetë sërish përvëlues në Tiranën e ndarë përgjysëm nga Lana dhe ku palët e shohin njëra-tjetrën nga dy brigjet e kundërta të kanionit të urrejtjes që ka krijuar “njeriu i ri pluralist”: nga brigjet e kundërta të humnerës që ndan pushtetin nga opozita.

Next Post
Përballja/ Finale e parakohshme në Botëror, ja formacionet zyrtare të Angli-Francë

Përballja/ Finale e parakohshme në Botëror, ja formacionet zyrtare të Angli-Francë

Comments 3

  1. L.Xh says:
    3 years ago

    Ke shumë të drejtë Prof. Vangjeli.
    Duke filluar nga Marku (në fuqi të dytë apo në katror) si vijërrëfyes të gazetarëve junior, e deri tek “korifenjtë” Fevzi, Bushat, Qan, zonja Meqo, Qëjm Pëjk, Lut Dervishi, Zheji, Lubonja, Shkundullak, Bejtja e tjerë, po konkurojnë fuqishëm Alfred Çakon, që nl fund të fundit, çka thot, i ka në origjinalitetin e vet, ndersa kjo lukunia tjetër, çka thonë, e thonë si puna e qënve, “që lehin atje ku hanë”.
    Kaq para të “pista” paska ky vënd, që paguan gjithë këtë lukuni si punë lavatriçeje për të zbardhur para ?
    Shëndet e jetë i nderuar Lenc.

    Reply
  2. L.Xh says:
    3 years ago

    Ke shumë të drejtë Prof. Vangjeli.
    Duke filluar nga Marku (në fuqi të dytë apo në katror) si vijërrëfyes të gazetarëve junior, e deri tek “korifenjtë” Fevzi, Bushat, Qan, zonja Meqo, Qëjm Pëjk, Lut Dervishi, Zheji, Lubonja, Shkundullak, Bejtja e tjerë, po konkurojnë fuqishëm Alfred Çakon, që në fund të fundit, çka thot, i ka në origjinalitetin e vet, ndersa kjo lukunia tjetër, çka thonë, e thonë si puna e qënve, “që lehin atje ku hanë”.
    Kaq para të “pista” paska ky vënd, që paguan gjithë këtë lukuni si punë lavatriçeje për të zbardhur para ?
    Shëndet e jetë i nderuar Lenc.

    Reply
  3. m t says:
    3 years ago

    Z. Vangjeli
    Je shume i bezdishem ne analizat e tua, sepse i sterzgjat pafundesisht. Po ta them shume thjesht arsyen e vetme pse ja bene fytytren te zeze si kepuca doktor Berishes.
    Thone qe doktor Berishen e rrahu nje budalla. Kjo tregon qe jo vetem njerezit e zgjuar dhe normale e dine se cfare eshte Berisha, por tani po binden edhe budallenjte. Prandaj edhe doktor Berisha nuk e pranon ta kete rrahur nje budalla, sepse nuk deshiron te mendoje qe ligesine e tij po e kuptojne edhe budallenjte. Kjo eshte arsyeja dhe kaq. Mos e zgjat.
    I vetmi problem eshte se njerezit normale nuk rrahin njeri, qofte edhe kriminelet, kurse budallenjte nuk mendojne gjate kur ju del djalli perpara dhe …………. BAM.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Klubi grek në pronësi të shqiptarëve? Përmendet edhe Andi Lila

Klubi grek në pronësi të shqiptarëve? Përmendet edhe Andi Lila

May 6, 2026
 Irani konfirmon se ka marrë planin me 15 pika nga SHBA: I paarsyeshëm dhe çorientues

Eksperti bërthamor: Lufta ka qenë e kotë, kërcënimi iranian mbetet i pandryshuar

May 6, 2026
Partneriteti mes FA e Gardës së New Jersey-it, Begaj: Bashkëpunimi shqiptaro-amerikan, gur themeli për sigurinë

Partneriteti mes FA e Gardës së New Jersey-it, Begaj: Bashkëpunimi shqiptaro-amerikan, gur themeli për sigurinë

May 6, 2026
DETAJE / Nga Kina në Shqipëri për “biznes”, si u zbulua baza e prostitucionit në Tiranë, dy kinezet rekrutonin vajzat dhe…

Arrestohet kinezja e vietnamezja në Tiranë, ushtronin prostitucion

May 6, 2026
Sot konkursi për pasuesin e Prodës, 14 kandidatët në garë 20 minuta kohë për të shpalosur platformën

Mbi 20 pensionistë ende drejtorë në Policinë e Shtetit, s’ka kush i zëvendëson

May 6, 2026
Alabbar viziton Sirinë, do të investojë deri në 50 miliardë dollarë

Alabbar viziton Sirinë, do të investojë deri në 50 miliardë dollarë

May 6, 2026
Autor i vjedhjeve të 12 kioskave në Tiranë, arrestohet 23-vjeçari

Autor i vjedhjeve të 12 kioskave në Tiranë, arrestohet 23-vjeçari

May 6, 2026
Postblloqet policore për kontrollin e alkoolit të shoferëve

Kritike ndaj Ramës mbi treçereku i portaleve dhe faqeve të mediave në Shqipëri

May 6, 2026
Tregu Çam drejt transformimit, Ristani: Do unifikohen fasadat e pallateve dhe bizneseve

Tregu Çam drejt transformimit, Ristani: Do unifikohen fasadat e pallateve dhe bizneseve

May 6, 2026
I arrestuari vdiq te ‘Blloku i Sigurisë’ në Tiranë, Komiteti i Helsinkit: U dërgua 3 herë në spital, nuk u zbatuan rekomandimet e mjekëve

Shantazhonin 38-vjeçaren se do i publikonin foto dhe video intime, arrestohet 17-vjeçari, në kërkim bashkëpunëtori

May 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In