• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Teoria që po trondit botën: Dy spiunë kinezë e vodhën COVID-19 nga laboratori kanadez

by A R
15/03/2020 17:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mungesa ende e një përgjigjeje nga shkencëtarët mbi origjinën e koronavirusit i ka lënë vend shumë dyshimeve dhe lajmeve të rreme se ajo është përhapur nga laboratorët kinezë.

Një reportazh i televizionit publik kanadez CBC flet për një nga teoritë konspirative që është përhapur pas një lajmi të transmetuar në këtë media verën e kaluar, se dy shkencëtarë kinezë, ishin dëbuar për arsye jo shumë të qarta nga laboratori kërkimor i sigurisë së lartë për viruset në Uinipeg, në jug të Kanadasë.

Në këtë laborator zhvillohen studime mbi COVID-19. Duke marrë shkas nga ky lajm, njerëz të famshëm me shumë ndjekës në rrjetet sociale, nisën të përhapnin dyshime, se shkencëtarët kineze kishin grabitur mostra të koronavirusit, për t’i çuar në laboratorin e ri të Uhanit në Kinë.

Në reportazhin e CBC është publikuar së fundi emri i shkencëtares kineze Zhiango Çu, me profesion mjeke virologe e cila prej 1996-ës kryen specializime në Kanada. Për të shuar dyshimet, hetuesit kanadezë thanë se Çu nuk ka dërguar asnjë mostër të koronavirusit në Kinë. Ata sqaruan se Çu dhe bashkëshorti ishin pjesë e një ekipi studiuesish, të cilët u nxorrën jashtë laboratorit verën e kaluar për shkak se kishin anashkaluar disa rregulla.

Çu dhe bashkëshorti i saj kanë udhëtuar 5 herë në vitet 2017-2018 drejt Uhanit, ku ndodhet laborator më i ri studimor për viruset e sigurisë së lartë në Kinë, me të cilin ata bashkëpunojnë. Ky fakt mesa duket ka ushqyer dyshuesit nëpër rrjete sociale, të cilat hetuesit kanadezë i hedhin poshtë.

Të gjitha shkëmbimet e njohurive me Kinën në këtë fushë, autoritetet kanadeze i kanë të regjistruara. Ata konfirmuan se Marsin e kaluar kanë dërguar në një laborator të ngjashëm në Pekin, mostra të viruseve si Ebola apo SARS.

/a.r

Next Post
Horoskopi ditor, e Enjte 20 Dhjetor 2018

Horoskopi javor, 16 mars deri 22 mars 2020

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet SHBA-Izrael

Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet SHBA-Izrael

November 11, 2026
Izraeli në prag të një sulmi të ri ndaj Iranit? Eisenkot i kërkon Netanyahut të mos ndërmarrë veprime ushtarake

Izraeli në prag të një sulmi të ri ndaj Iranit? Eisenkot i kërkon Netanyahut të mos ndërmarrë veprime ushtarake

November 11, 2026
Rusia dhe Serbia negociojnë kontratën e re të gazit, Lavrov: Do të respektojmë të gjitha marrëveshjet

Rusia dhe Serbia negociojnë kontratën e re të gazit, Lavrov: Do të respektojmë të gjitha marrëveshjet

November 11, 2026
Zjarri përfshin magazinën me dru në Gjirokastër

Zjarri përfshin magazinën me dru në Gjirokastër

November 11, 2026
Rama: 95% e shërbimeve online, synojmë një proces prokurimi tërësisht përmes inteligjencës artificiale

Rama: 95% e shërbimeve online, synojmë një proces prokurimi tërësisht përmes inteligjencës artificiale

November 11, 2026
“Ka nevojë për ndihmë psikiatrike”, Blatter sulmon ashpër Infantinon: Është diktator!

“Ka nevojë për ndihmë psikiatrike”, Blatter sulmon ashpër Infantinon: Është diktator!

November 11, 2026
Arlind Qori zbulon planet politike: Do të kandidoj për Tiranën, në 2029 largohem nga drejtimi i partisë

Arlind Qori zbulon planet politike: Do të kandidoj për Tiranën, në 2029 largohem nga drejtimi i partisë

November 11, 2026
Protestat në Shqipëri, Rama: Regjimi iranian ndikoi përmes rrjeteve sociale, dhuna e papranueshme

Protestat në Shqipëri, Rama: Regjimi iranian ndikoi përmes rrjeteve sociale, dhuna e papranueshme

November 11, 2026
A rrezikohet Samiti i NATO-s në Shqipëri? Tirana mohon mundësinë e një takimi virtual

A rrezikohet Samiti i NATO-s në Shqipëri? Tirana mohon mundësinë e një takimi virtual

November 11, 2026
SHBA-Iran, Vance drejt negociatave të drejtpërdrejta me Teheranin, Trump i jep dritën jeshile

SHBA-Iran, Vance drejt negociatave të drejtpërdrejta me Teheranin, Trump i jep dritën jeshile

November 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In