• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Teoria qesharake ‘8 me 2’ dhe rezultati ‘180 me 62’

by Eduard Zaloshnja
03/07/2019 09:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Eduard Zaloshnja

Në mediat tona po qarkullon një teori qesharake, sipas së cilës opozita fitoi 8 me 2 ndaj qeverisë në 30 qershor. Kjo sepse 8 ndër 10 shqiptarë në listat e zgjedhësve nuk votuan, dhe vetëm 2 ndër 10 votuan (rezultati zyrtar i pjesëmarrjes ishte 21.6%, por kjo është tjetër histori).

Sipas kësaj teorie, emigrantët që nuk erdhën të votojnë iu përgjigjën thirrjes së opozitës për bojkot. Në fakt, nga 1.44 milionë shtetasit në moshë për votim që jetojnë jashtë vendit, vetëm pak mijëra vijnë zakonisht për të votuar –  me autobuzë të paguar nga partitë politike…

Sipas kësaj teorie disa qindra mijëra banorë të rritur të Shqipërisë, të cilët zakonisht nuk votojnë në zgjedhje lokale, kësaj rradhe nuk votuan, sepse iu përgjigjën thirrjes së opozitës për bojkot (e jo sepse e kanë zakon të mos votojnë, pavarsisht se kush garon).

Sipas kësaj teorie, votuesit e djathtë që braktisën PD-në në zgjedhjet e fundit parlamentare nuk votuan në 30 qershor, sepse iu përgjigjën thirrjes së opozitës për bojkot (e jo sepse kanë humbur dëshirën për të votuar për cilindoqoftë).

Sipas kësaj teorie, votuesit e majtë që nuk e morën mundimin të votojnë në 30 qershor (thjesht ngaqë fituesit diheshin paraprakisht), iu përgjigjën thirrjes së opozitës për bojkot (e jo dëshirës për të shkuar në plazh, për sa kohë e majta e kishte në xhep fitoren edhe pa votën e tyre)

Duke i mbledhur të gjithë këta mosvotues të mësipërm dhe duke shtuar ata që vërtetë iu përgjigjën thirrjes së  opozitës për bojkot, teoricienët mediatikë mbërrijnë tek rezultati 8 me 2.

Po të ndjekim teorinë e tyre, rezultati i zgjedhjeve të fundit presidenciale amerikane ishte 180 me 62 (rezultat basketbollistik ky), ngaqë për Presidentin Trump votuan vetëm 62 milionë amerikanë nga 242 milionë me të drejtë vote.  Dhe SHBA ka një përqindje të vogël të shtetasve të vet jashtë vendit (por që mund ta dërgojnë votën e tyre me postë). Me pak fjlaë, 180 milionë amerikanë të rritur vendosën të mos votojnë për Presidentitn Trump. Sipas teoricienëve tanë ai nuk duhej të qeveriste sot…

Ose po të vijmë në shtëpinë tone. Sipas teoricienëve të mësipërm, Berisha nuk duhej të formonte qeverinë në vitin 2005, sepse koalicioni i udhëhequr prej tij (Aleanca për Liri, Drejtësi e Mirëqënie) mori vetëm 562 mijë vota nga 2.85 milionë zgjedhës që ishin në listat e zgjedhësve (që përbëjnë vetëm 19.7% të totalit). Pra i bie që Berisha t’i ketë humbur zgjedhjet atëherë me rezultatn 8 me 2 (vetëm 2 ndër 10 zgjedhës në lista votuan për të), pavarsisht se koalicioni i tij fitoi të drejtën për të qeverisur vendin…

Në qoftë se zhvillohen sot zgjedhje parlamentare, sipas teoricienëve të mësipërm, fitues legjitim mund të quhet vetëm ai koalicion që merr mbi gjysmën e votave të 3.54 milionë shtetasve në listat zgjedhore (d.m.th mbi 1.77 milionë vota). Ndërkohë, në zgjedhjet e fundit parlamentare morën pjesë gjithsej 1.6 milionë zgjedhës…/ Realstory

Next Post
Soreca thirrje të fortë politikës: Zbatimi i reformës në drejtësi është i pakthyeshëm. Uluni urgjent në dialog

Soreca thirrje të fortë politikës: Zbatimi i reformës në drejtësi është i pakthyeshëm. Uluni urgjent në dialog

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In