• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tentuan të vrisnin të moshuarën dhe nipin e saj të mitur, në pranga dy bashkëpunëtorët

by A R
30/04/2023 09:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në fshatin Llakatund të Vlorës konfliktet mes një çifti të ndarë gati sa nuk kanë përfunduar në tragjedi.

Ish-dhëndri nga Kosova, Haki Bajrami dyshohet se pasi ka dhunuar anëtarët e familjes së ish-gruas, Lutfie Fanaj, i ka mbyllur brenda familjarët shtëpisë dhe më pas i ka hedhur benzinë duke djegur një prej dhomave. Flakët kanë djegur edhe banesën ngjitur, por fatmirësisht pa viktima në njerëz.

Por ai nuk ka vepruar i vetëm pasi bashkëpunëtorë të tij kanë qenë edhe 2 persona të tjerë.

Në tentativë për t’u larguar drejt Kosovës është arrestuar në Pikën Kufitare të Morinës njëri prej autorëve të dyshuar, 42-vjeçari G. B., banues në Kosovë. Gjithashtu për këtë rast, u vu në pranga 32-vjeçari D. K., banues në Kosovë (shoqërues i 42-vjeçarit G.B) i cili dyshohet se duke patur dijeni për këtë krim, nuk e kallëzoi atë.

Në vijim të veprimeve procedurale, u shpall në kërkim autori i dyshuar kryesor i kësaj ngjarjeje, shtetasi Haki Bajrami, 51 vjeç, banues në Kosovë. Vijon intensivisht puna për kapjen e tij.

Si rezultat i veprimeve hetimore paraprake, bazuar dhe në kallëzimet e shtetasve të dëmtuar, dyshohet se shtetasi Haki Bajrami, në bashkëpunim me shtetasin G. B., kanë tentuar të vrasin shtetasen e moshuar dhe nipin e saj të mitur (ish- vjehrra dhe thjeshtri i shtetasit H. B.), duke i dhunuar ata dhe pasi i kanë lënë pa ndjenja, i kanë vënë qëllimisht zjarrin banesës ku ndodheshin këta 2 shtetas.

2 shtetasit e dëmtuar kanë mundur të dalin nga banesa që ishte duke u djegur dhe aktualisht ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve. Si pasojë e zjarrit është djegur banesa e shtetases së moshuar dhe është dëmtuar pjesërisht një banesë tjetër e pabanuar, aty pranë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese ndaj një të mituri dhe kundër dy ose më shumë personave”, mbetur në tentativë dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, të kryera në bashkëpunim, në ngarkim të shtetasve H. B. dhe G. B., si dhe “Moskalllëzimi i krimit”, në ngarkim të shtetasit D. K.

/a.r

Next Post
VIDEO / Ilir Meta vijon takimet me kafshët: S’ka qejf më të madh se të rrish me ta!

VIDEO / Ilir Meta vijon takimet me kafshët: S'ka qejf më të madh se të rrish me ta!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Të dalim me kandidatë të përbashkët”- Pasi i sulmoi, Berisha i bën thirrje Opozitës: Së shpejti do kemi emrat e kandidatëve për zgjedhjet vendore!

“Të dalim me kandidatë të përbashkët”- Pasi i sulmoi, Berisha i bën thirrje Opozitës: Së shpejti do kemi emrat e kandidatëve për zgjedhjet vendore!

November 3, 2026
FOTO/ Aksident dramatik në afërsi të Linit në Pogradec nga përplasja e dy makinave, 6 të plagosur, mes tyre edhe dy fëmijë

FOTO/ Aksident dramatik në afërsi të Linit në Pogradec nga përplasja e dy makinave, 6 të plagosur, mes tyre edhe dy fëmijë

November 3, 2026
Vodhi makinën në vendparkimin e hotelit në Sarandë, arrestohet pas gjysmë ore ndjekje policore 31-vjeçarja e dyshuar!

Vodhi makinën në vendparkimin e hotelit në Sarandë, arrestohet pas gjysmë ore ndjekje policore 31-vjeçarja e dyshuar!

November 3, 2026
DEBATET/ Projektbuxheti 2027, përplasje tek “Ekonomia”, Braçe: Kuvendi ka detyrimin të dëgjojë bizneset! Ekonomi: Do e kenë mundësinë!

DEBATET/ Projektbuxheti 2027, përplasje tek “Ekonomia”, Braçe: Kuvendi ka detyrimin të dëgjojë bizneset! Ekonomi: Do e kenë mundësinë!

November 3, 2026
“Zgjatet programi “Pas Shkolle”- Buxheti për arsimin parauniversitar, Kumbaro: Nga viti i ardhshëm, një mësues ndihmës për një fëmijë me aftësi ndryshe

“Zgjatet programi “Pas Shkolle”- Buxheti për arsimin parauniversitar, Kumbaro: Nga viti i ardhshëm, një mësues ndihmës për një fëmijë me aftësi ndryshe

November 3, 2026
Kryeministri i Ukrainës: Nuk mund të përjashtohemi përgjithmonë nga tregu i BE-së

Kryeministri i Ukrainës: Nuk mund të përjashtohemi përgjithmonë nga tregu i BE-së

November 3, 2026
Rrëzohet një avion i vogël në Zelandën e Re, dy të vdekur nga përplasja në ishull

Rrëzohet një avion i vogël në Zelandën e Re, dy të vdekur nga përplasja në ishull

November 3, 2026
VIDEO/ Katër luftanije të NATO-s mbërrijnë në Vlorë, do zhvillojnë stërvitje të përbashkëta me flotën shqiptare!

VIDEO/ Katër luftanije të NATO-s mbërrijnë në Vlorë, do zhvillojnë stërvitje të përbashkëta me flotën shqiptare!

November 3, 2026
Analiza e REL: Vuçiç dhe Orban humbën pushtetin, por jo ambiciet!

Analiza e REL: Vuçiç dhe Orban humbën pushtetin, por jo ambiciet!

November 3, 2026
Balla takohet me ministrin e Jashtëm të Rumanisë, Neculăescu: Mirënjohje për mbështetjen në rrugën tonë drejt BE-së!

Balla takohet me ministrin e Jashtëm të Rumanisë, Neculăescu: Mirënjohje për mbështetjen në rrugën tonë drejt BE-së!

November 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In