• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Teoria që sfidon Ajnshtajnin dhe teoritë bazë mbi Universin

by Java News
29/11/2016 22:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një teori që sfidon një nga idetë themelore të universit,  që shpejtësia e dritës është konstante, siç e sugjeroi Albert Eistein – mund të ndryshojë plotësisht të kuptuarit tonë të gjithësisë, nëse vlefshmëria e saj vërtetohet,  diçka që nuk ka qenë e mundur deri më sot, raporton “The Independent”.

Bëhet fjalë për një nga eksperimentet më të rëndësishme të ndërmarra ndonjëherë. Supozimi i pandryshueshmërisë së shpejtësisë së dritës ka luajtur një rol kyç në shpjegimin e asaj çfarë ka ndodhur gjatë fazave të hershme të universit, sekonda pas Big Bang.

Megjithatë, një ekip shkencëtarësh britanikë pohon se shpejtësia e dritës mund të ketë qenë shumë më e lartë në universin e hershëm se sa është sot. Me fjalë të tjera, shpejtësia e dritës në boshllëk është konsideruar të jetë një nga konstantet themelore të natyrës. Në sajë të teorisë së relativitetit të përgjithshëm të Einstein, kjo shpejtësi është vulosur më shumë se një shekull më parë, rreth 1 miliard km/h.

Por ndërsa relativiteti i përgjithshëm është një nga themelet e fizikës moderne, shkencëtarët e dinë se rregullat e sotme nuk ishin si në lindjen e universit. João Magueijo, nga Imperial College në Londër, dhe Niayesh Afshordi, nga Universitetit të Waterloo në Kanada, dolën me teorinë e tyre për të shpjeguar përse kozmosi duket shumë i ngjashëm në distanca të mëdha.

Për të qenë kaq uniform, rrezet e dritës duhet të kenë arritur çdo cep të kozmosit, përndryshe disa rajone do të ishin më të ftohta dhe më të dendura se të tjerët. Por edhe duke lëvizur në 1 miliard km/h, drita nuk kishte mundur të udhëtojë mjaft shpejtë për të barazuar dallimet e temperaturës së universit. Kozmologët, duke përfshirë Stephen Hawking, kanë propozuar një teori të quajtur inflacioni, në të cilën universi lindi në një moment dhe u zgjerua me shpejtësi të madhe. Sipas inflacionit, temperatura e kozmosit është barazuar para se të shpërthente në dimensionet enorme që i njohim sot.

Por nuk ka prova të forta se inflacioni është teori e drejtë, dhe, në qoftë se po, çfarë shkaktoi një periudhë të tillë të zgjerimit masiv, dhe si përfundon. Teoria e Magueijo dhe Afshordi e largon atë të inflacionit dhe e zëvendëson me një shpejtësi të ndryshueshme të dritës. Sipas llogaritjeve të tyre, nxehtësia e universit në momentet e para të tij ishte aq intensive sa që drita dhe grimcat e tjera kanë lëvizur me shpejtësi të pakufishme.

Në këto kushte, drita arriti në xhepat më të largët të universit dhe prandaj duket uniforme, siç ne e shohim sot. “Në teorinë tonë, në qoftë se shkoni përsëri në universin e hershëm, është një temperaturë, kur çdo gjë bëhet më shpejt. Shpejtësia e dritës shkon në pafundësi dhe shpërndahet shumë më shpejt se graviteti”, thotë Afshordi.

“Kjo është një fazë e tranzicionit në të njëjtën mënyrë siç uji kthehet në avull”. “Teoria, e cila u propozua për herë të parë në të fund të viteve 1990,  ka arritur në një pikë maturimi. Nëse vëzhgimet në të ardhmen e afërt zbulojnë se ajo është e saktë, mund të çojë në një modifikim të teorisë së gravitetit të Ajnshtajnit”, thotë João Magueijo nga Imperial College në Londër.

Next Post
Parashikimi i motit për ditën e nesërme

Keçapi, letrat higjenike, çadrat... 10 shpikjet kineze që ndryshuan botën (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

March 29, 2026
Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

March 29, 2026
VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

March 29, 2026
U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

March 29, 2026
“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

March 29, 2026
Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

March 29, 2026
Vendimi i Kushtetueses, reagon Osmani: Konfirmoi që s’kam bërë shkelje. Deputetët të përmbushin detyrimin

Rikthimi në politikë, a i humb benefitet Vjosa Osmani pas mandatit si presidente?

March 29, 2026
Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

March 29, 2026
Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

March 29, 2026

Është duke luftuar garën, jo kandidatët në garë

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In