Në skutat më të errëta të internetit qëndron një teori sa e çuditshme aq edhe shqetësuese: se babai i vërtetë i kryeministrit kanadez Justin Trudeau është diktatori i ndjerë kuban Fidel Castro.
Teoria shpërbëhet vetëm pas një vështrimi të përciptë të provave historike, por ajo vazhdon vetëm për një arsye:
Pamja e Justin Trudeau është jashtëzakonisht e ngjashme me atë të diktatorit të ndjerë kuban.
Por kjo nuk është arsyeja e vetme, duke qenë se nëna e Justin, Margaret, ishte një mike personale e Kastros, dhe kjo ka rezultuar në edhe më shumë spekulime dhe kjo është më se të kuptueshme.
Por, Trudeau nuk është ‘fëmija i dashurisë’ i një vajze të bukur kanadeze dhe një diktatori kuban dhe The New York Post pretendon të ketë gjetur të gjitha provat.
Nëna e Justin Trudeau, Margaret, e njihte personalisht Kastron dhe familja Trudeau i ka lavdëruar më shumë se një herë Kastro-t.
Por, së pari, le të kujtojmë se babai i Justin Trudeau, Pierre – gjithashtu kryeministër kanadez – i ngjante shumë Kastros.
Së dyti, Trudeau lindi në ditën e Krishtlindjes së vitit 1971, që do të thotë se ai u ngjiz vetëm disa javë pasi prindërit e tij u martuan. Trudeau nuk u takua me Fidelin deri në vitin 1976, kur Justin ishte 5 vjeç.
E fundit dhe më e rëndësishmja, Margaret Trudeau nuk njihet për mbajtjen e sekreteve.
Librat e saj të shumtë autobiografikë janë të mbushur me detaje tejet personale rreth jetës së saj.
Bota mund të qëndrojë e qetë dhe ky fakt mund të vazhdojë të popullojë skutat më të errëta të internetit.
Kur merr parasysh sa tërheqëse janë të gjitha detajet rreth kësaj historie, mbase ajo vërtetë e meriton një vend, në skutat më të thella të fantazisë tonë.
/f.s